Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
POLITIKE

'Bandat nuk lejojnë rotacionin'/ Blushi: 11 maji një farsë elektorale, partia në pushtet është shkrirë me shtetin

P
Piranjat21 September 2026, 17:38 · 10 min lexim
'Bandat nuk lejojnë rotacionin'/ Blushi: 11 maji një

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian.

Ai ka vënë thkesin tek demokracia në vedn dhe shteti I së drjtës.

“Farsa elektorale e 11 majit 2025, shkrirja njësh e partisë në pushtet me shtetin, përdorimi i parave të pistave dhe bandave për të penguar rotacionin politik, janë fakte që janë konfirmuar edhe nga vëzhguesit europianë dhe raportet ndërkombëtare”, tha Blushi në fjalën e tij.

Fjalimi i plotë:

Të drejtat themelore, liria, demokracia dhe shteti i së drejtës.Së pari më lejoni të rikonfirmoj qëndrimin e palëkundur të Partisë së Lirisë për mbështetjen e plotë të përshpejtimit të procesit të integrimit europian, përmes përmbushjes efektive të të gjitha kritereve dhe reformave jetike të domosdoshme.

Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, e ratifikuar nga Shqipëria në vitin ‘96 garanton se respektimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe lirive janë kushte themelore për një demokraci funksionale.

Këtu qëndron problemi në Shqipëri, ku dhuna shtetërore është kthyer në kriter, ku liritë dhe të drejtat themelore cënohen çdo ditë nga Qeveria, që institucionet shtetërore i përdor si mjet frikësimi dhe represioni ndaj çdo zëri kritik.

Sot është dita e 114-të e protestës paqësore qytetare që kërkon dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Protesta shpërtheu për shkak të dhunës barbare ndaj një qytetari që kundërshtonte projektin në Zvërnec.

Nga dita e parë, protestuesit janë përballur çdo ditë me presione shtetërore, kërcënime, përdorim brutal force dhe arrestime të paligjshme, përfshirë edhe të të miturve, që rrëmbëhen nga civilë të paidentifikuar dhe përfundojnë në komisariate dhe që gjykata më pas i liron si të pafajshëm.

Qeveria e ka relativizuar dhunën çnjerëzore si çështje të “rendit publik”, pra si alibi të papranueshme për kufizimin e paligjshëm të lirisë së tubimit.

Shqetësimi kryesor në Shqipëri, lidhet me shkeljen e së drejtës për zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta dhe vrasjen e votës së lirë pa u hedhur në kuti.

Farsa elektorale e 11 majit 2025, shkrirja njësh e partisë në pushtet me shtetin, përdorimi i parave të pistave dhe bandave për të penguar rotacionin politik, janë fakte që janë konfirmuar edhe nga vëzhguesit europianë dhe raportet ndërkombëtare.

Paraja e paligjshme me burim korrupsionin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës, që ka zhvlerësuar euron që vazhdon pikiatën në raport me lekun, ka ndikuar në konsolidimin e kapjes së shtetit nga mafia vendase dhe ndërkombëtare.

Në një demokraci, opozita duhet të ketë mundësi reale për t’i kërkuar llogari Kryeministrit dhe ministrave nëpërmjet interpelancave, për të ngritur komisione hetimore dhe për të kontrolluar qeverisjen dhe shpenzimin e parave publike.

Kjo e drejtë themelore e opozitës, vijon të shkelet sepse Edi Rama përdor dhunshëm kartonat në Kuvend për të eliminuar të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar dhe llogaridhënies. Vendimi më i freskët anti-kushtetues i Kuvendit ishte rrëzimi i kërkesës së opozitës për hetimin parlamentar të skemës mafioze KAYO, që ka suprimuar auditin dhe kontrollin kushtetues mbi paranë publike dhe ka përjashtuar zbatimin e ligjeve për prokurimin publik.

Edhe konflikti i qëllimshëm Qeveri-gjyqësor për çështjen e pagave të magjistratëve, është një përpjekje e Kryeministrit për të nënshtruar totalisht pushtetin gjyqësor.

Por edhe pasojë e themeleve tërësisht të përmbysura gjatë zbatimit antikushtetues të Reformës në Drejtësi, që u votua me unanimitet në vitin 2016, por që u kap nga Edi Rama me zgjedhjen antikushtetuese të Prokurorit të Përgjithshëm, me bllokimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që e la Shqipërinë tre vite pa Gjykatë Kushtetuese si në asnjë shtet tjetër në kontinent, me nismën për betimet e anëtarëve të kësaj Gjykate te noterët privatë dhe plot shkelje të tjera, që fatkeqësisht u aprovuan edhe nga disa diplomatë të korruptuar, për të cilët kjo reformë u shndërrua në një mundësi të madhe edhe për pasurimin paligjshëm të tyre dhe jo vetëm të Edi Ramës.

