POLITIKE

"Balluku po hetohet në heshtje totale, AKSHI nuk quhet as grup kriminal", Shehaj: SPAK ka prodhuar më shumë show se rezultate

Piranjat Përditësimi i fundit 7 May 2026, 18:20
"Balluku po hetohet në heshtje totale, AKSHI nuk quhet as grup

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, e ftuar në emisionin “Task-Forcë” në SYRI TV, ka kritikuar funksionimin e SPAK dhe mënyrën e hetimit të dosjeve të bujshme në vend.

Sipas saj, pas disa vitesh funksionimi, institucionet e drejtësisë nuk kanë prodhuar rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa shumë çështje të rëndësishme vijojnë pa përgjegjësi reale dhe pa pasoja për personat e përfshirë.

Brisida Shehaj: Mos prisni interpelanca për çështjen e AKSHI-t. Po do të kthehemi te ajo që po thosha. Kemi gjashtë vite, në vitin e shtatë SPAK-un. Ben Kraja fjeti gjumë. Altin Dumani bëri shou. Klod Braho nuk e di çfarë emri do i vëmë në vitin e tretë apo kur të lëri mandatin e Klodian Brahos, sepse po të shohim të gjithë dosjet më të mëdha, të bujshme që janë hetuar, nuk kanë prodhuar asgjë. Sterilizimi nuk prodhoi asgjë. Kontrata u zgjat, u mbyll, u transferua tek shteti. 5D-ja nuk prodhoi asgjë. Ky i ARRSH-së, ‘Net Group’ vazhdon të fitojë tendera, nuk është as i sekuestruar si kompani, pra nuk i është vënë as sekuestro që t'i kenë vajtur paratë tona. Grupet kriminale vazhdojnë të punojnë, të fuqizohen. Pra, SPAK-u deri më sot nuk na ka funksionuar as për hetim, as për parandalim. Kështu që jemi në këtë fazë.

Gjykata kur nuk e çon maksimalisht hetimin prokuroria, mos prit ndonjë gjë të madhe të bëjë gjykata, dhe të mendojnë që dhe të mendojnë që gjykatat janë gjithmonë më të prirura për të, për të parë ndjekjen e procedurave, si janë bërë, si janë bërë hetimet, si janë marrë provat e këto historira. Kështu që mos pretendojmë shumë te gjykata them unë, sepse ne kemi parë në fakt që gjyqtarët edhe me emra këta gjyqtarë, janë, gjatë, që kanë qenë gjyqtarët paraprak në dosjet hetimore, kanë tentuar dhe kanë orientuar prokurorët e SPAK-ut dhe i kanë thënë, “Ej, këtu do të jetë grup i strukturuar kriminal, këtu do të hetosh këtë, do të hetosh paranë e tjetrën e tjetrën” dhe prokurorët e SPAK-ut janë ankuar duke thënë, kush jeni ju të na tregoni ne se çfarë do të bëjmë dhe çfarë do hetojmë ne. Kthehemi te dosjet aktuale. Janë dy dosje aktuale, të cilat po hetohen në mënyrë totalisht të kundërta me njëra-tjetrën.

Pra kemi dosjen që heton Dritan Prençi, që është dosja e zonjës Belinda Balluku, e cila po hetohet në heshtje totale dhe me thënë të drejtën unë nuk jam duke e parë në aspekt negativ këtë lloj hetimi. Pra nuk po bëhet një shou mediatik. Kemi dhe dosjen e AKSHI-t që për një korrigjim të vogël edhe të kolegëve në studio, nuk është grup i strukturuar kriminal, por në akuzë, në mos gaboj unë, Bled Maksuti duhet të jetë dhe Altin Dumanin te kjo dosje, kanë nenin e organizatës kriminale, pra niveli më i lartë, më i lartë. Po, pra janë më nalt. S'ka më, më nalt se kaq nuk ka. Organizatë kriminale, që do të thotë, këta janë duke bërë këtë shoun e famshëm, përfshirë për shembull edhe me vëllain e ministrit që i sekuestrohen vetëm ca lekësh që ka në bankë kompania, po ndërkohë nuk ka masa për këta individë të cilët kanë shërbyer në gjithë këtë skemë. Pra, të gjithë këta njerëz apo ku di unë, një tjetër kompani tjetër që blinte çokollata ke te emri mbiemër Rryta. Se kush është ky me mbiemër Rryta e dinë të gjithë. Se çfarë hetimesh kanë patur më përpara këta, e dinë të gjithë sepse mua dhe për shkak të detyrës që kam mbajtur te funksionit, nuk më lejohet të flas. Por organet i dinë.

Kështu që, i di administrata hetimore, administrata doganore, organet hetimore i dinë se kush janë. Dhe këta janë të gjithë njerëz të lirë. Dhe çfarë ka ndodhur? Ai thjesht ka marrë fatura që ka blerë. Një kompani IT-je që 10 milionë euro blente çokollata apo biskota. Pra, në këtë situatë, nuk kemi ndonjë gjë të re dhe unë mendoj që këtu problemi është i hetimit për sa kohë është i ngadaltë me provat që ka, me të gjithë provat që janë hulumtuar dhe ne kemi patur mundësi dhe të lexojmë, por ka dhe një problem tjetër, që nuk e shuajmë me vendimin, me thënë të drejtën, sepse vendimi i Gjykatës së Lartë pra, nuk bëri se bëri ndonjë ndryshim të vendimit kualifikues. Vetëm bëri ca specifikime të cilat nuk ndikojnë fare te kjo pjesa që ka ndodhur me rastin e Karçanajt.

Pra, në këto momente, ata, nuk e di kush ka qenë treshe që e ka marrë vendimin, Gjykata e Lartë. Nuk e di kush është. Nuk e kam patur mundësi ta lexoj apo ndoshta nuk ka dalë, por ata gjyqtarë nuk paskan vlerësuar që kjo organizatë kriminale është mjaftueshëm e rrezikshme që kush janë pjesëtarë të saj të përfitojnë lehtësira. Pra, se normalisht vetëm nga rëndësia e veprës, sa është agravanti i veprës, vetëm nga kjo gjë ata janë njerëz që sigurisht, arrestin në shtëpi patjetër për një zonjë, për një femër gjykohet i pranueshëm për sa kohë ka edhe fëmijë. Por mos harrojmë që ti ke Ergys Agasin që të gjithë e dinë që vjen vërdallë Tiranë-Durrës, Durrës-Tiranë dhe nuk e sheh askush.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?