POLITIKE

Berisha: Edi Rama themeloi narkoshtetin e vetëm në Europë. Demokracia, familja dhe Shqipëria, betejat e jetës dhe misionit tonë

Piranjat Përditësimi i fundit 11 December 2025, 20:16
Berisha: Edi Rama themeloi narkoshtetin e vetëm në Europë.

Duke e konsideruar kreun e qeverisë si themeluesin e narkoshtetit të vetëm në Evropë, kryetari i PD, Sali Berisha u shpreh se demokracia, familja dhe Shqipëria janë betejat e jetës dhe misionit të Partisë Demokratike.

Duke folur në ditëlindjen e 35-të të PD, Berisha tha se Edi Rama, njëjtë si Enver Hoxha dhe etërit e tij biologjikë, xhelatë të shqiptarëve, ka vrarë zgjedhjet e lira, shpresën e shqiptarëve, duke çuar në shpopullimin e vendit, një plagë sociale për shumë familje shqiptare.

‘Ne luftojmë sot për shpëtimin e familjes shqiptare, sepse ligji i shkonfigurimit të gjinive është votuar nga Edi Rama. Ne luftojmë sot për shpëtimin e Shqipërisë, sepse me shkallën e shpopullimit që vazhdon, rrezikojmë zhdukjen e plotë në 5 dekadat që vijnë’, theksoi Berisha në fjalën e tij në 35-vjetorin e themelimit të PD.

Zonja dhe zotërinj, 35 vite pas themelimit të Partisë Demokratike, në disa aspekte ne gjendemi sot në një situatë shumë të ngjashme me ditët e para, por pak në mënyrë figurative. Koincidenca. Në ato vite ishte Aleksandër Gjoka, që na priste dhe na frymëzonte, sot kemi Renis Gjokën.

Renis, të përqafoj dhe të falënderoj shumë.

Kur u themeluam, përballë kishim një diktaturë. Sot përballë kemi një diktaturë tjetër. Jo një diktaturë komuniste, që kishte për ideologji ideologjinë marksiste-leniniste dhe indoktrinimin, por një diktaturë të bazuar në drogën, vjedhjen dhe ideologjinë post-marksiste të ekstremit të majtë.

Edi Rama, që ne e përzumë nga Partia Demokratike orët e para pas ardhjes së tij, sot ka themeluar narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. Ai sot ka më shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin 91.

Ai qeveris në bashkëpunim me kartelet më të rrezikshme të drogës të Shqipërisë dhe Amerikës Latine.

Sot, pas 12 vitesh në pushtet, Shqipëria është populluar nga pothuaj gjysmë e popullatës së vet. Kombi ka pësuar katastrofën demografike më të madhe në tërë ekzistencën e tij. Edi Rama ka grabitur pasuritë e shqiptarëve në sasi më të mëdha se sa ç'kanë grabitur të gjithë në të gjithë historinë të marrë së bashku, të gjitha regjimet dhe pushtimet e mëparshme.

Edi Rama, njëlloj si Enver Hoxha dhe etërit e tij biologjikë, xhelatë të shqiptarëve, ka vrarë zgjedhjet e lira, shpresën e shqiptarëve.

I ka zëvendësuar ato me forcë elektorale, siç faktoi dhe raporti i fundit i OSBE-ODIHR-it. Pra, në çdo aspekt po që ta kapësh, Shqipëria sot po vuan një diktaturë të dytë të mirëfilltë, me arrestime dhe burgosje kundërshtarësh politikë, kontrollin e mediave, varfërimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga dheu i tyre. Por dhe diçka miqtë e mi.

Nëse ne u themeluam për disa vlera themelore, për pluralizmin politik, për lirinë dhe dinjitetin njerëzor, për familjen, integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe NATO, për interesin kombëtar dhe çështjen kombëtare, arsyet pse ne luftojmë sot janë akoma më themelore, sepse ne luftojmë sot për shpëtimin e demokracisë, sepse ne nuk kemi më zgjedhje.

Ne luftojmë sot për shpëtimin e familjes shqiptare, sepse ligji i shkonfigurimit të gjinive është votuar nga Edi Rama. Ne luftojmë sot për shpëtimin e Shqipërisë, sepse me shkallën e shpopullimit që vazhdon, rrezikojmë zhdukjen e plotë në 5 dekadat që vijnë.

Demokracia, familja dhe Shqipëria janë betejat tona të jetës dhe misionit tonë. Këto të trija janë kushtrimi i çdo demokrati sot. Kurrë në jetën tonë nuk kemi patur një mision kaq të lartë si ky. Kurrë nuk është varur fati i Shqipërisë nga një parti, ashtu siç varet sot nga ne.

Miqtë e mi, ne do fitojmë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?