Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Barcelona vishet kuq e zi, diaspora në protestë edhe në Spanjë

P
Piranjat 9 June 2026, 20:56 · 3 min lexim
Barcelona vishet kuq e zi, diaspora në protestë edhe në

Protestat kundër klasës politike që ka qeverisur Shqipërinë në 35 vitet e fundit kanë hyrë në ditën e tyre të 10-të, duke mos mbetur vetëm brenda kufijve të vendit.

Pas tubimeve të zhvilluara në Tiranë dhe në disa qytete të Shqipërisë, protestat janë shtrirë edhe në diasporë, në qytete të ndryshme të Europës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kudo ku jetojnë shqiptarë.

Së fundmi, një tjetër protestë është mbajtur pasditen e sotme edhe në Barcelonë. Dhjetëra shqiptarë të mbledhur në një nga sheshet kryesore të qytetit spanjoll. Tubimi ka nisur në mënyrë mjaft emocionuese, ku të gjithë shqiptarët e mbledhur kanë kënduar një zëri Himnin Kombëtar.

Në pamjet e dërguara shihet se pjesëmarrësit janë veshur me ngjyrat kuq e zi dhe mbajnë në duar flamurin kombëtar, krahas pankartave me mesazhe të qarta dhe të prera. Thirrjet e tyre kanë qenë të drejtpërdrejta: ata kërkojnë që kryeministri Edi Rama dhe lideri i opozitës Sali Berisha të jenë në burg, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të tyre dhe të të gjithë klasës politike që ka qeverisur dhe dëmtuar vendin në këto 35 vite pas rënies së komunizmit.

Ata kanë theksuar se largimi nga vendi nuk ka qenë një zgjedhje e dëshiruar, por një detyrim i imponuar nga keqmenaxhimi dhe keqpolitikëbërja ndër vite që i ka detyruar të ndërtojnë jetën larg shtëpisë.

Ashtu si në protestat e zhvilluara në Shqipëri dhe në qytete të tjera të botës, edhe në Barcelonë kanë jehuar thirrjet që po kthehen në simbol të kësaj revolte: "Rama n'burg, Berisha n'burg" dhe "Shqipëria nuk është në shitje".

Ndërsa protestat po përhapen kudo, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit nuk kërkojnë thjesht llogari, por fundin e epokës së kësaj klase politike. Mesazhi i tyre është i prerë: kjo kastë që ka vjedhur dhe sunduar Shqipërinë për 35 vite duhet të largohet një herë e mirë dhe të përgjigjet para drejtësisë prapa hekurave.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.