POLITIKE

Beleri: Qeveria po luan me tokat e himarjotëve, po përdor regjistrimin e pronave për t’u hapur rrugë oligarkëve

Piranjat Përditësimi i fundit 24 Qershor 2026, 09:55

Beleri: Qeveria po luan me tokat e himarjotëve, po përdor regjistrimin

Eurodeputeti Fredi Beleri është shprehur se procesi i regjistrimit fillestar të pronave në Himarë po zhvillohet në mungesë të plotë transparence dhe në favor të interesave të ndërtuesve të mëdhenj.

Në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, Beleri deklaroi se regjistrimi fillestar i pronave në Himarë vazhdon të mbetet i papërfunduar, pavarësisht premtimeve dhe angazhimeve të përsëritura të qeverisë. Sipas tij, procedurat po menaxhohen përmes kompanive private, të cilat, sipas pretendimeve të tij, rrezikojnë të kthehen në instrumente presioni ndaj qytetarëve dhe pronarëve të ligjshëm.

Beleri akuzoi qeverinë se për 13 vite me radhë ka dështuar të zgjidhë problemet e pronësisë, duke i lënë qytetarët të presin pafundësisht për legalizimin dhe regjistrimin e pronave të tyre.

Sipas eurodeputetit, eksperiencat e mëparshme në Himarë kanë treguar se proceset e regjistrimit nuk kanë prodhuar rezultatet e premtuara. Ai pretendoi se regjistrimi i mëparshëm përfshiu vetëm një pjesë të vogël të pronave dhe u shoqërua me ndërhyrje të personave që, sipas tij, ushtronin ndikim mbi qytetarët për llogari të interesave ndërtimore.

Beleri ngriti shqetësimin se edhe procesi aktual mund të përdoret për t’i hapur rrugë projekteve të mëdha të ndërtimit në zonë, në dëm të pronarëve vendas. Ai u shpreh se lidhjet mes kompanive private dhe grupeve të interesit ekonomik kanë ndikuar më parë edhe në hartimin e planeve zhvillimore për Himarën.

Duke folur për sistemin e drejtësisë, ai u shpreh se qytetarët e kanë pothuajse të pamundur të gjejnë zgjidhje në gjykata, pasi proceset për çështjet e pronësisë zgjasin me dekada. Sipas tij, reforma në drejtësi nuk ka sjellë rezultatet e premtuara dhe ka përkeqësuar aksesin e qytetarëve te e drejta.

Në vijim të intervistës, Beleri akuzoi qeverinë e kryeministrit Edi Rama se po përpiqet të diskreditojë çdo zë kritik dhe çdo protestë qytetare, duke i etiketuar kundërshtarët si të motivuar politikisht. Ai argumentoi se kjo qasje dëmton demokracinë dhe rrit mosbesimin e qytetarëve ndaj institucioneve.

Duke iu referuar diskutimeve në Parlamentin Evropian, Beleri tha se Shqipëria vazhdon të përballet me probleme serioze që lidhen me të drejtat e pronës, mungesën e transparencës dhe funksionimin e shtetit ligjor. Sipas tij, institucionet evropiane ende nuk e kuptojnë plotësisht situatën reale që përjetojnë qytetarët shqiptarë në raport me pushtetin dhe administratën shtetërore.

Beleri:

Siç e dini, në Himarë nuk është zhvilluar regjistrimi fillestar. Kompania në fjalë ka marrë tenderin për të regjistruar... për të realizuar regjistrimin fillestar të pronave në Himarë, atje që nuk ka ndodhur.

Çfarë, çfarë procesi është regjistrimi fillestar? Kompanitë e mëdha që operojnë në Himarë, vënë njerëzit e tyre sekserë, të cilët dinë ku janë pronat, si do merren, si do vënë në duart e tyre dhe si do i bëjnë presion njerëzve për t'i dhënë për ndërtim tek ata.

