Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori
POLITIKE

“Balluku mund të ketë bërë pastrim parash”/ Gazetarja Anduena Llabani: SPAK ka hapur edhe çështje për “Albcontrol”

P
Piranjat27 July 2026, 19:25 · 5 min lexim
“Balluku mund të ketë bërë pastrim parash”/

Gazetarja Anduena Llabani ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e Belinda Ballukut në SPAK, duke ngritur pikëpyetje mbi ecurinë e hetimeve dhe kërkesën për zgjatjen e afateve hetimore.

Llabani u shpreh se ditën kur Balluku u mor e pandehur nga SPAK, prokurorët deklaruan se ajo përballej me akuza që mund të sillnin deri në 36 vite burg. Sipas saj, tashmë prokurori i çështjes nuk duket se është i bindur që dosja është e plotë dhe po kërkon muaj të tjerë për hetime shtesë.

“Ky është një rast i paprecedentë. Duhej marrë një vendim: ose të lihej e lirë nga çdo masë sigurimi deri në garantimin e plotë të provave, ose të vendosej masa e sigurimit dhe çështja të çohej në gjykatë me akuza të rënda”, deklaroi gazetarja.

Ajo theksoi se kërkesa për zgjatjen e hetimeve vjen në një periudhë kur prokurorët marrin pushimet, duke ngritur sipas saj shqetësime për kohën që humbet gjatë këtij procesi.
Llabani foli edhe për një kontradiktë të mundshme mes prokurorit të çështjes dhe strukturave drejtuese të SPAK. Sipas saj, nëse është e vërtetë që prokurori i çështjes ka kërkuar një masë më të rëndë sigurie, por kjo nuk është dërguar në Kuvend, atëherë do të ishte një problem serioz.
“Ndërkombëtarët e kanë nën survejim SPAK-un dhe çdo zhvillim i tillë do të ketë korrelacion”, u shpreh ajo.

Gazetarja tha se SPAK nuk ka dhënë informacion shtesë për dosjen, ndërsa deri tani ka bërë publike tre akuza ndaj Ballukut. Sipas saj, kërkesa për zgjatje të hetimeve mund të lidhet edhe me dyshime për pastrim parash, ndërsa çështja është zgjeruar edhe për periudhën kur Balluku ka qenë drejtoreshë e “Albcontrol”.

“Dikush po fiton kohë nga 3-mujori. Nëse mbi Ballukun rëndon akuza e shkeljes së barazisë në tender për dy raste, flitet edhe për ‘Albcontrol’, një institucion me po aq buxhet. Ose dikush po fiton kohë, ose prokurori Prençi do t’i hyjë çështjes me themel dhe të mos mjaftohet vetëm me këto dy procedura tenderimi”, tha Llabani.

Në vijim, gazetarja ngriti edhe pretendime për ndikime të mundshme institucionale, duke thënë se ekzistojnë insinuata se persona të caktuar mund të kenë ndikim mbi institucione të rëndësishme, çka sipas saj mund të ndikojë në mënyrën se si do të vijojë procesi ndaj Ballukut.

“Ditën kur Balluku u mor e pandehur nga SPAK, prokurorët thanë se ajo rrezikonte deri në 36 vite burg. Prokurori tani nuk është i bindur që dosja është e plotë dhe këto 36 vite nuk mjaftojnë, por kërkohen muaj të tjerë. Kjo kërkohet në një muaj që prokurorët marrin pushime dhe një muaj na ikën.

Ky është një rast i paprecedentë. Duhej marrë një vendim: ose të lihej e lirë nga çdo masë sigurimi deri në garantimin e plotë të provave, ose të vendosej masa e sigurimit dhe çështja të çohej në gjykatë me akuza të rënda.
Ka një kontradiktë mes prokurorit të çështjes dhe prokurorit të SPAK. Nëse flitet që prokurori i çështjes i ka kërkuar SPAK-ut një masë më të rëndë sigurie, por kjo nuk dërgohet në Kuvend, ky do të jetë një problem shumë i madh, pasi ndërkombëtarët e kanë nën survejim SPAK-un dhe do të ketë korrelacion.

SPAK nuk pranon të japë informacion shtesë për çështjen. Ka renditur tre akuza, por fakti që kërkohet zgjatje hetimesh mund të lidhet me dyshime për pastrim parash. I është hapur çështje edhe për kohën kur ishte drejtoreshë e “Albcontrol”.

Dikush po fiton kohë nga 3-mujori. Nëse mbi Ballukun rëndon akuza e shkeljes së barazisë në tender për dy raste, flitet edhe për “Albcontrol”, një institucion me po aq buxhet. Ose dikush po fiton kohë, ose z. Prençi do t’i hyjë çështjes me themel dhe të mos mjaftohet vetëm me këto dy procedura tenderimi.

Ajo mund të veprojë në atë mënyrë që mund t’i shpëtojë edhe burgut, jo vetëm për familjarët, por ka insinuata se ka persona që kanë çelësat e institucioneve të rëndësishme”, deklaroi gazetarja.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.