Klientja i ktheu frigoriferin, pronari i 'Zanusi' e mbylli për 2 orë dhe e dhunoi, avokatja e tij djeg policin me cigare
Personi që shihni në foto është 63-vjeçari Sefedin Ahmetaj, pronar i dyqanit të elektroshtëpiakeve “Zanusi”, ...
Personi që shihni në foto është 63-vjeçari Sefedin Ahmetaj, pronar i dyqanit të elektroshtëpiakeve “Zanusi”, ...
Edi Rama i është përgjigjur drejtuesit i “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj, për prot...
Një 22-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në qytetin e Tiranës, pasi i është prezantuar efektivëve t&eum...
Në një video-mesazh, Berisha tha se libri nuk dëshmon suksesin e qeverisë, por e paraqet Ramën si ‘një sulltan të nj&...
Media britanike Britannia Daily i ka kushtuar një intervistë deputetes së pavarur Marjana Koçeku, e cila ka lëshuar disa ...
Në fillim të këtij viti, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama udhëtoi në Izrael me një avion privat, i shoqëruar ng...
Protestat që kanë tronditur Shqipërinë që nga fillimi i qershorit tashmë janë quajtur “Revolucioni i Flamingove&rdquo...
Policia ka larguar me forcë qytetarët që kanë kaluar mbrëmjen para Kryeministrisë, gjë që ndodh prej një jave tas...
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit teksa ka deklaruar se nuk pranon, siç u shpreh ai, “sharlatanë apo hipokritë” që...
Dy persona, pronarë të një dyqani elektroshtëpiakesh në zonën e Ish-Doganës në Tiranë, janë arrestuar nga Po...

Pamjet e shpërndara një ditë më parë, ku njerëz këndonin, vallëzonin e festonin mbi rrënojat e natyrës shqiptare në Kanionin e Langaricës, më sollën ndër mend filmin 'Rënia e Romës'.
Në një nga skenat më të fuqishme të asaj kryevepre të kinematografisë së viteve '60, qytetarët e Romës vallëzojnë të dehur nga hareja, ndërsa hordhitë barbare ndodhen tashmë te portat e qytetit. Fundi dihet: Roma plaçkitet, qytetërimi shembet dhe Europa hyn në atë që historia e njeh si Epoka e Errët.
Kanioni i Langaricës dhe ujërat termale të Benjës janë sot një shembull i gjallë se si ne, kombi i shqiptarëve, jemi drejt një Epoke të Errët në mbrojtjen e trashëgimisë natyrore. Benja është pasqyra se si një qeverisje pa vizion, agresive ndaj natyrës dhe e verbër ndaj trashëgimisë, mund të shkatërrojë thelbin e një vendi që quhet Shqipëri.
Për herë të parë kam shkuar në Benjë rreth vitit 1987, me ekipin e basketbollit të Partizanit. Që prej asaj kohe, kthimi atje u bë një ritual, një pelegrinazh drejt një prej kryeveprave të nënës natyrë. Peizazhi ishte i paprekur. Livadhe të gjelbëra, pemë hijerënda, mulliri me ujë i Mato Grudës dhe një udhë me kalldrëm, ndërtuar në periudhën otomane, të çonin drejt grykës së Kanionit. Atje ngrihej ura elegante prej guri, një kryevepër e arkitekturës vendase. Poshtë saj, vaskat natyrore, të rrethuara nga gurë të lëmuar prej lumit, mblidhnin ujërat shëruese. Ishte një peizazh që të kujtonte faltoret japoneze, ku natyra dhe shpirti i njeriut bashkëjetojnë në heshtje. Kushdo që e pa Benjën në ato vite mbeti pa frymë. Vite më vonë pata fatin të eksploroja edhe mbi dhjetë shpella ende të pastudiuara, ku gjurmët e jetës njerëzore zbresin deri në Paleolitin e Hershëm. Një thesar arkeologjik, shkencor dhe turistik, pothuajse i panjohur.
Dëmtimi i zonës filloi kur rruga mesjetare me kalldrëm u mbulua me asfalt. Ishte goditja e parë ndaj kujtesës historike të vendit.
Goditja e dytë erdhi dy vjet më parë. Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financim prej mbi dy milionë eurosh nga Banka Botërore, nisi një ndërhyrje që jo vetëm shkatërroi karakterin natyror të zonës, por e ktheu Benjën në simbol të një filozofie që ngatërron betonin me zhvillimin. Eskavatorët hynë në shtratin e Langaricës. U ndryshua ekosistemi i lumit. Gurët shekullorë u hoqën për t'u kthyer në mure mbajtëse. Vaskat natyrore u zëvendësuan me pellgje betoni, të huaja për traditën dhe të papërshtatshme edhe për vetë burimet termale. As ura otomane nuk shpëtoi. Gurët e saj të lëmuar, që kishin mbajtur me qindra karvane, u zëvendësuan me pllaka, duke krijuar një restaurim që nuk respekton as historinë, as parimet elementare të konservimit. Mbi këtë peizazh u ngritën një parking gjigant, disa godina alpine dhe, natyrisht, një restorant. Sikur çdo projekt publik në Shqipëri ta ketë të shkruar në fat që duhet medoemos të përfundojë me një restorant.
