Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rezerva ushqimore dhe uji për të paktën 72 orë! Kanadaja u bën thirrje qytetarëve të përgatiten për emergje... Kremlini zbulon temat e bisedimeve me Kievin në Abu Dhabi, Peskov: Garancitë e sigurisë për Rusinë dhe Ukra... EMRAT/ Dhunuan punonjësin dhe grabitën xhiron e karburantit në Klos, arrestohen dy të rinjtë Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten nga sot Virozat mbushin Pediatrinë e Elbasanit, mbi 100 fëmijë paraqiten në 24 orë Vrasja e të riut nga Barleta zbardh skemën, Kepi: Miliona euro të trafikut të drogës pastrohen ne Shqipëri... Berisha njofton sërish protestë të shtunën: Në 12:00 te Kryeministria! Media franceze: Rinia ka vënë nën presion pushtetin e Ramës! Sulm kibernetik në Francë, hakerët ndërhyjnë në sistemin e ftohjes së rezervave të gjakut, temperatura arri... Deputeti iranian kërcënon Evropën: Raketat tona mund të godasin “zemrën” e saj nëse SHBA përdor bazat atje... Tinder si karrem për grabitje, zbulohet skema e pazakontë e grupit kriminal në Turqi Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën dhe tregjet globale
POLITIKE

Berisha: Aruba është dëshmia më flagrante e narkoshtetit, Skapi është bashkëpunëtor i karteleve të drogës

P
Piranjat17 August 2026, 14:05 · 4 min lexim
Berisha: Aruba është dëshmia më flagrante e narkoshtetit,

Kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi se situata e kriminalitetit në vend dëshmon bashkëpunimin e shtetit me krimin. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama si drejtues të këtij sistemi dhe kërkoi dorëheqjen e tij.

Berisha u ndal edhe te çështja e Arubës, duke e cilësuar atë “dëshminë më flagrante të narkoshtetit”. Ai akuzoi SPAK-un se po mban të fshehtë emrat e ministrave që, sipas tij, kanë qenë në Aruba, ndërsa janë bërë publikë emrat e trafikantëve dhe biznesmenëve.

“Kam denoncuar në mënyrë të përsëritur SPAK-un si bashkëpunëtor me kartelet e drogës”, tha Berisha, duke u shprehur se mospublikimi i emrave të zyrtarëve përbën, sipas tij, mbrojtje të narkoshtetit.

Marsi Korreshi, SYRI TV: Ju e nisët këtë konferencë duke denoncuar situatën e krimit në vend. Por a mendoni se duhet të ketë përgjegjësi, qoftë edhe morale, nga Ministri i Brendshëm? A e kërkoni dorëheqjen e tij?

Sali Berisha: Kjo situatë dëshmon bashkëpunimin e shtetit me krimin, për të cilin hiq çdo ministër dhe vë çdo ministër, ai nuk ndryshon se është direkt i drejtuar nga Edi Rama.

Por, se sa merret me krimin institucioni që duhet të merret, jap një shembull të fundit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i emëruar nga bandat aty, me drejtorin e Përgjithshëm të IKMT, shfaqen në Karaburun për të shkatërruar një barakë dërrasash, pra si e si t’i servilosen, t’i pështirosen publikut dhe t’i servilosen Edi Ramës, ndërkohë kur krimi ka marrë dhenë.

Lamallari nuk duhet të ishte kurrë aty, por asgjë nuk zëvendëson dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra.

Edi Rama është kreu i Meduzës.

Është padrinoja i mafies shqiptare.

A e lexuat se çfarë thoshte? Kur gazetari i nderuar i UnHerd i thoshte na thuaj pak për Arubën, që sot çdo shqiptar e di që në Aruba ishin përfaqësuesit e karteleve shqiptare më të fuqishme të drogës, ishin biznesmenët dhe qeveritarët e dërguar nga Edi Rama, kjo është e njohur, dhe ky paturpësisht i thoshte gazetarit ku janë fotot, ku janë dokumentet. Ky i thotë se Berisha më foli për Arubën.

Sigurisht që, i fola për Arubën dhe do flas për Arubën në të gjithë arenën, sepse Aruba është dëshmia më flagrante e narkoshtetit, i shtrirë në të gjitha nivelet.
Dhe ky i thotë ku janë fotografitë, duhet t’i gjejë fotografitë Sali Berisha. I ke në dosje. 

Ndaj dhe, unë kam denoncuar para jush në mënyrën më të përsëritur Skapin si bashkëpunëtor me kartelet e drogës.

Pse? Sepse mban sekret emrat e qeveritarëve që ishin në Aruba dhe kjo është tradhti e vërtetë e ligjit.

Kjo është një mbrojtje e narkoshtetit, një krim i shëmtuar.

Kanë nxjerrë, me të drejtë, emrat e trafikantëve që ishin në Aruba.

Kanë nxjerrë emrat e biznesmenëve të dërguar nga Edi Rama në Aruba.

Nuk nxjerrin emrat e ministrave qëishin në Aruba sepse kjo do të ishte colpo di grazia, goditja e mëshirës përfundimtare për padrinon dhe narkoshtetin e tij.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.