Banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin, mesazh Ballës: Të kemi shpallur non grata

Banorët e Prrenjasit kanë dalë në protestë kundër propozimeve të reja të PS për reformën territoriale, duke kundërshtuar planin për bashkimin e Bashkisë së Prrenjasit me Bashkinë e Librazhdit.
Qytetarët kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj kësaj nisme, duke deklaruar se ndryshimet e propozuara rrezikojnë të sjellin largimin e shërbimeve nga komuniteti dhe të vështirësojnë aksesin e banorëve, veçanërisht atyre të zonave rurale.
Gjatë protestës, qytetarët kanë mbajtur edhe pankarta me mesazhe kundër reformës territoriale dhe përfaqësuesve politikë. Një prej pankartave i drejtohej deputetit socialist Taulant Balla, ku shkruhej: “Prrenjasi të shpall non grata”.
Protestuesit kërkojnë që qeveria të marrë parasysh zërin e komunitetit dhe të mos marrë vendime që cenojnë identitetin dhe interesat e zonës.
Tubimi në Prrenjas vjen pas protestave të zhvilluara edhe në Dimal, Klos e Memaliaj ku banorët kundërshtuan shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin me Tepelenën.
Lexo edhe
POLITIKE
“Kryeministri ka bërë pakt me djallin, të dorëhiqet”- Studentja akuza qeverisë: Kishin lekë për të paguar 4,2 mln euro për koncertin e Ka...

Cilësohet si bastion i së majtës, por i dha ‘shuplakë’ PS-së/ Ironia therëse për Ramën nga protesta: Kur të dogji Poliçani, të ka djegur ...

Qytetari në protestën e 62-të: Reforma Territoriale po sjell shpopullim, duam t’i japim fund sistemit të korruptuar dhe plaçkitës!

Revolta popullore! Aktivisti thirrje socialistëve: Ngrihuni në protestë kundër Ramës, digjini teserat e partisë!

“Duam dorëheqjen e Ramës”/ /Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba e sorra kundër korrupsionit

“Poliçani, i dha goditjen e fortë, se ishte dhe “zemra” e PS”, qytetari: Protestat e gushtit do t’i sjellin dhe fundin e Ramës

“Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar!”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë

FOTOLAJM/ “Kush e heton peshkun e madh?”- Protestuesit ironizojnë lirimin e Ilir Beqajt





