Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit
POLITIKE

Belind Këlliçi reagon për dhunën në Zvërnec: Të fortët kanë marrë pronën, plaçkitje e turpshme që i bëhet shqiptarëve

P
Piranjat31 May 2026, 12:19 · 2 min lexim
Belind Këlliçi reagon për dhunën në Zvërnec:

Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në Zvërnec, ku sipas tij një protestues është dhunuar nga persona të maskuar në prani të Policisë së Shtetit.

Përmes një deklarate publike, Këlliçi e cilësoi ngjarjen si tregues të gjendjes së demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë se mbron interesat e biznesmenëve të lidhur me pushtetin në dëm të qytetarëve.

Reagimi: 

Kjo video tregon gjendjen e Shqipërisë sot. Dhuna nga civilë të maskuar ndaj një protestuesi në Zvërnec, në prani të Policisë së Shtetit, është panorama reale e vendit tonë. 

Të fortët e lidhur me Edi Ramën kanë marrë pronën, nuk bëjnë transparencë dhe dhunojnë qytetarët që ngrenë zërin. Aty është policia e shtetit që nuk mbron qytetarët por ndihmon klientin e qeverisë. Kthehet në gardë pretoriane për oligarkët dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh. Dhe për ta bërë edhe më të plotë pamjen e demokracisë që kemi sot, ky skandal i rëndë nuk u pasqyrua dje në asnjë prej mediave kryesore të vendit. Një censurë e turpshme. 

Sikur të mos ishin aktivistët dhe rrjetet sociale, askush nuk do kishte dijeni për dhunën e Zvërnecit. Videot qarkulluan në rrjet si librat e verdhë dikur. 

Në monologun e tij sot, Edi Rama e injoroi këtë ngjarje të rëndë, tronditëse, dhe si zakonisht bëri propagandën e neveritshme e të dalë boje për arritjet e Shqipërisë.  Më parë, Kryeministri ishte shprehur në favor të biznesit që ai vetë ka lejuar aty. 

Ajo që ndodhi në Zvërnec, është ajo që po ndodh në Shqipëri. Plaçkitje, marrje pasurie, përfitim, për ata që janë afër Edi Ramës dhe mosdhënie informacioni, mospërfillje e dhunë për qytetarët. 

Shqipëria që po hap kapituj e po integrohet në BE!!!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.