Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
POLITIKE

Berisha: Kuvendi sanksionon bazat për transformimin e vërtetë të PD-së

P
Piranjat27 May 2026, 19:55 · 3 min lexim
Berisha: Kuvendi sanksionon bazat për transformimin e vërtetë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur në mbledhjen e kryesisë, është shprehur se, Kuvendi Kombëtar do të sanksionojë bazat e transforimit të vërtetë të partisë.

‘PD do të arrijë atë transformim të domosdoshëm për të përmbushur një mision historik të saj, dhe misioni historik i PD është rikthimi i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë dhe rikthimi i PD në pushtet.

Në të gjithë këtë përpjekje, ne synojmë të angazhojmë, të mobilizojmë çdo potencial për përmbushjen e misionit tonë të vështirë’, shpreh Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt ju dhe të gjithë shqiptarëve dhe njëherë u uroj gëzuar Bajramin, ditën e sakrificës, ditën që frymëzon çdo njeri për sakrificë në emër të të mirës, të arritjes.

Por unë në këtë mbledhje të rëndësishme, e cila do miratojë ndryshimet statutore, e cila do miratojë listat, propozimet për Këshillin Kombëtar, do miratojë grupin që do drejtojë Kuvendin, pra është një mbledhje me vendime shumë të rëndësishme.

Ne finalizojmë me Kuvendin tonë Kombëtar procesin e zgjedhjeve në PD dhe sanksionojmë bazat për një transformim të vërtetë të PD.

Transformim i cili parakupton apo nënkupton ripërtëritjen e forcës tonë politike.

Nënkupton organizim, organizim, organizim për këtë forcë.

Dhe e fundit dhe më e rëndësishmja, nënkupton përpunimin e vizionit të kësaj partie në këto shtylla.

PD do të arrijë atë transformim të domosdoshëm për të përmbushur një mision historik të saj, dhe misioni historik i PD është rikthimi i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë dhe rikthimi i PD në pushtet.

Në të gjithë këtë përpjekje, ne synojmë të angazhojmë, të mobilizojmë çdo potencial për përmbushjen e misionit tonë të vështirë.

Në këtë udhëtim, ne mbështetje më kryesore kemi lirinë, demokracinë e kësaj partie, konsultën me anëtarësinë, ripërtëritjen e saj të fuqishme me anëtarësime të reja, ripërtëritjen e saj në të gjitha nivelet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.