
Teksa mori pjesë në prezantimin e drejtuesve të rinj të departamentit “Brain Gain” në Partinë Demokratike, Sali Berisha dëgjoi mendimet dhe sugjerimet e të rinjve prezent në takim, në lidhje me nismat, idetë dhe projektet për forcimin e strukturave.
Në fund ai mbajti edhe një fjalim përmbyllës, ku dha disa përgjigje duke iu referuar situatës politike, të rendit dhe sigurisë, shpopullimit, varfërisë dhe veçanërisht korrupsionit qeveritar, ku nuk kurseu as kryeministrin Edi Rama.
Ai tha se dikur Rama bënte thirrje që të arrestoheshin liderët e opozitës, kurse sot flet për Republike Prokurorësh, duke iu referuar Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
“Partitë Popullore Evropiane para zgjedhjeve, një javë para zgjedhjeve, e thanë në rezolutë se Edi Rama përdor pushtetin e tij autoritar dhe me metoda diktatoriale. Deri dje bënte thirrje të arrestohet ky dhe ai. Kurse sot ka shpallur Republikën e Prokurorëve”, u shpreh ai.
Ndërsa nxiti të rinjtë për më shumë përfshirje dhe krijim të hapësirave në selinë blu, ai nënvizoi se është koha për të “larguar një herë e mirë toksinat dhe mbeturinat e komunizmit”, duke kujtuar edhe të kaluarën e familjes së kryeministrit dhe trashëgiminë politike që mori.
“PD e ka jetike betejën e largimit të toksinave dhe mbeturinave të komunizmit. Njëlloj janë, pasardhës i atij që dikur firmoste të varej në litar Havzi Nela, kurse ky sot bën thirrje “të arrestohen liderët e opozitës”, u shpreh kreu i selisë blu.
Kryedemokrati vuri theksin edhe tek “hemorragjia e trurit” në Shqipëri, familjeve dhe të rinjve, në një shpopullim pothuajse si tre dekada më parë.
“Vetëm këto 10 vite janë larguar nga Shqipëria vetëm në hapësirën Evropiane, 1,1 milionë shqiptarë. Nuk them se jemi si në 1990, por jemi sërish si komb në një vështirësi të paprecedentë. Duhet të jemi parti e një kombi dhe nuk mund të jemi nëse mbi gjysma e shqiptarëve janë jashtë. Duhet të jemi një parti e të gjithë bashkëkombasve, të jemi “Brain Gain”, vijoi ai.
Në fund Berisha e mbylli me deklarimin e projektit për të sjellë sa më shumë shqiptarë të shkolluar nga jashtë vendit dhe për reformimin e administratës.
“Edhe në 2005 kur erdhëm në pushtet, vetëm 1,5% e administratës ishin të shkolluar jashtë dhe ne përcaktuam një platformë me qindra e mijëra vajza e djem të shkolluar jashtë. Ku arritëm? Tek 22% e punonjësve të administratës. Bëmë vlerësimin më të madh të mundshëm, kurse tani me këtë shkretim të madh që kemi kjo është jetike”, përfundoi kryedemokrati, teksa uroi në fund edhe festat e fundvitit për të pranishmit dhe të gjithë shqiptarët.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
29 December12:40
Berisha vendos kusht qeverinë teknike: Të pushtojmë çdo ditë sheshin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se opozita duhet të jetë e qartë dhe e bashkuar në projektin e saj politik për...
POLITIKE
29 December12:35
''U morën peng Gerond Meçe dhe Daniel Shima''/ Berisha: Në dy dosjet e Lubisë është edhe Rama
Gjatë konferencës ku u prezantua drejtuesi i ri i Departamentit Brain Gain, Berisha foli edhe për skandalet e tenderave të AKSHI dhe zv/kr...
POLITIKE
29 December12:24
“Lubi Balluku me dy dosje dhe nuk i hiqet imuniteti”- Berisha: Ka vjedhur paratë e shqiptarëve!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij gjatë prezantimit të drejtimit të ri të Departamentit Brain Ga...
POLITIKE
29 December12:17
'Brain Gain'/ Kedhi: Duhet të mobilizojmë të gjitha burimet në betejën me narkoshtetin
Tedi Kopliku është drejtuesi i ri i Departamentit Brain Gain dhe i shtyllave kryesore të programit për vitin 2026.
Nikola Kedhi anët...
POLITIKE
29 December12:10
Berisha: Largimi i këtij regjimi do të jetë beteja jonë finale!
Teksa sot u prezantua drejtimi i ri i programit të Brain Gain, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit të tij tregoi rrug&e...
POLITIKE
29 December12:04
Berisha: Departamenti 'Brain Gain' erdhi në PD në momentet më kritike të saj
Në një takim të departamentit 'Brain Gain', kreu i PD-së Berisha, tha se ky departament erdhi në PD në një nga momentet m&e...
POLITIKE
29 December11:47
Mustafaj: 'Brain Gain' do të angazhojë të rinjtë dhe profesionistët shqiptarë për zhvillimin e vendit
Në një takim ku do të vendoset drejtuesi i ri i Departamentit të 'Brain Gain', Andi Mustafaj, drejtor i Departamentit "Brain Gain", t...
POLITIKE
29 December11:36
Çështja “Balluku”, grupi i PD-së kërkon sërish mbledhjen e Këshillit për imunitetin e zv.kryeministres
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar sërish thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunit...
POLITIKE
29 December11:19
Xhixho: Pas 12 vitesh premtime boshe për 'ujë 24 orë', shqiptarët ende presin
Ne një postim në rrjete sociale, Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, theksoi se premtimi i Edi Ramë...