POLITIKE

Bardhi: Nuk ka asnjë kallëzim të Gazment Bardhit në SPAK për kolegët e PD-së

Piranjat Përditësimi i fundit 15 January 2026, 21:43
Bardhi: Nuk ka asnjë kallëzim të Gazment Bardhit në SPAK

I ftuar në ‘Çim Peka LIVE’, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka mohuar lajmet se, ai ka bërë kallëzime në SPAK ndaj kolegëve të tij demokratë, nisur dhe marrja në pyetje e disa prej deputetëve dhe zyrtarëve të opozitës.

Gjatë debatit me gazetarin Anri Bala, Bardhi u shpreh se, kjo është një shpifje që përdoret nga mediat e pushtetit për të sjellë përplasje në PD.

Pjesë nga debati mes Bardhit dhe Balës:

Anri Bala: Unë jam dakord me atë që thotë zoti Bardhi për gjithçka dhe nisur nga ajo, nisur nga ajo që thotë, ndoshta edhe do e votoja. Por e di çfarë më shqetëson? Më shqetëson që nëse zotit Bardhi, apo kujtdo që është brenda Partisë Demokratike, do i vendosnim një pasqyrë për veprimet e tij, aty do e vinim në dyshim të gjithë rrugëtimin politik ose të ardhmen politike të paktën të Partisë Demokratike.

Dhe nuk e kam për zotin Bardhi konkretisht. Por, unë besoj se një pjesë e mirë e formësimit të perceptimit publik se ëh, qeveria apo Partia Socialiste është e korruptuar, është një meritë e zotit Bardhi. Por, por, ndër të tjera, një formësim i perceptimit të opinionit publik se dhe zyrtarë brenda Partisë Demokratike dyshohen të jenë të korruptuar, ose kanë kryer një vepër kundraligjshme, është prapë investim i zotit Bardhi, që koha mund t'i japë të drejtë. Për mua nuk, kjo nuk, nuk bën asnjë ndryshim. Por ama, do të doja të dija nga zoti Bardhi, kallëzimet e juaja zoti Bardhi në SPAK, i kanë bërë mirë PD-së gjatë gjithë kësaj kohe apo e kanë dëmtuar atë? Dhe,

Gazment Bardhi: Kallëzimet lidhur me çfarë?

Anri Bala: Për rastin e ëh, ëh, kuvendit të rithemelimit.

Gazment Bardhi: Kjo është një gënjeshtër.

Anri Bala: Nuk është.

Gazment Bardhi: Absolutisht jo. Nuk ka pasur, ju si analist, si gazetar, ju mund të shkoni të merrni informacion.

Anri Bala: Mirë.

Gazment Bardhi: Unë e kuptoj propagandën e mediave.

Anri Bala: Jo jo fare, nuk ka lidhje me propagandën e mediave.

Gazment Bardhi: Jo jo, sepse ju keni lexuar media besoj, apo jo?

Anri Bala: Po pra, në media po.

Gazment Bardhi: Pra, janë disa media që kanë transmetuar një të pavërtetë, sepse ëh, i vetmi, e vetmja gjë që mendojnë që më dëmtojnë mua si individ, sepse nuk kanë çfarë të thonë tjetër në raport me angazhimin tim politik, është koha kur ëh, është një gjë publike, ku Partia Demokratike ishte e ndarë në dy pjesë, e kishte një konflikt.

Anri Bala: Po pra, po them që ishte, po.

Gazment Bardhi: Kishte një konflikt mes nesh brenda PD-së. Konflikt i cili është lënë pas që nga viti 2023. Dhe nuk ka asnjë kallëzim të Gazment Bardhit ndaj asnjë anëtari të Partisë Demokratike, sot që flasim, në Prokurorinë e Posaçme. Nuk ka asnjë çështje ndaj asnjë anëtari të Partisë Demokratike që të jetë e hapur sot në Prokurorinë e Posaçme si pasojë e kallëzimeve.

Anri Bala: Zoti Flamur Noka është sot në SPAK me një kallëzim.

Gazment Bardhi: Nuk ka asnjë kallëzim. Jo, nuk ka asnjë kallëzim.

Anri Bala: Jo, kallëzimi është i bërë në SPAK.

Gazment Bardhi: Jo, nuk është as prej një deklarate. Nuk e di nëse është apo jo, nuk e di nga...

Anri Bala: Po s'ka kallëzim nga askënd, nga asnjë kush tjetër.

Gazment Bardhi: Po atëherë në qoftë se s'ka kallëzim, s'ka as çështje. Është një thashetheme. Po s'ka çështje, unë s'kam lexuar që të ketë ndonjë çështje dhe nuk di që të ketë ndonjë çështje.

Anri Bala: Pra, pra po tërhiqesh nga ajo që keni thënë, ka qenë thjesht deklaratë politike kundër zotit Flamur Noka.

Gazment Bardhi: Ajo që unë po ju them, është që po, e kam lexuar, ku përmendi disa raste, e kam lexuar të pavërtetën që është shpërndarë gjatë kësaj kohe në media dhe po të konfirmoj që nuk ka asnjë kallëzim apo çështje që bazohet në kallëzim timin ndaj asnjë anëtari të Partisë Demokratike.

Anri Bala: Të partisë, kolegut tuaj, Partisë Demokratike, që ta keni çuar në SPAK.

Gazment Bardhi: Jo jo, po asnjë anëtari të thjeshtë të Partisë. Pa diskutim dhe kjo është publike, nuk, pra ju nuk keni zbuluar... akuzat le të mos i anullojmë, ju nuk keni zbuluar botën se me sjelljen e vëmendjes, ju nuk keni zbuluar botën që ka patur një konflikt në PD, se ne nuk e kemi bërë konfliktin mbyllur në shtëpi, e kemi bërë publik.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?