Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin
POLITIKE

Balluku përballë akuzave të reja – Kërkesë e re për arrestim? Braho: Qëndrimi i SPAK është i qartë! Vendimmarrja e garantuar nga ligji

P
Piranjat 3 July 2026, 11:40 · 2 min lexim
Balluku përballë akuzave të reja – Kërkesë e re

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Braho, ka shmangur një përgjigje direkte lidhur me hapat e mëtejshëm ligjorë që do të ndiqen për dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas shtimit të akuzave të reja ndaj saj.

Gjatë raportimit të tij në Komisionin e Ligjeve, i pyetur nëse SPAK do t’i drejtohet sërish Kuvendit me një kërkesë të re për arrestimin e saj, Braho ka refuzuar të paranjoftojë vendimmarrjen.

Kreu i SPAK ka garantuar se çdo vendim i strukturës që ai drejton do të jetë i bazuar strikt në ligj dhe në provat e siguruara nga hetimi, duke shtuar se do të merren parasysh edhe arsyet e rrëzimit të kërkesës së parë nga ana e parlamentit.

Më tej, Braho ka theksuar se qëndrimi i SPAK për këtë çështje është tashmë publik dhe se prokuroria ka vijuar punën pa u ndikuar nga vendimi i Kuvendit për mosheqjen e imunitetit. Sipas tij, këto elemente nuk cenojnë aspak integritetin dhe besueshmërinë e institucionit në trajtimin e dosjeve të profilit të lartë, pasi faktet tregojnë se hetimet po zhvillohen në mënyrë të plotë dhe të pavarur.

Gjatë diskutimeve në komision, kreu i SPAK u ndal edhe te problematika që sjell imuniteti parlamentar në punën e hetuesve, duke u shprehur se ndalimi i vendosjes së masave të sigurimit e vështirëson dhe në disa raste edhe e dëmton një hetim të caktuar.

“Dy gjëra mund t’ju them, e keni të qartë qëndrimin e SPAK po kështu dhe mënyrën sesi SPAK ka vazhduar hetimet pa asnjë mospranimi kërkese. Faktet tregojnë që SPAK ka bërë punën. Këto elementë nuk krijojnë bindje dhe as dyshim mbi integritetin e SPAK në një çështje të profilit të lartë. Nuk mund të paranjoftoj vendimmarrje të çështjeve në hetim. Ajo që garantoj është që do të jetë vendimmarrje e garantuar në ligj, në prova që siguroi hetimi duke marrë parasysh dhe arsyet se pse kuvendi ka vendosur rrëzimin e kërkesës”, u shpreh ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.