Dhe regjistrimi fillestar edhe në pjesët që ka mbaruar prapë është bërë nga një kompani private. Nuk është një skemë e re. Po tani tenderin, marrëveshjen e kompanisë private nuk e ka bërë ASHK, por e ka bërë Bashkia Himarë. Ky është ndryshimi. Është një kërkesë e gjithë qytetarëve të Himarës regjistrimi fillestar, sepse vihet një rregull...

Procesi që bën kompania private është mbledh letrat, mbledh dokumentacionin që kanë qytetarët, dhe reformon në hartat. Në hartën kryesore vë këto parcela në hartë. Është një proces që edhe para kësaj marrëveshjeje ishte bërë po nga kompani private. Kompani private e nënkontraktuar nga ASHK, tani është një kompani private e nënkontraktuar nga Bashkia Himarë.

Të gjitha këto procese nuk janë transparente. Tani ka një përpjekje nga zoti Tavo të bëjë një komision ad-hoc me qytetarë të Himarës, të cilët do thonë dhe ata fjalën e tyre, për të bërë një proces sa më të rregullt. Problemi kryesor është që edhe pse qeveria shqiptare ka firmosur me Bashkimin Evropian që deri në fund të 2028-ës do kenë mbaruar regjistrimin fillestar në gjithë Republikën e Shqipërisë, dhe deri në 2030-ën do jenë ndarë tokat, me të gjitha këto marifete që po bëhen, nuk shikojmë që ky fokus, domethënë ky premtim të realizohet. Dhe problemi që ngelet gjithmonë, problemi kryesor është mos-transparenca e procesit. Kjo i bën të gjithë njerëzit të jenë të dyshimtë dhe të mos kenë besim te procesi.

Këto premtime... po më tha një qytetar i Dhërmiut, me premtimin e legalizimit të shtëpisë më kanë marrë 5 herë votën.

I thashë që 2-3 herë akoma do ta votojnë dhe pastaj do vdesësh. Domethënë, në qoftë se 5 herë ke votuar e ke dhënë për punën e legalizimit të shtëpisë, edhe dy-tre herë edhe mbaron jeta e njeriut.

Eksperienca e deri tani e kompanisë së parë në Himarë.

Për qytetarët e Himarës po flasim. Regjistroi 1/5 e pronave. Atje që ishte regjistruar dhe regjistrimi fillestar ka mbaruar në fund të 2021-shit, kompania atëherë bënte sekserin dhe u thoshte qytetarëve: "Në qoftë se nuk ia jep Flavios për ndërtim, nuk do e regjistroj në hartë, ose do e shpërngul."

Pra ishte një njeri që e njeh gjithë Himara, përfaqësues i kompanisë që bënte regjistrimin fillestar, i cili bënte sekserin, mblidhte vota, kërcënonte qytetarët, ka emër, ka mbiemër. Shpresojmë që edhe te kjo kompania, ata që kanë tendencë të vënë në këtë kompani dhe kompetencat e shtetit t'ia adresojnë një kompanie private, kanë qëllime pikërisht si ato që u thashë. Qytetarët e Himarës nuk kanë asnjë mundësi tjetër veç të jenë bashkëpunues, të çojnë letrat e tyre, të ndjekin procesin, të mblidhen nga kudo që janë, sepse do jetë rasti i fundit për të regjistruar pronat e tyre.

Duhet të jenë të vendosur dhe duhet të kenë besim jo te ata që po gënjejnë për 13 vjet, por te njerëzit të cilët i ftojnë për të mbrojtur pronat.Pra duhet të ngrenë zërin qytetarët, të mbrojnë të drejtat e tyre, t'i drejtohen gjykatave. Problemi kryesor janë gjykatat. Një çështje pronësie në gjykatë bën minimumi 15-20 vjet. Gjykatat administrative janë shkatërruar me reformën në drejtësi.

