Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Berisha: Heqja e “Non Grata-s”, në përputhje të plotë me ligjet e SHBA-së!

P
Piranjat12 June 2026, 13:31 · 4 min lexim
Berisha: Heqja e “Non Grata-s”, në përputhje

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se heqja e sanksioneve ndaj tij është në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara.

I pyetur gjatë konferencës me gazetarët, Berisha u shpreh se vendimi i autoriteteve amerikane përbën, sipas tij, një korrigjim të një padrejtësie të mëparshme dhe është marrë në interes të SHBA-së.

Ai shtoi se, sipas komunikimeve që ka pasur, Departamenti i Shtetit ka konfirmuar se ai dhe familjarët e tij janë hequr nga lista e personave që nuk mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara.

Pyetje: Zoti Berisha, kam dy pyetje. E para lidhur me lajmin që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për heqjen e sanksionit ndaj jush për lejimin e udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga komunikimi që keni pasur me zyrtarët e Shteteve të Bashkuara, SHBA-ja ka hequr edhe akuzat ndaj jush, apo etiketimet në atë kohë si minues demokracie dhe korrupsion madhor, apo është vetëm për pjesën e lejimit të udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një arsye specifike?

Sali Berisha: Së pari, dua të falënderoj përzemërsisht edhe një herë administratën e presidentit Trump dhe sekretarin Marco Rubio për korrigjimin e një padrejtësie të administratës së mëparshme, të vendimit të bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe George Sorosit për ndalimin e hyrjes sime në Shtetet e Bashkuara.

Tani, dy gjëra do të theksoj.

Departamenti i Shtetit ka dhënë përgjigjen më të qartë se nuk është në listë, është hequr nga lista e atyre që nuk mund të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, ai dhe familjarët e tij.

Familjarët e tij. Dhe persona të tjerë që s’kanë lidhje me mua.

Sali Berisha s’ka qenë kurrë non-grata. Shpallja non-grata bazohet në Konventën e Vjenës. Kurse dizenjimi për mos-hyrje në territorin e Shteteve të Bashkuara ka në bazë një ligj të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, pra është ligj i brendshëm.

Këtu le të jemi të qartë. Pse është bërë kjo ngatërresë? Është bërë kjo ngatërresë sepse për shumicën e njerëzve e morën të tillë dhe unë nuk kisha ndërmend të angazhohesha në beteja semantike, në një kohë kur unë po angazhohesha në thelbin e çështjes.

Thelbi i çështjes, zotëri, është ai që Departamenti i Shtetit deklaroi: se Sali Berisha mund të hyjë në Shtetet e Bashkuara, dhe ky vendim është marrë për interesat e Shteteve të Bashkuara. Pikë.

Së dyti, ky vendim nuk është vetëm për personin, por është dhe për familjen e tij.

Çdo interpretim tjetër është i atyre që kërkojnë të ushqehen me mashtrimet e veta. Nuk kam bërë asnjë lloj kërkese, për asnjë lloj rrethane shëndetësore apo tjetër, siç duan të mashtrojnë ata që ushqehen me gënjeshtrat e tyre.

Kam bërë kërkesë, në gjykatë kam shkuar. Rast unik në historinë e planetit për këtë çështje, dhe nuk i jam drejtuar instancave shtetërore pas ndryshimit të administratës.

Nuk i jam drejtuar, nuk u jam drejtuar para ndryshimit të administratës, ndonëse unë kisha njohje personale, duke filluar nga kreu i asaj administrate tek punonjës të tjerë. Por nuk e kam bërë atë. Jo.

Pra, kjo është e vërteta. Çdo interpretim tjetër, lexoni ato sqarime që ka dhënë Departamenti i Shtetit për një seri mediash shqiptare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.