Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt Aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, furgoni përplaset me dy automjete Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar, deri më tani 7 raste në s... Landfilli i Bushatit/ 13 punonjës në listëpagesa, por jo në vendin e punës Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj
POLITIKE

Bardhi sulmon Ramën: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë dështimin e një aktiviteti privat

P
Piranjat 7 July 2026, 21:20 · 2 min lexim
Bardhi sulmon Ramën: Shqiptarët nuk duhet të paguajnë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Edi Ramës lidhur me financimin e koncertit të Kanye Ëest, duke akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe shpërdorim të parave publike.

Në një reagim publik, Bardhi u shpreh se normalizimi i arrogancës dhe keqqeverisjes po çon drejt dobësimit të institucioneve shtetërore. Sipas tij, qytetarët shqiptarë, të cilët përballen me vështirësi ekonomike, nuk mund të detyrohen të paguajnë për dështimet e aktiviteteve private.

Bardhi akuzoi kryeministrin se po përdor fondet publike për qëllime që nuk lidhen me interesin e qytetarëve, duke përmendur problematikat në shëndetësi, arsim dhe nivelin e ulët të pagave e pensioneve.

Ai theksoi se buxheti i shtetit nuk duhet të përdoret për të mbuluar humbjet e aktiviteteve private.

Kur e keqja, arroganca dhe keqqeverisja normalizohen, rënia e shtetit bëhet e pashmangshme.

Sot, Edi Rama i tha popullit më të varfër në Europë, me pagat më të ulëta në kontinent, se, meqenëse një nxitësi të pashoq të urrejtjes mes popujve i dështoi koncerti, nuk iu shitën biletat dhe qytetarët e bojkotuan, atëherë koston e këtij dështimi duhet ta paguajnë shqiptarët, me urdhër të Edi Ramës.

Çfarë pafytyrësie! Ato para nuk janë të tijat. Janë paratë e qytetarëve shqiptarë, të cilët nuk gjejnë ilaçe në spitale, kanë shkolla pa kushte dinjitoze, marrin pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon dhe përfitojnë ndihmë ekonomike në nivele qesharake. Buxheti i shtetit nuk është fond për të financuar aktivitete private. Kurrsesi!

Zgjidhja e vetme është anulimi i koncertit, ashtu siç është vepruar edhe në disa vende europiane. Shqiptarët nuk kanë asnjë arsye të paguajnë nga taksat e tyre për pasojat e një aktiviteti privat apo për përhapjen e urrejtjes.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.