POLITIKE

Berisha: Ermal Beqiri alias Armand Frangu krijoi kompaninë ACTI për të zhvatur miliona euro duke shkelur ligjet

Piranjat Përditësimi i fundit 14 January 2026, 13:42

Berisha: Ermal Beqiri alias Armand Frangu krijoi kompaninë ACTI për

Kryetari i PD ka zbërthyer të gjithë skemën e përdorur për zhvatjen e miliona eurove para të taksapaguesve shqiptare, në shkelje të hapur të ligjit.

Kreu i demokratëve nxori dokumente që sipas tij, tregojnë se si Ermal Beqiri, emri i të cilit fshihet pas baxhanakut të Ramës, Armand Frangu, krijoi kompaninë ACTI për të zhvatur miliona euro.

Këto kompani, theksoi Berisha, drejtojnë politikat publike dhe përlajnë me tenderat e mëdhenj qindra milionë nga AKSHI dhe institucione të tjera.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Legalizimi i parajsës së Troplinëve.

Se ata nuk ndahen pa gjë, jo, dhe ata, mos mendoni ju se, ata kanë aksione te tyre këtu, nuk i japin kot livadhet ata. As arat.

Pra, legalizimi i parajsës.

Vetëm 45 ditë pas krijimit të ACTI, shoqatës kombëtare të IT, qeveria me shpejtësi me 20 shkurt 2025, regjistrohet në QKB kompania shtetërore Durana Tech Park.

Pronësia i kalon Korporatës së Investimeve Private, nën drejtimin e famëzëzes Elira Kokona.

Çfarë është kjo Elira Kokona?

Kjo është Mirlinda e AKSHI-t, por në prona.

Përcaktohet zona Xhafzotaj si zonë e lirë duke i hapur rrugën përjashtimit nga taksat për anëtarët e shoqatës të Armand Frangut me alias Ermal Beqiri.

Tre emra lëviz ky mekanizëm. Ermal Beqirin, tashmë të njohur.

Shefin e tij, Ergys Agasin.

Elira Kokonën, garantuesen e infrastrukturës ligjore dhe statusti të parkut Durana.

Dhunimi i ligjit 58, viti 2022.

Ky akt pra, këto vendime janë në dhunim flagrant të ligjit.

Sipas këtij ligji, një park teknologjik që gëzon lehtësi fiskale duhet të jetë në një territor fizik të rrethuar me kufij gjeografikë të përcaktuar, porta hyrëse dhe dalëse të miratuara, pikë doganore funksionale për të kontrolluar flukset ekonomike.

Asnjë nga këto, Troplana nuk plotëson përveç sundimit absolut të Troplinëve në Xhafzotaj.

Shpikja e modelit virtual.

Për të lejuar shmangien e menjëhershme të taksave pa ndërtuar asgjë përdoret koncepti faza e parë, model virtual.

Ky model lejon kompanitë të pretendojnë statusin e rezidentit në Durrës, ndërsa punojnë në Tiranë apo ku të duan.

Ky model nuk ka asnjë bazë ligjore dhe çdo përfitim mbi këtë bazë është ekstraligjor, i paligjshëm.

Rezidentët dhe hierarkia e përfitimit.

Struktura e anëtarësimit në këshillin e Armand Frangut, me emër Ermal Beqiri.

Për të hyrë në Durana Tech Park, kompanitë kalojnë përmes shoqatës së Ermal Beqirit, ku aksesi në tenderat miliona eurosh ndahet sipas shkallës së pagesës.

Kategoria platinium, që është bërthama e këtij monopoli, nuk ka tarifë zyrtare, anëtarësimi negociohet privatisht me Ermal Beqirin dhe këto bëjnë pjesë Createch, Soft Solutions, Hard Tech dhe Communication Progress.

Këto kompani drejtojnë politikat publike dhe përlajnë me tenderat e mëdhenj qindra milionë nga AKSHI dhe institucione të tjera.

Kategoria gold, tarifa 5 mijë euro në vit, përfshin rreth 50 kompani si Horizon, Albascan, Baboon, Siberfar, EA Solutions, kanë akses të lartë në të dhënat e projekteve inovative.

Kategoria silver, tarifa 1 mijë euro në vit, kompani të mesme që kërkojnë mbështetje ligjore dhe orientim në tenderat publikë.

Shikoni se cfarë sistemi i turpshëm, se çfarë gjobëvënie.

Ky është Edi Rama.

E kam theksuar dhe e theksoj 1 mijë herë, se kur kryeministri vjedh, administrata shndërrohet në një lukuni vjedhësish, korrupsioni shndërrohet në sistem.

Kategoria individuale, tarifa 50 euro në vit, këta janë plebejtë, që paguajnë 50 euro dhe shtojnë numrin e anëtarëve të klubit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?