Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit
POLITIKE

Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për Reformën Territoriale: Të dëgjohen komunitetet!

P
Piranjat25 August 2026, 12:56 · 2 min lexim
Bashkitë i drejtohen Këshillit të Evropës për

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, duke kërkuar monitorimin e procesit të rishikimit të Reformës Administrativo-Territoriale në Shqipëri.

Në letrën e firmosur nga kryetari Fisnik Qosja dhe drejtori ekzekutiv Arlind Hoxha, Shoqata ngre shqetësime për mënyrën se si është zhvilluar procesi, duke pretenduar se komisioni parlamentar e ka mbyllur punën pa përfunduar të gjitha fazat e përcaktuara në kalendarin zyrtar.

Sipas tyre, nga 16 aktivitetet e parashikuara janë zhvilluar vetëm analizat paraprake dhe raundi i parë i konsultimeve në qarqe. Ndërkohë, disa prej fazave kryesore, përfshirë raundet e tjera të konsultimeve, sondazhin publik, takimet me institucionet ndërkombëtare dhe publikimin e dokumentit politik me alternativat e reformës, nuk janë realizuar.

Shoqata sqaron se nuk kundërshton në parim ndryshimin e numrit të bashkive apo hartës territoriale, por kërkon që vendimmarrja të mbështetet në një proces transparent, gjithëpërfshirës dhe në përputhje me standardet evropiane për autonominë vendore.

Në letrën drejtuar Këshillit të Evropës përmendet edhe mungesa e dëgjesës së parashikuar për Bashkinë e Tiranës, ndërsa vëmendje i kushtohet edhe kundërshtimeve të shfaqura në disa bashki që preken nga propozimet për riorganizimin territorial.

Shoqata kërkon që institucionet evropiane të vlerësojnë nëse procesi ka respektuar standardet e konsultimit dhe pjesëmarrjes së autoriteteve vendore dhe komuniteteve përpara se të merret vendimi përfundimtar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.