Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
POLITIKE

Berisha: Edi Rama për shkak të projektit të tij krejtësisht elektoral bashkon disa bashki, po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet

P
Piranjat23 July 2026, 16:04 · 2 min lexim
Berisha: Edi Rama për shkak të projektit të tij krejtësisht

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama për shkak të projektit të tij krejtësisht elektoral po bashkon disa bashki dhe po bën gjithçka që të manipulojë zgjedhjet. Gjatë një prononcimi për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha u shpreh se Rama urdhëroi ndërprerejn e debatin në Kuvend.

Sipas tij, ai urdhëroi edhe votimin pa debat të të gjitha akteve antiligjore që janë paraqitur sot. Lideri i opozitës e cilësoi këtë si një dëshmi të një narkodiktatori që nuk respekton kushtetutë dhe as institucionet. 

Sali Berisha: Siç e konstatoni dhe ju, mazhoranca e krimit e vendosur të ndërpresë tërësisht reformën territoriale, ta groposë atë pas një pune 1-vjeçare të bërë për një reformë të re në përputhje me interesat e qytetarëve.Edi Rama për shkak të projektit të tij krejtësisht elektoral, ku ndër të cilat bashkon Rrogozhinën me Kavajën me shpresë se do mund të ndryshojë përbërjen elektorale, bashkon Prrenjasin me Librazhdin, bashkon Memaliajn me Tepelenën, Këlcyrën me Përmetin dhe një seri bashkish të tjera. 

Vjen ndërpret debatin dhe urdhëron papritmas votimin pa debat të të gjitha akteve antiligjore që janë paraqitur sot. Dëshmi kjo e një narkodiktatori që nuk respekton kushtetutë, as institucione dhe asgjë tjetër përveç vullnetit të tij të lig dhe përpjekjeve për të bërë gjithçka në mënyrë që të manipulojë zgjedhjet dhe të ruajë pushtetin. Dënoj me forcën më të madhe, bëmë një përpjekje të jashtëzakonshme siç e patë ju, kemi që në ora 10:00 që trajtojmë problemin e protestës dhe problemin e reformës, por ndaj të dyjave, partia e krimit ka një qëndrim totalisht bllokues dhe armiqësor.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.