
Teksa sot u prezantua drejtimi i ri i programit të Brain Gain, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit të tij tregoi rrugëtimin e këtij departamenti. Berisha pranoi hapur se PD ka një problem themelor, ndaj këtij departamenti dhe ndaj Diasporës.
Sipas tij kjo padrejtësi duhet të finalizohet me përcaktime të qarta në statutin e partisë.
“Ky departament nuk qëndroi thjesht në fushën e parimeve dhe të doktrinës, por kaloi në veprime të rëndësishme, themelore për PD. Nismat e këtij departamenti kanë qenë absolutisht më të rëndësishmet dhe të ndërmarrat nga ndonjë departament në historinë e PD.
Nisma e tyre, mbrojtja e trashëgimisë së kësaj partie, në një kohë kur një propagandë mashtruese, kombëtare dhe ndërkombëtare synonte shkatërrimin e saj. Krenar për qenien e tyre kaq demokrat dhe si shqiptar. Secili prej tyre mund të kishte hequr dorë, të ishte integruar në një vend tjetër, atje ku jetojnë. Këta erdhën me nismën e simboleve, në kohë të mjegullt.
Zhvillimet dramatike të vendit të bënin të harroje dhe simbolet demokratike. Ky departament e shndërroi këtë seli në seli të veprimtarive kulturore të shumta, mbrojti imazhin e PD.
Dua të pranoj se PD ka një problem themelor, ndaj këtij departamenti dhe ndaj Diasporës, të cilës duhet t’i japë përgjigje. Procedurat e përcaktuara nga kjo parti, atyre iu mungon karakteri universal. Kjo nuk është parti vetëm e atyre që jetojnë në Tiranë. PD nuk është parti vetëm e degëve të saj në Lezhë apo Durrës, por dhe e degëve në Paris, Milano apo Athinë. Këto mangësi duhet të marrin përgjigje statutore. Të marrin përgjigje statutore, s’duhet të jetë çështje vullneti të kryetarëve, por zgjidhet duhet të jenë statutore. Në këtë kuadër, japim përgjigje më të mirë. Ne korrigjojmë padrejtësinë që është bërë ndaj tyre dhe ndaj diasporës.
Kjo padrejtësi duhet të finalizohet me përcaktime të qarta në statutin e partisë. Ne ia dolëm të mbijetojmë në një kohë kur donin që të na zhduknin. Ky departament, është fibër e rezistencës në këtë kalvar. Ne ia dolëm që një farsë zgjedhore, si në vitin 2001 ta damkosim.
Ne jemi në betejën tonë finale, që është largimi i këtij regjimi.”, tha Berisha.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
29 December12:04
Berisha: Departamenti 'Brain Gain' erdhi në PD në momentet më kritike të saj
Në një takim të departamentit 'Brain Gain', kreu i PD-së Berisha, tha se ky departament erdhi në PD në një nga momentet m&e...
POLITIKE
29 December11:47
Mustafaj: 'Brain Gain' do të angazhojë të rinjtë dhe profesionistët shqiptarë për zhvillimin e vendit
Në një takim ku do të vendoset drejtuesi i ri i Departamentit të 'Brain Gain', Andi Mustafaj, drejtor i Departamentit "Brain Gain", t...
POLITIKE
29 December11:36
Çështja “Balluku”, grupi i PD-së kërkon sërish mbledhjen e Këshillit për imunitetin e zv.kryeministres
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar sërish thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunit...
POLITIKE
29 December11:19
Xhixho: Pas 12 vitesh premtime boshe për 'ujë 24 orë', shqiptarët ende presin
Ne një postim në rrjete sociale, Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, theksoi se premtimi i Edi Ramë...
POLITIKE
29 December10:59
Edi Rama uron Kurtin për fitoren
Kryeministri Edi Rama ka uruar Albin Kurtin për fitoren që shënoi partia e tij në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën një ...
POLITIKE
29 December10:53
‘Amant Josifi, ‘Agasi’ që po shemb sistemin’, Hoxha: Iishin gjeni të artit që tejkaluan mafien, tenxheret tani po ulërijnë
Amant Josifi, i njohur me nofkën ‘Agasi’, nuk është thjesht një person në kërkim, por figura qendrore që po i o...
POLITIKE
29 December10:23
Vjedhjet tronditëse te AKSHI, Xhaferri: Rama luftë drejtësisë, mbron të akuzuarit, sepse po i afrohet hetimi
Një hetim i thelluar i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) mbi aktivitetin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së...
POLITIKE
29 December08:42
Maliqi: Kuçova në varfëri e mbuluar nga plehrat, socialistët festojnë në lokale luksi
Drejtuesi politik i PL-së për Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka denoncuar atë që...
POLITIKE
28 December18:20
'SPAK duhet të hetojë kryeministrin'/ Blendi Himçi: Nëse bie Balluku, tërheq edhe Ramën!
Çështja e dërguar në Gjykatën Antikorrupsion ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tashmë në cilësin...