Polici humbi jetën në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore. Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Efektivi i policisë Enea Mekolli do të prehet në varrezat e fshatit të tij të lindjes. Familja e efektivit ka kërkuar që i nd...
Në ditën e 5 të protestës, qytetarët kanë dalë me një listë kërkesash ku kryeson dorëheqja e qeverisë...
Ndërsa qindra protestues janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar anulimin e projektit në Zvërnec dhe largimin e qeveris&eum...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësime të forta në Kuvend për gjendjen e sistemit shëndetësor...
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur me protestues që i janë bashkuar tubimit kundër projektit për n...
Ka nisur protesta e pestë në mbrojtje të Zvërnecit, ku qytetarët kundërshtojnë projektin për ndërtimin e një r...
Një banore në Durrës ka ngritur shqetësimin për një situatë të pazakontë që, sipas saj, po vazhdon prej koh&...
Një banore ka denoncuar në redaksinë e Piranjat news, një problem të rëndë higjieno-sanitar në banesën e saj n&eu...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka lëshuar akuza mjaft të rënda nga foltorja e Kuvendit në drejtim të kryeministrit Edi Rama lidhur me projektin e shumëdebatuar të Zvërnecit. Bardhi deklaroi hapur se pas investitorëve miliarderë fshihet një strukturë e regjistruar në parajsa fiskale në Holandë, që mbron përfituesit e vërtetë, ndërsa theksoi se kauza e Zvërnecit ka bërë bashkë qytetarët jo vetëm për mjedisin, por kundër arrogancës dhe korrupsionit të pushtetit.
Në fjalën e tij të plotë plenare, kryedemokrati Bardhi i kërkoi llogari kreut të qeverisë për shkarkimet në Kadastrën e Vlorës, duke përmendur emra konkretë të bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ramës dhe oligarkëve që dyshohet se kanë zaptuar prona në atë zonë.
Bardhi u shpreh se opozita nuk është kundër zhvillimit, por kundër zhvatjes së pronës publike dhe private përmes parave të pista, duke akuzuar kryeministrin se po mban sekret emrat e përfituesve fundorë.
“Nuk e dimë kujt Edi Rama po i jep të drejtën të zhvillojë një nga zonat më të bukura të Shqipërisë, sepse ka pranuar një marrëveshje që i fsheh pronarët e vërtetë pas një strukture të regjistruar në një parajsë fiskale në Holandë. Nëse nuk ka asgjë për të fshehur, të mos lodhet duke gjetur armiq të brendshëm e të jashtëm mes protestuesve. Le të dalë e të thotë nëse i ka shkarkuar drejtorët e Kadastrës në Vlorë për çështjen që qelbet erë të pronave në Zvërnec. A kanë marrë prona aty Ergys Agasi dhe Engjëll Agaçi? Dhe jo vetëm këta… le të na shpjegojë rolin e dy oligarkëve kryesorë që nuk kanë lënë port, aeroport apo bregdet pa zaptuar me firmën e tij,” deklaroi Bardhi.
Duke lexuar qëndrimin e qytetarëve që po protestojnë prej ditësh, kreu i grupit të PD-së tha se pelikani kaçurrel apo flamingot janë vetëm një pjesë e revoltës, pasi thelbi qëndron te fryma armiqësore dhe dhuna shtetërore.
“Ata janë kundër arrogancës së pushtetit, kundër dhunës shtetërore dhe uzurpimit të gjithçkaje. Janë kundër diktaturës së parave të pista! Kryeministri shpik konspiracione malinje, duke përfshirë fqinjët e duke prekur edhe besimin fetar për të prekur ndjenjat patriotike. Shqipëria nuk është në sulm nga askush, është vetëm në sulmin e arrogancës dhe korrupsionit të Edi Ramës. Ky vend ka vetëm një armik: Kryeministrin e vet.”
Pasi krahasoi shifrat e premtuara për Zvërnecin me ato të Portit të Durrësit, Bardhi zbuloi një skandal të rëndë teknik që po ndodh me projektin e Alabarit në Durrës, duke e quajtur vizionin e Ramës një “katrahurë betoni”.
“Kur dëgjova për 4 miliardë euro investime në Zvërnec, m’u kujtua marina e Durrësit me 2 miliardë euro. Në teori kemi vizionin madhështor, në praktikë projekti në Durrës është i shkërmoqur dhe i zhytur në rërë! Janë zhytur dy ndërtesat e para të ‘projektit të jetës së tij’. Njëra ndërtesë është zhytur me 28 centimetra, tjetra me 18 centimetra! Dhe ky vizionar i madhërishëm nuk thotë asnjë fjalë. Unë bëj pjesë te ata që nuk do t’ia besoja Edi Ramës as kopshtin tim. Sepse po ta merrja kopshtar, do të gjeja llaç e tulla në vend të luleve,” ironizoi deputeti demokrat.
Në mbyllje të fjalës së tij, Gazment Bardhi dha mbështetjen e tij vetëm për një pikë të deklaratave të fundit të kryeministrit:
“Zoti Kryeministër, ke mbështetjen time të plotë vetëm për një gjë: largimin nga drejtimi i qeverisë. Do të bësh shumë mirë të ikësh në katundin tënd. Në Surrel bën shumë pak dëme,” përfundoi Bardhi.
Sekuestrimi i vilës luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ndezur debate të ashpra dhe tone t&...
Gjykata e Posaçme i ka kthyer SPAK-ut dosjen për ish kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, me kërkesën që prokurori Elvin Gokaj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi si antikushtetuese dhe antiligjore mos pjesëmarrjen e Ramës në Kuvend. N&eu...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditu...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u është drejtuar socialistëve, duke u shprehur se intimidohen nga kreu i PS Edi Rama dhe se keqp&e...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbaj...
Kryeministri Edi Rama në “Bread & Heart” Festival, një ngjarje e re europiane, që ka mbledhur në Tiranë arkitektë...
Mbahet sot seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca me kryeministrin Edi Rama, një...
Prej disa ditësh, krahas protestës kundër ndërtimeve në Zvërnec, zhvillohet edhe një betejë tjetër: beteja për...