Problemi madhor i Shqipërisë nuk janë pagat e magjistratëve, që mbajnë vendin e parë në rajon, por fakti se 10 vite pas miratimit të Reformës në Drejtësi vijojmë të jemi vendi i parë në Europë për korrupsion dhe i dyti në botë për ryshfet.

Problem është fakti se nga rreth 20 mijë dosje stok para miratimit të Reformës, sot numri ka shkuar në rreth 200 mijë dosje dhe një drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar.

Demokracia nuk mund të funksionojë pa liri të shprehjes. Liria e medias nuk është një privilegj që Qeveria apo gjykata mund ta japin apo kufizojnë sipas vullnetit të tyre. Liria e medias garantohet nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe është kyç për transparencën, llogaridhënien dhe kontrollin publik mbi ushtrimin e pushtetit.

Për këtë arsye, çdo rregullim që kufizon në sallën e gjyqit në mënyrë arbitrare praninë e gazetarëve shkel drejtpërdrejt lirinë e medias, Kushtetutën dhe KEDNJ.

Në këtë këndvështrim duhet parë edhe Rregullorja antikushtetuese e GJKKO-së, e cila hyri në fuqi më 1 shtator 2026, shfuqizimi i menjëhershëm i së cilës është i domosdoshëm.

Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë.

Në Shqipëri ndodh e kundërta. Ligji, Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut nuk shkelen vetëm nga Qeveria por edhe nga Prokuroria dhe Gjykata, që duhej të ishin shembull i zbatimit të tyre.

Hetimet që duhej të ishin sekret bëhen publike, ndërsa gjykimi që duhet të jetë publik mbahet sekret dhe përmes një transparence të kontrolluar.

Në Shqipëri sot janë në gjykim tre drejtuesit kryesorë të opozitës, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, me masë arrest në burg, si dhe Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu. Ndërkohë janë burgosur ish-Kryetari i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, ish-nënkryetari i Grupit Parlamentar të PD, Ervin Salianji dhe së fundmi është marrë nën hetim edhe deputeti demokrat, Luan Baçi.

Të gjithë nuk i janë shmangur kurrë përballjes me drejtësinë. Ndërkohë ish-Zv/Kryeministrja, Belinda Balluku vijon të ketë imunitet parlamentar për shkak se Kuvendi me 83 votat e shumicës rrëzoi kërkesën e prokurorisë.

Çdo zyrtar publik që dyshohet apo akuzohet për vepra penale, duhet të përgjigjet përpara drejtësisë.Lufta kundër korrupsionit duhet të ketë prioritet ndalimin e gjakderdhjes financiare. Ndërkohë Kryeministri Rama live para mediave ka paralajmëruar SPAK, ku ka një sërë kallëzimesh penale për vepra të rënda korrupsioni, të mos guxojnë as t’i afrohen celularit të tij dhe kjo në fakt ka ndodhur.

Rasti i ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta është flagrant dhe shembull konkret se si hetimi, rrëmbimi, paraburgimi dhe gjykimi ndaj tij janë shndërruar në mjet represioni dhe ndëshkimi politik.

I rrëmbyer në 21 tetor 2024, nga persona ende të paidentifikuar, lideri i forcës së dytë opozitare në vend, vijon të qëndrojë nën masën e arrestit me burg, pa asnjë provë dhe fakt penal kundër tij, në kushte izolimi ekstrem dhe persekucioni politik, duke iu mohuar dhe komunikimi me median, një e drejtë që edhe Navalnyt në Rusi nuk iu mohua nga regjimi i Putinit.

Gazetarët marrin leje nga SPAK për ta intervistuar por Drejtoria e Burgjeve, që varet nga Kryeministri, nuk i lejon.

Në shkelje të Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut, Z. Meta vijon të gjykohet i mbajtur në një kafaz xhami, për të krijuar perceptimin e fajësisë, duke marrë si shembull përgjithësues dy precedentë, gjykimin e një terroristi maroken në Francë të akuzuar për mbi 130 vrasje dhe të një polici ukrainas të të akuzuar për vrasje në masë.

Seancat gjyqësore ndaj tij janë ndaluar me urdhër të gjykatës të jenë publike edhe pse Z. Meta ka kërkuar respektimin e ligjit për publicitetin e tyre, në mënyrë që të japë llogari para të gjithë shqiptarëve për akuzat e ngritura ndaj tij.

Z. Meta i ndalohet e drejta, që i garanton Konventa, të takohet me mua dhe të gjithë drejtuesit e Partisë së Lirisë, madje pengohen ta takojnë edhe deputetë dhe eurodeputetë, si rasti i Z. Beleri, këtu i pranishëm, të cilit i është refuzuar të paktën dy herë kjo e drejtë, pa shkak ligjor por me urdhër verbal nga lart.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.