Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete KLSH: Borxhi doganor u rrit me 26% në 2025, arriti në 61.8 miliardë lekë - Ekofin Humbjet e republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportimet për dorëheqje të Hegseth dhe Marco R... Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme “Surprizat” e motit për ditën e sotme, 7 nëntor 2026 KE: Rritja e turizmit nuk po reflektohet në të ardhura, shumë apartamente me qira jashtë regjistrave
POLITIKE

“Balluku merret e pandehur për akuza të tjera”, Bardhi: Duhet të ishte me pranga në duar, por vazhdon të shëtisë e lirë, falë mbrojtjes politike të Ramës

P
Piranjat31 July 2026, 16:35 · 2 min lexim
“Balluku merret e pandehur për akuza të tjera”, Bardhi:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pasi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku u mor e pandehur për akuza të tjera që lidhen me abuzimet në ushtrimin e detyrës.

Përmes një deklarate, Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama se po i ofron mbrojtje politike Ballukut, ndërsa kritikon SPAK-un për atë që e cilëson si mosveprim të pajustifikueshëm. Sipas tij, fakti që SPAK ka shtuar akuza të reja ndaj Ballukut rikonfirmon qëndrimin e mëparshëm të Grupit Parlamentar të PD-së për heqjen e imunitetit të saj parlamentar.

Bardhi: Duhet të ishte me pranga në duar, por vazhdon të shëtisë e lirë, falë mbrojtjes politike të Edi Ramës dhe mosveprimit, sipas nesh të pajustifikueshëm, të SPAK-ut. Belinda Balluku është marrë sot e pandehur për akuza të tjera që lidhen me abuzimet në ushtrimin e detyrës.

Shtimi i akuzave zyrtare nga SPAK ndaj krahut të djathtë të Edi Ramës rikonfirmon edhe një herë se qëndrimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për heqjen e imunitetit të saj parlamentar ka qenë i drejtë dhe i domosdoshëm. Një person që përballet me disa akuza për abuzim me miliona euro të Buxhetit të Shtetit dhe që po hetohet gjithashtu për korrupsion dhe pastrim parash nuk duhet të lejohet, të qëndrojë në liri sepse ekziston rreziku që të ndikojë mbi provat, të cenojë hetimet ose të intimidojë dëshmitarët.

Ruajtja e standardeve të njëjta nga SPAK-u është një domosdoshmëri për të mos cenuar besimin e qytetarëve te drejtësia. Një drejtësi që nuk respekton parimin kushtetues të “barazisë së qytetarëve përpara ligjit” rrezikon të shndërrohet në një instrument selektiv, në vend që të garantojë drejtësi të barabartë për të gjithë.

Një drejtësi që perceptohet se ndikohet nga vendimmarrja politike e mazhorancës nuk mund të konsiderohet as plotësisht e pavarur dhe as plotësisht e paanshme. Prandaj, SPAK-u duhet të zbatojë të njëjtat standarde për çdo zyrtar, pa përjashtim dhe pa privilegje politike.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.