Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty. Ai duhej të ndërtohej në kthesën e Levanit, ku do i shërbente gjithë jugut

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Aeroporti i Vlorës nuk mund të ndërtohej kurrë aty.
Në mbledhjen e grupit parlamentgar të Pd, ai theksoi se, aeroporti duhej të ndërtohej në kthesën e Levanit, pasi do i shërbente gjithë jugut.
Ai akuzon kryeministrin Rama se nuk mori parasysh ekspertët por vendosi ta ndërtonte aty ku është sot thjesht për motive personale.
Deklarata e Berishës:
"Po cili do kishte qenë qëndrimi i Partisë Demokratike, i qeverisë sonë dhe i yni në raport me Zvërnecin? Unë ju them, jo, ai peizazh ne do ta zhvillojmë. Në përputhje me peizazhin. Në kushte të plota, po aeroportin aty s'e ndërtonim kurrë. Kurrë. Që të jemi këtu të qartë, zotërinj deputetë duhet të jeni shumë të qartë. Më falni, kontrata me aeroportin do të përfundonte nga viti 2017 apo 2016 s'mbaj mend tani mirë dhe ne po përgatiteshim për të ndërtuar aeroportin e Vlorës. Dërguam grupin ne.
I ndjeri Sokol Olldashi krijoi grupin. Dhe grupi u kthye. Aeroporti nuk mund të ndërtohet aty ku ka qenë ushtaraku.
Aeroporti, sipas këtij grupi multidimensional, do të duhet të ndërtohet te kthesa e Levanit. U gjet toka për ndërtimin e tij, nuk kishte asnjë lidhje as me lagunën, as me Vjosën, as me Pishporon dhe i shërbente jo vetëm Vlorës, por i shërbente Beratit, i shërbente Gjirokastrës, i shërbente Jugut, i shërbente dhe Fierit të kompletuar me një fjalë. Ishte dhe më i fizibël. Të njëjtën gjë dhe në fakt pothuaj të njëjtit grup ekspertësh ishin po ata, krijoi dhe lubia në 2017-ën. Dhe ata u kthyen dhe i thanë domethënë 80% e atij grupi, ishte me mendimin se aty nuk mund të ndërtohet aeroporti. Nuk mund të ndërtohet aeroporti sepse shkatërrohet habitati i shpendëve.
Propozuan që aeroporti të ndërtohet te kthesa e Levanit. Toka pafryt ishte aty, çdo gjë ishte e mundur. Ata i nxorrën me lecka.
Sepse Edi Rama kishte vendosur që të ndërtonte aeroportin aty ku kishte zbritur me baba Pilon me avion kur shkonte në Dhërmi. Dhe u rikthye tek instinktet e tij. mAty aeroporti përmbytet. Ju them unë, me fakte përmbytet. E dyta, Një aeroport me një trafik, shkatërron përfundimisht habitatin e shpendëve. Ikin. Avionët vijnë mbi lagunë. Imagjinoni ju tani se si mund të rrinë aty shpendët më. Pra, një kjo. Çfarë ndodh tani që ta dini miq?", deklaroi Berisha.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re. Motoja jonë të jetë: ripërtëritje, vizion, modernizim, org...

Berisha: Druhem se mafia shqiptare do ta shndërrojë Zvërnecin nga një ‘bizhu’ botërore në një Ksamil të dytë

FOTO-LAJM/ Dje Rama dekoroi Gramoz Ruçin, i biri protestë kundër qeverisë

Protesta e organizuar nga jashtë? Rama “gjen fajtorin”: Vendet kundër BE organizojnë e nxisin situata të ngjashme! Terrori kibernetik…...

“Nuk ka dialog pa dorëheqje!”/ Rama për thirrjen e protestuesve: Disa më kanë shkruar që nga protesta e parë! Asgjë s’më lëviz…...





