Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin  VIDEO/ Dalin pamjet, momenti kur klani i shqiptarit Klod Cara hedh në erë bizneset
POLITIKE

Beqiri i arrestuar në Francë, Berisha: Me urdhër të Ramës sot i kaluan 8.5 milionë euro

P
Piranjat 4 August 2026, 19:47 · 2 min lexim
Beqiri i arrestuar në Francë, Berisha: Me urdhër të

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim nga qytetari dixhital, i cili informon se sot me urdhër të Edi Ramës, është bërë pagesë prej rreth 848 milionë lekësh (rreth 8.5 milionë euro) drejt kompanisë Soft & Solution, në pronësi të Ermal Beqirit, ndërsa ky i fundit ndodhet i arrestuar në Francë.

Kryedemokrati Berisha shkruan se, pagesa është bërë ‘me urdhër të Edi Ramës’ dhe lidhet me kontrata të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Sipas tij, bëhet fjalë për një kontratë për ‘përmirësimin e shërbimeve elektronike me teknologji mikroservisi’.

Denoncimi i kryetarit të PD, Sali Berisha:

848,000,000 lekë (8.5 mln euro) i kalohen sot kriminelit Ermal Beqiri me urdhër të Ramës!

Pavarësisht se është i arrestuar për qindra milionë euro vjedhje në AKSHI, kopshtin privat të Edi Ramës për llogari të këtij të fundit, Rama urdhëron të shpërblehet sot edhe me 8.5 milionë euro të tjera kështjellari i tij.

Ky është shteti i kreut të Meduzës, apo padrinos së organizatës kriminale.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital:

‘Përshëndetje, Doktor. Ermal Beqirit i kanë kaluar sot, me urdhër nga lart, nga Ministria, gati 8 milionë e ca euro, me një përshkrim për AKSHI-n, për mirëmbajtje kompjuterike: 848,000,000 lekë për Soft & Solution.

AKSHI-Përmirësimi i shërbimeve elektronike me teknologji mikroservisi. Kontratë nr. prot. 116, datë 13.12.2024, Ministria e Financave, Tiranë.’

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.