Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra... Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Edhe në Hënë po të më internojnë, nuk heq dorë n... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk...
POLITIKE

Belind Këlliçi: Ramës nuk i shkruan askush, pas tij janë vetëm oligarkët dhe klientët e pushtetit

P
Piranjat26 July 2026, 21:13 · 2 min lexim
Belind Këlliçi: Ramës nuk i shkruan askush, pas tij janë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale duke kritikuar kryeministrin Edi Rama dhe mbështetjen e tij politike.

Këlliçi shprehet se pas Ramës nuk qëndrojnë qytetarët, por oligarkë, grupe interesi dhe persona të lidhur me pushtetin. Sipas tij, kryeministri gënjen kur thotë se qytetarë të shqetësuar i kanë shkruar për të mos dhënë dorëheqjen.

“Ramës nuk ka kush i shkruan. Pas tij janë vetëm klientët e qeverisjes së tij dhe ata që nuk duan të humbasin përfitimet nga pushteti”, u shpreh Këlliçi.

Ramës nuk ka kush i shkruan!
Nëse i mbledh të gjithë bashkë, Edi Ramës nuk i bëhen sot as gjysma e 800 mijë votave që pretendon se ka.

Pas tij jane vetëm disa grupime me interesa financiare që janë pasuruar shumë këto 13 vite, oligarkët që kanë ndarë Shqipërinë me të, organizatat kriminale që kanë ndarë pushtet me të, pjesa e korruptuar e administratës dhe patronazhistët.

Të gjithë bashkë edhe në shifra po sidomos në atë që përfaqësojnë nuk mund të mbajnë në karrige një Kryeministër. Kur thotë se i paskan shkruar njerëz të shqetësuar rreth dorëheqjes, ai genjen si dreqi.

Ata që mund t'i shkruajnë janë vetëm klientet e qeverisjes së tij sepse duan të vjedhin më shumë dhe krerët e bandave që nuk duan të humbasin mbështetjen politike. Askush tjetër nuk i shkruan Kryeministrit më të korruptuar në Europë.

Asnjë nga këto grupime nuk konkuron dot me energjinë, kauzën, moralin dhe fabulën e sheshit, të protestës.
Ata ia kanë dalë të fitojnë simpatinë e shqiptarëve dhe botës dhe i kanë lënë Ramës një shifër pas të cilës kapet dhe skalionet e policisë me lëndë helmuese.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.