Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Banorët e Moravës, dhjetëra herë të përmbytur, asnjëherë të dëmshpërblyer: Na duan vetëm kur ka zgjedhje... Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre...
POLITIKE

Berisha: Druhem se mafia shqiptare do ta shndërrojë Zvërnecin nga një ‘bizhu’ botërore në një Ksamil të dytë

P
Piranjat 3 June 2026, 14:03 · 2 min lexim
Berisha: Druhem se mafia shqiptare do ta shndërrojë Zvërnecin nga

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se mbështet investimet e huaja në Sazan dhe Zvërnec, por shprehu dyshime se mafia shqiptare do të abuzojë, duke thënë se i druhet faktit se Zvërneci mund të shndërrohet në një Ksamil të dytë.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD, Berisha u shpreh se qëndrimi i PD, nëse do të ishte në qeveri do të ishte zhvillim i zonës, por në përputhje me peizazhin, duke theksuar se “kurrë nuk do të ndërtonin aty aeroportin”.

“A nuk është një barbari ajo që ka ndodhur në Ksamil. Imagjinoni tani. Çfarë i druhem unë Zvërnecit, druhem jashtë masë se mafia shqiptare do ta shndërrojë në një Ksamil të dytë. Është e pamëshirë. Ajo do ishte dramë e vërtete për ne. Nga një bizhu e vërtetë botërore mund të shndërrohet në një Ksamil të dytë. Pse e druaj unë këtë gjë?! Po. Cili do kishte qenë qëndrimi i qeverisë tonë në raport me Zvërnecin. Ne do ta zhvillonim në përputhje me peizazhin. Po aeroportin aty nuk e ndërtonim kurrë, kurrë”, deklaroi kreu i PD.

Për Sazanin, Sali Berisha tha se nuk është një investim i thjeshtë: “Përsa i përket ishullit, ata që qajnë, elitarët e Sazanit, ata janë një grup hipokritësh, për të cilët le të derdhin lot krokodili sa të duan, se Sazani në mënyrë absolute, se jam marrë vetë direkt edhe paraardhësi im është marrë, Fatos Nano, ia u kemi ofruar investitorëve dhe nuk është një investim i thjeshtë”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.