Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRAT/ Tmerri i familjeve aziatike në Londër, dënohen ‘katër’ skifterët shqiptarë. Kush janë ata Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich...
POLITIKE

Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme të vendit, është edhe mik i ngushtë me kreun e SPAK

P
Piranjat19 September 2026, 14:29 · 2 min lexim
Berisha: Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme të

Duke komentuar largimin e Ministrit të Brendëshm, kreu i opozitës tha se ministri i ri, “Demo është i gatuar me bandat me të rrezikshme të vendit, është edhe mik i ngushtë me kreun e SPAK”.

Tit Sadiku: Rama largoi Besfort Lamallarin nga Ministria e Brendshme dhe emëroi Ervin Demon, duke kaluar edhe çështjet e pushtetit vendor nën këtë ministri. Si e shihni ju këtë ri-formatim të ri të qeverisë?

Sali Berisha: Z. Sadiku, në rast se ju kujtohet, në fjalën time në parlament ju drejtova këtij Lamallarit, thashë se ky është Hiçollari.

Ai u tërbua, në fakt ishte Hiçollari, po në një kuptim që atij s'i shkonte mendja. Në kuptimin e asaj që s'kishte asnjë peshë. E vuri figurant, se aty peshë ka vetëm po të jesh i lidhur me krimin.

Të themi të vërtetën, ky nuk është se ishte një tip pozitiv të themi, jo s'ishte fare, por lidhje me krimin nuk di të kishte. Dhe siç u vu, iku hiçollar.

Erdhi Demo, i gatuar me bandat më të rrezikshme të Shqipërisë. Prandaj erdhi aty.

Nuk e di a e lexuat apo jo, kryetar bashkie, e shtruan në dru bandat, sipas qytetarit dixhital, sepse tenderin e rrugës nuk ia dha njërit prej atyre eksponentëve të krimit aty, po ia dha sekserit që në atë rast thuhej Baton Haxhia.

Pra, çfarë u bë? U vu një i sojit të vet, të krimit, i lidhur me krimin dhe kështu i duhej Edi Ramës. Kaq është puna e tij.

Ka dhe lidhje, ky është mik i ngushtë me kreun e SPAK-ut, se Edi Rama nuk është se nuk përjeton terrore, se mendon se do t'i shkojnë ta arrestojnë në zyrë. Mendon se do t'i shkojnë t'ia kontrollojnë zyrën. T'ia kontrollojnë shtëpinë. Sado që i ka në kontroll, prapë i ka frikë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.