Por dëmi më i madh nuk është estetik. Është ekonomik. Për një person që e njeh turizmin rural, është e qartë se, pas shpenzimit të mbi dy milionë eurove, ndikimi ekonomik për komunitetin vendas do të jetë pothuajse i papërfillshëm.
Kjo zonë është projektuar për t'u kthyer në një parking kamperash. Kush merret me turizëm e di se turistët me kamperë shpenzojnë pak. Ata zakonisht udhëtojnë me ushqimet e tyre, përdorin shumë pak shërbime lokale, lënë pas ndotje, por, më e rëndësishmja, nuk krijojnë ekonomi të qëndrueshme për banorët. Numrat mund të rriten, por mirëqenia e komunitetit jo.
Ndërkohë, vetëm pak kilometra më larg ndodhet fshati mesjetar i Benjës. Shtëpitë monumentale prej guri shtufi po shemben. Kisha mesjetare e fshatit po rrënohet. Shkolla është mbyllur prej kohësh dhe është kthyer në një grumbull gurësh. Dhe këtu lind pyetja. Po sikur ato dy milionë euro të ishin investuar për ringjalljen e këtij fshati? Po sikur të restauroheshin shtëpitë dhe të ktheheshin në bujtina? Po sikur të mbështeteshin familjet vendase me kopshte, blegtori dhe prodhime që do të furnizonin këto bujtina? Po sikur kisha të restaurohej dhe të hapej për vizitorët? Po sikur nga kjo vepër miradashëse e qeverisë të riktheheshin familje emigrantësh dhe bashkë me to edhe zërat e fëmijëve në shkollën e fshatit? Po sikur Benja të bëhej një qendër e turizmit malor, me shtigje të mirëmbajtura dhe guida vendase? Po sikur dhjetë shpellat e Langaricës të studioheshin nga universitete ndërkombëtare, duke sjellë studentë, profesorë dhe ekspedita shkencore që do të qëndronin me javë të tëra në bujtinat e fshatit? Po sikur pas tyre të vinin turistët e kulturës, ata që kërkojnë autenticitetin dhe jo asfaltin?
Ky do të ishte zhvillim. Jo vetëm turistik, por edhe shembull për zona të tjera.
Këto janë dy vizione krejt të ndryshme për Shqipërinë. Njëri sheh natyrën si një hapësirë ku duhet derdhur beton. Tjetri e sheh atë si një trashëgimi që duhet ruajtur, sepse pikërisht autenticiteti është pasuria më e madhe që kemi. Lexuesi le të gjykojë vetë.
Prandaj, zoti Kryeministër, Benja nuk është një debat për ujërat termale. Por është një debat për mënyrën se si e kuptojmë qytetërimin. Një popull që fillon të festojë shkatërrimin e bukurisë së vet natyrore nuk është ende i rrënuar. Por ka filluar të mësohet me rrënimin. Dhe kjo është faza më e rrezikshme e çdo barbarie. Ata qytetarë që vallëzonin në fotografitë tuaja plot ngjyra nuk e dinë se muzika mbi rrënoja është himni i fundit i një qytetërimi.
Policia ka larguar me forcë qytetarët që kanë kaluar mbrëmjen para Kryeministrisë, gjë që ndodh prej një jave tas...
“Bashkimi Evropian është një standard, jo një flamur.” Kjo ka qenë një nga pankartat që ka tërhequr vë...
Edi Rama ka sulmuar sërish protestuesit teksa ka deklaruar se nuk pranon, siç u shpreh ai, “sharlatanë apo hipokritë” që...
Rama me të gjithë matufët qe e rrethojnë flasin për agjentura greke që po luftojnë turizmin shqiptar. Po çfarë...
Edi Rama ka komentuar protestat që prej rreth një muaji po zhvillohen në Tiranë, duke deklaruar se pas tyre qëndrojnë individ&eu...
Edi Rama ka reaguar për polemikat e krijuara rreth librit “The Albanian Files”, një projekt ku janë përfshirë 60 arkitekt...
Pertej çfarë po ndodh me Sazanin, Limionin, Shëngjinin, Porto Palermon, baza detare të Shqiperisë, ka edhe më. Ky ësht&eu...
Në ditën e 28-të të protestësm thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen’ nuk dëgjohen çdo mbrëmje vetëm ...
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka paralajmëruar se mund të ketë persona të tjerë që mund të ...
TIRANË- Sot në orën 19:00 do të mbahet protesta e 28-të kombëtare për largimin e Edi Ramës nga pushteti, nd&eu...