POLITIKE

Bardhi “shpërthen” në akuza ndaj Ramës: Ka projektuar një shtet privat. Po hakmerret ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, s’e i kanë trokitur te dera për Belindën!

Piranjat Përditësimi i fundit 18 September 2026, 10:37

Bardhi “shpërthen” në akuza ndaj Ramës: Ka projektuar

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka replikuar ashpër në Kuvend me kryeministrin Edi Rama për ligjin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke e akuzuar se ka projektuar një shtet privat. Bardhi i kujtoi Ramës se, në vitin 2016, ai thoshte me mburrje se gjyqtarët dhe prokurorët do t’i kishin pagat më të larta se të tijat, pasi reformën në drejtësi e kishte projektuar si kamzhik kundër opozitës.

Por sot, tha Bardhi, kur gjyqtarët dhe prokurorët i kanë trokitur në derë për çështje të mëdha korruptive, kryeministri po hakmerret duke mos u dhënë pagat.

DEKLARATA E GAZMENT BARDHIT:  
Edi Rama e koncepton shtetin si shtet privat. Ti nuk respekton vendimet e Gjykatës Kushtetuese, sepse vendimet e saj i trajton sikur të jenë pjesë e humorit tënd. Po nuk të pëlqyen, nuk i zbaton. Në vitin 2016 ishe entuziast që gjyqtarët dhe prokurorët ta kishin pagën sa më të lartë, sepse e projektoje reformën e drejtësisë si kamxhik ndaj opozitës. Por, sapo prokurorët dhe gjyqtarët të trokitën në derë, fillimisht te Belinda dhe, me shumë gjasa, shumë shpejt edhe te ti, the: Prit! Si e bëra unë gabimin t’i trajtoj ata me pagë më të lartë se timen?
Si mund të ndodhë që gjyqtarët dhe prokurorët, të cilëve me bujarinë tënde në vitin 2016 u rritën pagat ndjeshëm, guxojnë të trokasin në Kuvend pa lejen time për të kërkuar heqjen e mandatit të zëvendëses sime? Si mundet që gjyqtarët dhe prokurorët të pezullojnë zëvendësen time? Unë jua kam në dorë pagat! Unë jua rrita, unë jua ula!
Atëherë ishe shumë entuziast, sepse mendove se reformën në drejtësi po e bëje vetëm për të goditur opozitën. Nuk mendove se nuk do ta kontrolloje dot, sepse për ty është e paimagjinueshme të mos kontrollosh gjithçka. Je mësuar të kontrollosh çdo tender në Republikën e Shqipërisë. Fole ti për shtetbërje! Me kë do ta ndërtosh shtetin ti? Me Ron Yefetin, që flet në emër të gjithë shtetit, edhe pse është një shtetas i huaj anonim? E vetmja lidhje është se ndan paratë me ty.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?