Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Vlorë, realizoi vetëm 29% të planit të investimeve në vitin 2025 Horoskopi/ Kujdes! Jo çdo gjë do shkojë sipas parashikimeve për këto dy shenja Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë...
POLITIKE

Bashkia Dimal refuzon bashkimin me Beratin, këshilltarët bëhen bashkë, votojnë kundër shkrirjes

P
Piranjat10 August 2026, 15:56 · 2 min lexim
Bashkia Dimal refuzon bashkimin me Beratin, këshilltarët bëhen

Bashkia Dimal ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak, ku në qendër të diskutimeve ishte propozimi për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat.

Në nisje të mbledhjes u lexua relacioni që propozon shkrirjen e Bashkisë Dimal dhe sipas këshilltarëve bashkiakë, argumentet e paraqitura në relacion lidhen kryesisht me historikun mes dy zonave, ndarjen e dikurshme administrative në ish-rrethe, shtrirjen përgjatë lumit Osum dhe ekzistencën e Spitalit Rajonal në Berat. Por këto argumente janë kundërshtuar nga Këshilli Bashkiak Dimal, i cili vlerëson se ato nuk përputhen me analizën e raportit të ekspertëve dhe nuk justifikojnë nevojën për bashkimin e dy bashkive.

Një nga argumentet kryesore të këshilltarëve lidhet me performancën financiare të Bashkisë Dimal. Sipas tyre, gjatë 10 viteve të fundit, Dimal ka realizuar mesatarisht 38% të investimeve me buxhetin e vet aktiv, duke u renditur e pesta në rang vendi. Në të njëjtin parametër, Bashkia Berat, sipas këshilltarëve, rezulton me një mesatare prej vetëm 7%.

Këshilltarët kundërshtojnë gjithashtu pretendimin se bashkimi me Beratin do t’i sigurojë Dimalit kapacitete më të mëdha investuese. Sipas tyre, një shkrirje e tillë mund të ketë efekt negativ në ekonominë lokale, veçanërisht për sektorin bujqësor.

Në përfundim të diskutimeve, Këshilli Bashkiak Dimal argumentoi se propozimi për shkrirjen nuk mbështetet me të dhëna të mjaftueshme dhe as me një studim fizibiliteti.

“Në relacion, në kundërshtim me nenin 89, nuk argumentohen as me fakte dhe as me studime fizibiliteti avantazhet e kësaj shkrirjeje”, thuhet në qëndrimin e këshilltarëve.

Në këto kushte, duke e konsideruar propozimin të pavlefshëm, 18 nga 21 anëtarët e Këshillit Bashkiak Dimal votuan pro pavlefshmërisë së propozimit për shkrirjen e bashkisë.

Me të njëjtën shumicë votash, Këshilli Bashkiak miratoi edhe qëndrimin kundër shkrirjes së Bashkisë Dimal dhe bashkimit të saj me Bashkinë Berat.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.