Duhet qytetari të mund të gjejë të drejtën e tij shumë, shumë më shpejt. rejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Problemi kryesor është ai. Pra duke vënë kompani të tilla të lidhura me ndërtues të zonës, ata kanë qëllime konkrete. Edhe masterplani i Himarës ishte bërë, kompania private e kishte marrë tenderin për të bërë masterplanin, zyrën e kishte brenda godinave të një oligarku. Oligarku bënte porosinë, bëhej masterplani. Edhe tani, kompania që do bëjë regjistrimin fillestar do e bëjë sipas tekave të atyre që duan të ndërtojnë. Janë 3-4 ndërtues të mëdhenj. Kjo nuk duhet të ndodhi, që të mos ndodhi duhet njerëzit, qytetarët, të ndjekin procesin, të jenë afër, t'u drejtohen avokatëve, se fatkeqësisht ky shtet ka treguar që nuk do t'i mbrojë. Nuk është me nikoqirin, nuk është me te zotet e tokes, nuk është me qytetarët, por është me hajdutët deri tani.

Diktatura nuk ka brirë. Duke sulmuar dhe anatemuar çdo njeri që mendon ndryshe nga ty është faza e parë e një diktature. Dhe zotëria në fjalë, as emrin nuk dua t'i them, duke u gjendur në një situatë ku i gjithë populli i kuptoi mashtrimet, gënjeshtrat, do të vijë te parardhësit e tij, te komunistët, të cilët gjithmonë për fajin e tyre duhet të gjenin një armik, të brendshëm ose të jashtëm. E gjithë kjo strategji, siç keni dhënë shumë herë në emisionin tuaj dhe shumë analistë, është një strategji e qeverisë, e zotit Rama, për të anatemuar protestat. Nuk kam asnjë lidhje me protestat, s'kam lidhje me asnjë nga ata njerëzit që thotë zoti Bido që unë i kam organizuar protestën. Nuk e di, ka patur pasuri, ka pasuri, ka treguar se si është tja mohosh pasurinë.

Një njeri që humbet pasurinë e vet, do një njeri që ta nxisi, do dikë që ta nxisi. Dhe interesin e tij personal nuk mund ta vendose për të bërë tekat dhe qejfin e njerëzve që kanë axhenda politike. Është një njeri që i bën dëm Shqipërisë, i bën dëm Partisë Socialiste, i bën dëm vendit të tij. Është një njeri i ngjitur pas pushtetit. Në rastin tim, në çështjen penale që kisha në Shqipëri, dilte në televizor duke mashtruar, duke thënë që "kam video, kam parë këtë, kam parë atë", dhe kjo e bëri deputet. Tani ka një synim të bëhet ministër, dhe pse jo kryeministër. Duke anatemuar, duke mashtruar, duke gënjyer. Shpresoj që njerëzit që janë në rrugë, të kenë dalë sepse kanë arsye serioze që kanë dalë në rrugë, dhe të mundohen të arrijnë qëllimin e tyre.

Tani po ju flas si një eurodeputet.

Në diskutimin që u bë në Parlamentin Evropian ishin shumë eurodeputetë të cilët ishin të qartë dhe folën. Institucionet e BE-së, kryesisht Komisionerja Kos, edhe njerëz të cilët e njohin Evropën, janë dashamirës ndaj qeverisë së zotit Rama, të thashë dhe në fjalimin tim. Kjo krijon një problem të paparë në Shqipëri, nuk duan të shikojnë problemin real. Mungesa e transparencës. Mos përfitimi i pronave. Diktatura që po përjetojnë qytetarët shqiptarë, nuk është e kollajtë e besueshme te njerëzit që jetojnë në Bruksel, në Athinë apo në Berlin. Duhet akoma përpjekje, sepse duke parë rezultatet e zgjedhjeve thonë që, të gjithë ata që po kundërshtojnë dhe po ngrenë zërin, kanë axhendë politike.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan