Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit?
POLITIKE

Bardhi: GJK po shkel ligjin, nuk ka shpallur vendimin për çështjen e emërimit të Ministres virtuale ‘Diella’

P
Piranjat 6 August 2026, 14:41 · 2 min lexim
Bardhi: GJK po shkel ligjin, nuk ka shpallur vendimin për

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar me një postim ne faqen e tij ne facebook për shkeljen e ligjit nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas deputetit demokrat Kushtetuese nuk ka shpallur vendimin për çështjen e emërimit të Ministres virtuale ‘Diella’.

REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI

Më 23 shtator 2025, opozita iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për konstatimin e shkeljes së Kushtetutës në rastin e emërimit të ministres virtuale “Diella”. Edhe pse po bëhet një vit nga paraqitja e kësaj kërkese, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dhënë drejtësi kushtetuese për këtë çështje, duke tejkaluar çdo afat të arsyeshëm për shqyrtimin dhe vendimmarrjen.

Edhe më shqetësues është fakti se shqyrtimi i kësaj çështjeje ka përfunduar në seancën e 26 majit 2026, siç rezulton nga njoftimi zyrtar i vetë Gjykatës Kushtetuese. Ligji i detyron gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese që, brenda 30 ditëve nga përfundimi i seancës, të shpallin vendimin përfundimtar të arsyetuar. Megjithatë, edhe pse kanë kaluar më shumë se 70 ditë nga përfundimi i seancës, Gjykata Kushtetuese ende nuk e ka shpallur vendimin e saj.

Ky përbën një shkelje të rëndë të ligjit nga vetë institucioni që ka detyrimin kushtetues të garantojë respektimin e tij. Vonesa e pajustifikuar cenon të drejtën e kërkuesit për një proces të rregullt ligjor dhe për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm, duke minuar besimin e qytetarëve te drejtësia kushtetuese.

Është e papranueshme që Gjykata Kushtetuese të mos respektojë afatet që vetë ligji ua imponon anëtarëve të saj. Deri më sot, nuk ka pasur precedent që një çështje e kësaj natyre të mbetet pa vendim për një periudhë kaq të gjatë, pavarësisht përfundimit të shqyrtimit gjyqësor.

Heshtja dhe zvarritja në një çështje me rëndësi të lartë kushtetuese ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin efektiv të këtij institucioni dhe mbi përmbushjen e misionit të tij për të garantuar rendin kushtetues.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.