POLITIKE

Bankers Petrolium/ Ahmetaj: Është pezulluar mbledhja e një detyrimi prej 120 milionë dollarësh

Piranjat Përditësimi i fundit 9 January 2026, 00:01

Bankers Petrolium/ Ahmetaj: Është pezulluar mbledhja e një

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka vijuar sërish me denoncimet dhe akuzat për korrupsion sistemik, kapje të shtetit dhe shpërdorim të fondeve publike.

Në intervistën e katërt ekskluzive për Çim Peka Live në Syri Tv, Ahmetaj ka denoncuar edhe ndikimin e paligjshëm në pezullimin e mbledhjes së një detyrimi prej 120 milionë dollarësh ndaj kompanisë Bankers Petroleum.

"Këtu kam shkresë ku kam shkruar në mënyrë të drejtpërdrejtë çështjen e Bankersit, të 120 milionëshit.  Kam thënë, ta dinë shqiptarët se çfarë fillojnë sajojnë ca brenda prokurorisë së Fierit që kanë qenë nën influencën e vetingut, të drejtueses politike e tjera e tjera. E di çfarë thotë letra ime? Ka dhe numër protokolli. Dhe kjo është në fund të vitit 2016. Në zbatim të ligjit të akcizës, i them. Prej datës 1 prill 2014, nuk ka përjashtim për karburantin që përdoret si hollues në proceset e nxjerrjes së naftës. Dhe më pas të merret detyrimi e tjera e tjera. Këtu pastaj, këto dy letra, unë nuk e di si e ka bërë Anila Denaj, se për hir të së vërtetës nuk ma ka marrë mendja, kanë pezulluar mbledhjen e 120-shit me kërkesë të Belinda Ballukut.

Belinda Balluku në letrën e vet shkel në shpërdorim të pastër detyre, për të mos thënë më tej, bën interpretim të ligjit, këtu është 2019, diçka te i katërti ndoshta, nuk e di, 8 i katërti, po e shoh këtu. Protokolli është 502 më duket, po nejse, unë kam letrën dhe do t'jua jap, që nuk i lejohet ministrit të infrastrukturës. Në rastin, midis të tjerave, në rastin konkret jemi në kushtet kur holluesi nuk përdoret si karburant por as si lëndë djegëse, nuk interpreton ligjin as proceset teknologjike. Proceset teknologjike janë procese të manualit. Dhe aq më tepër që ligji i akcizës prevalon mbi çdo lloj, thotë jo, akcizohet.

 Akcizohet, hidhet hollues ke nafta, del nafta bashkë me holluesin, u hodh 1 litër naftë, u hodh 1 litër hollues dhe dy dhe dy litra naftë, po po e shpjegoj thjesht për të kuptuar logjikën. Dhe dolën tre litra lëng djegës. Që do akcizohet. Se kaq shumë kanë përdorur hollues. Po e shpjegova thjesht. Dhe kjo thotë që përjashtohet nga akciza thotë. Dhe detyrojnë administratën dhe administrata doganore nuk duhet ta kishte pranuar urdhrin e Anilës për pezullim. Pra, çfarë ndodh? Ky prish shtëpi në Theth dhe fal taksa të papaguara oligarkësh me 5%. Qëndrimi im ka qenë, nëse dikush nga bizneset do me deklaruar në proces pastrimi të vetvetes asete dhe likuiditete, në bilancin e vet, paguaj 50%. Pse ai që ka paguar atje rregullisht taksat, çfarë është ai? Ndërkohë ti vetë shkon prish shtëpitë në Theth.

Ti shkon fut në burg për gjëra të vogla. Dhe këtu falke ti 100, 200, 300, 400, 500, 40 Armos. 40! Po, le t'i investigojnë gazetarët," tha Ahmetaj.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?