Berisha: Krijohet komisioni “Balla”, viktima e parë do të jetë Niko Peleshi

Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se po ushtron presion ndaj përfaqësuesve të saj për qëndrimet që mbajnë në rrjetet sociale ndaj protestës.
Në konferencë me gazetarët, Berisha tha se është krijuar një strukturë që ai e cilësoi me ironi si “Komisioni Balla”. Sipas tij, ky komision po kontrollon statuset në rrjetet sociale të përfaqësuesve të qeverisëse, me synimin për të identifikuar personat që nuk kanë bërë postime kundër lëvizjes rinore qytetare, që dalin çdo ditë në proteste kundër qeverisë.
Berisha tha se “viktima e parë” e këtij komisioni do të jetë Niko Peleshi. Ai pretendoi se Peleshi është konsideruar nga Taulant Balla si “sylesh” ndaj lëvizjes rinore, pasi nuk ka publikuar statuse kundër saj.
“Panik, tmerr, frikë në kampin e qeverisë. Krijohet komisioni Balla, është komisioni që po kontrollon statuset në mediat sociale të nomenklaturës për të identifikuar ata që nuk kanë bërë statuse kundër lëvizjes rinore qytetare. Viktima e parë e komisionit Balla do të jetë Niko Peleshi, i cili sipas Ballës është treguar sylesh ndaj lëvizjes rinore qytetare dhe nuk ka statuse në mediat e tij kundër tyre. Pritet zëvendësimi i shpejtë i Peleshit me Ballën, laj e thaj Balla i ka mbetur atij. A do ketë viktima të tjerë? Do ketë, por ato do jenë pa pasoja, ndaj nuk ia vlen ti përmendësh”, tha Berisha.
Lexo edhe
POLITIKE
Lubonja: Protesta shpreh zemërimin e akumuluar, nevojitet bashkimi për ndryshim politik dhe kulturor

Aktivisti i njohur: Zvërneci mund të trondisë skenën politike amerikane

“Siguria e pushuesve nuk mund t’i lihet rastësisë”/ Koçeku kërkon hetim të thelluar për zjarrin në hotelin në Vlorë

Protesta kundër qeverisë hyn në ditën e 79-të/ Qytetarët zbresin sërish sot në shesh, kërkohet dorëheqja e Ramës

Protestuesi i revoltuar: Rama dha 4.2 mln euro për tallava, por zjarrfikëset janë të kohës së ‘qepës’

78 ditë raportim i pandërprerë i protestës/ Protestuesi nga Italia: Besoj se rinia do të krijojë qeverinë e duhur

Alimehmeti: Rama po centralizon pushtetin, reforma territoriale bëhet për interesa elektorale

Shqiptarët 3 muaj protesta për varfërinë, Gonxhja i Ramës provokon sërish: 3 mln euro ne i japim për një panair





