Berisha: E votoj me dy duar që kryeministri të ketë vetëm 2 mandate

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi se është gati që ta votojë që nesër ndryshimin kushtetues që përcakton se kryeministri duhet të ketë vetëm dy mandate në krye të qeverisë. Berisha tha se një klauzolë e tillë është e dobishme në kushtet ku ndodhet vendi.
Kryedemokrati u shpreh se kryeministri Edi Rama u shndërrua në “diktatorin më të urryer” për shqiptarët dhe kërkesa për kufizim të mandateve është e bazuar.
“Jam gati të votoj një klauzolë të tillë. Normalisht nuk qëndron, por a është e dobishme? Është e dobishme. Edi Rama e faktoi këtë. Kur ka një njeri të zhveshur nga çdo normë morale ai është një rrezik kombëtar më i madh nëse nuk i pritet mandate me dy mandate", u shpreh kryedemokrati.
"Unë e votoj me të dy duart një gjë të tillë. Ta sjellin dhe unë e votoj me të dy duart. Jam njeri që respektoj Kushtetutën. Jam gati të votoj ndryshimin kushtetues që nesër. E bëj këtë sepse historia faktoi, mandati i vjedhur i katërt, prandaj janë të gjithë ata në rrugë. Kjo kërkesë ka një bazë në realitetin shqiptar, pasi një njeri u bë diktator i urryer. Urrejtje të tillë s’ka pasur as në 91-shin! U bë diktator i urryer duke vjedhur zgjedhjet.
Atëherë më mirë, Kushtetuta, një njeri si ky të mos e lejojë të kandidojë më shumë se dy herë. Do thuash ti digjet i shëndoshi me...po vendi do shpëtojë”, tha Berisha.
Lexo edhe
POLITIKE
Nga WhatsApp-i me Ramën te fondet e qeverisë, Die Zeit zbulon prapaskenat e koncertit të Kanye West

PD bën publike propozimin e saj për Reformën Territoriale: PS veproi në mënyrë të njëanshme! 100 bashki dhe 6 rajone

Dita e 61-të e protestës/ Protestuesi: Shqipëria mund të bëhet dhe shpresojmë që rinia të mos ikë

BIRN: “Fshesa” e PS-së kalon mbi hartë/ Nga Fushë-Arrëzi te Prrenjasi, shkrihen 15 bashki

Rama e pranon hapur vjedhjen e votës: Dimë me saktësi sa vota kemi në kuti, por nuk dimë asnjë hall të qytetarëve

“Sëmundja e pushtetit”/ Rama paralajmëron PS-në: Partitë fitojnë kur dëgjojnë, humbin kur mbyllin veshët

"Rama, jepe dorëheqjen"/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ajo këngë më pëlqen dhe më energjizon! Nuk largohem nga detyra

"Media britanike 'zhvesh' imazhin e Ramës: Showman në samite, protesta poshtë zyrës





