POLITIKE

Ballukut i sekuestrohet edhe vila në Palasë! Ja kur SPAK do t’i drejtohet Kuvendit për arrestimin

Piranjat Përditësimi i fundit 9 September 2026, 18:21
Ballukut i sekuestrohet edhe vila në Palasë! Ja kur SPAK do t’i

Prokuroria e posaçme SPAK, ka vijuar me zgjerimin e listës së pasurive të sekuestruara ndaj ish-zv/kryeministres së Shqipërisë, Belinda Balloku.

Pas një vendimi të marë nga gjyqtari i hetimit, Erion Çela, mësohet se tashmë SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, ka sekuestruar vilën e ndërtuara në zonën e Palasës.

Vila u kontrollua nga BKH gjatë muajit Gusht 2026 dhe pas provave të mbledhura edhe në drejtime të tjera, SPAK i është drejtuar me një kërkesë të re gjykatës, duke kërkuar sekuestrimin e tyre.

Ajo që është provuar rezulton të jetë përdorur i njëjti mekanizëm si me rastin e Vilës së Igli Tares.

Pra Balluku, ka përdorur emin e ish futbollistit për të marrë pasurinë kundrejt miratimit të tenderave publikë në ministrinë e Energjitikës dhe Infrastrukturës.

Çështja e Ballukut është një nga dosjet më të nxehta që është rregjistruar në prokurorinë e posaçme SPAK.

Pritet që në fillim të muajit Tetor 2026, SPAK t'i drejtohet me një kërkesë të dytë parlamentit për dhënien e autorizimit me qëllim arrestimin e Belinda Ballukut.

Kujtojmë se gjatë kësaj kohe, Balluku dhe 4 zyrtatë të tjerë janë marrë të pandehur për 8 procedura tenderuese si të paracaktuara, korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Ndërsa prokuroria e posaçme, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, kanë avancuar me hetimin ndaj Belinda Ballukut dhe zbulimit të një vile luksoze me pishinë në kompleksin “White Rock” në Dhërmi dhe vilës tjetër në Palasë.

Por paralelisht me këtë janë të hapura dhe 3 dosja të reja për ish-zv/kryeministren e vendit.

Tre praktika tenderuese janë vënë në “lupë”, duke kryer një sërë veprimesh hetimore, pasi ka dyshime të arsyeshme se Belinda Balluku dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Energjitikës dhe Infranstrukturës përfshirë dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar, janë përfshirë në paracaktimin e garave tenderuese, korrupsion pasiv deri tek pastrimi ij parave dhe fshehja e pasurisë.

Siç mësohet nga dokumentat SPAK ka marrë në trajtim hetimor praktikën konçesionare Thumanë-Kashar, tender ky që është zhvilluar nga Ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës me një fond limit 245 milion e 751 mijë euro.

Përmes telefonave të sekuestruar ish-drejtorit të ARRSH dhe sekretares së Përgjithshme të MEI, Viola Haxhiademi, SPAK pretendon se ka gjetur prova dhe komunikime që tregojnë se konçesioni është pilotuar nga Belinda Balluku, me qëllim fitimin nga kompania private që ishte paracaktuar dhe mbyllur para hapjes së procedurës konkurruese.

Ndërkohë tenderi i dytë lidhet me praktikën e datës 15 Prill 2021 me objekt "Ndërtim rruga Porto-Romano Durres, Loti 3 (vazhdimi)", me fond limit 1 miliard e 300 milion.

Ky tender është fituar nga kompania “4 A-M” e Ardit Metaliaj.

Ndërsa procedura e tretë që është vënë nën hetim është rasti i hapur në 16 Mars 2022 dhe bëhet fjalë për lotin 1, kontrata A, “Supervizion Mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Verior", me fond limit 44 milion e 217 mijë lekë të reja.

Ky tender është fituar nga kompania “Archispace” e biznesmenit Rais Petrela dhe “Ave Consulting”./Syri/ 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?