Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
POLITIKE

Belind Këlliçi: 50 ditë protestë, largimi i Ramës është bërë tema kryesore e çdo tryeze dhe çdo ambienti

P
Piranjat19 July 2026, 12:40 · 4 min lexim
Belind Këlliçi: 50 ditë protestë, largimi i Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar për 50-ditëshin e protestës së përditshme të qytetarëve në Bulevard, duke e cilësuar atë si një lëvizje që, sipas tij, ka vendosur në qendër të debatit publik largimin e kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Facebook, Këlliçi thekson se protesta kundër korrupsionit, keqqeverisjes dhe arrogancës së pushtetit ka arritur ta bëjë largimin e Ramës temën kryesore të diskutimeve në vend.

Sipas Këlliçit, protesta ka bashkuar shqiptarët kudo dhe ka ndikuar edhe në perceptimin ndërkombëtar për situatën politike në Shqipëri. Ai shprehet se Partia Demokratike ka bërë zgjedhjen e duhur duke qëndruar në krah të protestuesve, ndërsa u bën thirrje demokratëve të vijojnë qëndresën, pavarësisht provokimeve apo përpjekjeve, sipas tij, për të devijuar vëmendjen nga kauza e opozitës

Postimi i Këlliçit:

50 ditë protestë, largimi i Edi Ramës është tema e çdo dite e çdo tryeze, e çdo ambjenti

Sot është dita 50 e protestës së pandërprerë të qytetarëve në Bulevard, kundër korrupsionit, arrogancës, qeverisjes së keqe, trajtimit të Shqipërisë si plaçkë dhe shpërfilljes së njerëzve.

Kërkesa kryesore, largimi i Edi Ramës, mbetet pika e parë në agjendën e politikës në vend, dhe në çdo ambjent.
I janë bashkuar shqiptarët kudo kësaj thirrjeje. Por e sigurtë është që askënd nuk e ka lënë indiferent. Edhe ata të heshurit, në qoshet e tyre thonë njëzëri: duhet të ikë!

Asgjë tjetër nuk diskutohet sot më shumë se sa largimi i Edi Ramës, kudo në çdo hapësirë, dhe kjo është një arritje e protestës.
Për ikjen e Edi Ramës flitet më shumë se për finalen e botërorit.

Se sa e fuqishme e tronditëse është lëvizja që sot mbush 50 ditë, e konfirmon më së miri reagimi i Ramës.
Autokrati u shpërfaq me tiparet më të shëmtuara dhe thirri në ndihmë të gjithë qelbësirat që ishin bashkuar dikur për ta sjellë në pushtet dhe i vërsuli kundër protestës. Pse? Sepse karrigia e tij u lëkund.

Fundi i tij është dhe fundi i qelbësirave. Maskat ranë dhe kjo i shërbeu qytetarëve, publikut për të dalluar qartë të keqen në gjithë përmasat e saj.
Dhe kjo është meritë e protestës. Por gjithashtu, edhe ndërkombëtarët, Brukseli ka pamjen e duhur sot mbi Tiranën.

Prej qëndresës dhe pasqyrimit të madh mediatik nga Reuters te CNN, ai nuk është më artisti me atlete të bardha, por gangsteri me charter.
PD ka bërë zgjedhjen e duhur duke qëndruar në krah të tyre pa ekuivok. Dhe për këtë çdo demokrat duhet të jetë krenar e duhet të vijojë qëndresën në shesh, përpos çdo provokimi apo insinuate të nxitur nga ata që detyrë të vetme kanë promovimin personal duke i bërë opozitë opozitës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.