“Belindës i duhen 1 javë për të gjetur çelësat e një shtëpie”/ Protestuesi: Nuk tutemi nga ky qelbësira Rama!

Deklarata të forta janë mbajtur edhe në protestën e 31-të qytetare për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ku një prej protestuesve kritikoi qeverinë dhe institucione të tjera të shtetit, duke iu drejtuar edhe qytetarëve që, sipas tij, nuk i janë bashkuar ende protestës.
Ai e cilësoi të turpshme mënyrën se si, sipas tij, u trajtuan protestuesit gjatë ditës dhe u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen me protestën.
"Ngjarja e sotme ishte e turpshme. Ata që rrinë në kafe, të hanë një sufllaqe nga partia, do të vijë dita që do t'ju tërheqin zvarrë nga shtëpitë. Dita është sot, bashkohuni me ne. Do të qurraviteni për padrejtësitë, por s'ka kush ju del më krah."
Më tej, protestuesi ironizoi deklaratat e zyrtarëve për pensionet dhe kostot e jetesës, ndërsa u ndal edhe te deklaratat e Belinda Ballukut.
"Për fatin tonë të zi kemi pasur dy gjeni matematike, Zegjinën dhe Bashën. Thonë 120 mijë lekë është pensioni mesatar, shtatë pensione bëjnë 800 euro, sa një palë brekë të gruas së Veliajt. Belindës i duhen një javë për të gjetur çelësat e një shtëpie, mua një javë s'më zuri gjumi kur m'u rrit qiraja 80 mijë lekë të vjetra. Nëse ka burra Shqipëria, të mos tuten nga ky qelbësirë. 32 mijë euro është një verë që pin ai, sa rroga e tre vjet e gjysmë e një arsimtari."
Në fjalën e tij ai sulmoi edhe Presidentin Bajram Begaj, duke kritikuar vizitën e tij jashtë vendit.
"Kemi dhe presidentin, qershia mbi tortë, i cili paguhet 4.3 milionë lekë në muaj të luajë guralecë në Kirgistan. Turpi të mbuloftë, populli ka halle, ti shtrihesh si kali në lumë në Kirgistan."
Lexo edhe
POLITIKE
“Ne u dhamë ujë për të pirë, ata na dhunuan”, protestuesi: Policia tentoi të na provokojë!

Përshkallëzohet protesta? Arben Kola: Shqiptarët të reagojnë në mënyrë të pavarur! Dhunës do i përgjigjemi me dhunë

“31 ditë Rama poston, Balluku shijon, populli proteston”/ Qytetari: PS dhe PD sot në Parlament ishin kundër popullit

VIDEO/ Qytetarët i përvishen investitorit strategjik Gaz Paja: O k*rva e Erion Veliajt

‘Avokati i Popullit dha një shfaqje të turpshme’, Logu: Duan të ‘mbjellin’ frikë, policia veproi në mënyrë arbitrare

Eksperti i çështjeve të sigurisë: Taulanti nuk ka hallin e iranianëve, para 2 javësh i ka ardhur dosja e kompletuar nga ...

Këlliçi: Lë qelinë një nga hajdutët e bashkisë, futen brenda ata që protestojnë kundër korrupsionit!

Bonus vere për pensionistët, Ibrahimaj: Vlera 5000 lekë, shpërndarja nis nesër





