POLITIKE

Berisha: Arben Ahmetaj i bëri autopsinë Ramës, tregoi se si karteli Troplini ka zonën e tij të lirë ekonomike

Piranjat Përditësimi i fundit 9 January 2026, 12:19

Berisha: Arben Ahmetaj i bëri autopsinë Ramës, tregoi se si

Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj i ka bërë “autopsinë” Edi Ramës, duke denoncuar lidhje të rënda korruptive të qeverisë. Në tryezën e PD me partitë e tjera opozitare, Berisha akuzoi Ramën se ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij dhe se 90 për qind e fondeve publike, nga taksat e qytetarëve, janë vjedhur ose shpërdoruar sipas KLSH dhe Bankës Botërore.

Berisha akuzoi prokurorët për heshtje dhe bashkëpunim me qeverinë, duke deklaruar se kryeministri kontrollon drejtësinë.

"Edi Rama ka përqendruar çdo pushtet në duart e tij. Nga 67 miliardë euro taksa të qytetarëve, po të zbresim 8 miliardë euro rroga në 12 vite, pjesa tjetër është vjedhur dhe shpërdoruar në masën 90 përqind sipas KLSH dhe BB. Shikoni se çfarë ndodh, të gjitha punët publike të tyre shemben sikur janë prej kartoni dhe jo prej betoni. Po këto janë ato që duken, po qindra e qindra milionë të tjera janë zhdukur me 98-100 përqind, siç është djegësi i Tiranës. Miq, në vitin 2013 në shkollat e Shqipërisë ka pasur 25.600 kompjuterë. I zhdukën. Dhe në tenderin e ri që ka bërë kunati i bashkëshortes së Edi Ramës, ka sjellë kompjuter me çmim 10 herë më të lartë se në dyqanet perëndimore.

75 milionë euro ishte tenderi për përmirësimin e inteligjencës artificiale, e cila nuk ekziston në Shqipëri. Pra, sikur ajo ekziston dhe duhet ta përmirësojmë. Dhe para dy javësh urdhëroi ministrin e financave që t’i disbursojë baxhanakut 25 milionët e fundit. 15 mijë euro kamera e trupit të policit. Smart city, smart vjedhja. E paimagjinueshme. 15 euro kushtonte kapelja e policit për policin suedez. 300 euro për policin shqiptar. Dhe ai që ka bërë tenderin kalon nga një studio në tjetrën duke bërë moral për Edi Ramën. Nuk ka qenë ndonjëherë më i poshtëruar ky popull se sa sot. Një mori hajdutësh paguhen për të kaluar çdo natë për të mashtruar shqiptarët.

Për të glorifikaur të keqen, për të demonizuar opozitën për faktin e vetëm se qëndron kundër kësaj qeverie. Ju e dëgjuat ndoshta autopsinë që i bëri mbrëmë ish-zëvendëskryeministri, i cili ka burimet, por ka guximin e madh t’i bëjë publike ato. Se ato që i denoncoi ai, i dinë shumë zyrtarë të tjera, por ai ka guximin t’i bëjë publike. Ju e dëgjuat se si karteli Troplini ka zonën e lirë ekonomike.
Shkoni në Xhafzotaj po të doni, Xhafzotaj është domen i Troplinëve. As miza nuk lëviz dot aty pa Troplinët. Dhe ky ka zgjedhur Duranën, pa kufi fare, sa të duan Troplinët, për të çuar ndërmarrjet pa taksa, të cilët do u paguajnë taksa Troplinëve. Për të listuar ndërmarrjet që do Troplini aty të regjistrohen dhe pa taksa. Durana. Nuk ka një kryeministër tjetër në botë që të bëjë këto që bën ky. Dhe rezultati kërkon ta marrë peng në Zvicër. Ta sjellë këtu. Bashkëpunëtor në krim me të janë ata prokurorë që heshtin para kësaj situatë. Po ata i kontrollon ky, Altin Dumanin e ka në xhep ky, e ka një mercenar të vetin," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?