Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit?
POLITIKE

Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg shërbimeve nëse bashkohemi me Pukën

P
Piranjat 6 August 2026, 12:59 · 1 min lexim
Banorët e Fierzës kundër draftit të PS: Jemi 100 km larg

Edhe banorët e njësisë administrative Fierz në Bashkinë Fushë-Arrëz kanë dalë kundër propozimit për bashkimin e kësaj bashkie me Pukën, pjesë e draftit të reformës territoriale të propozuar nga Partia Socialiste.

Kryepleqtë e 9 fshatrave të zonës janë mbledhur pranë vendit të kuvendeve tradicionale, afër kishës së Fierzës, ku kanë shprehur kundërshtimin ndaj ndryshimit të propozuar dhe i kanë kërkuar qeverisë të rishikojë vendimin.

Sipas tyre, bashkimi me Pukën do të krijonte më shumë vështirësi për banorët, duke i larguar edhe më shumë shërbimet publike nga komuniteti.

Banorët pretendojnë se zona është lënë pas dore prej vitesh dhe se mungesa e investimeve ka prekur veçanërisht arsimin, me pasoja për jetën sociale dhe zhvillimin e komunitetit.

Njësia administrative Fierz ndodhet rreth 100 kilometra larg qytetit të Pukës, çka sipas banorëve do ta vështirësonte edhe më shumë aksesin në shërbime.

Ndërkohë, Bashkia Fushë-Arrëz ka njoftuar zhvillimin e një proteste ditën e premte, në orën 17:00, kundër ndryshimeve të propozuara në reformën territoriale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.