POLITIKE

Berisha: Linda e AKSHI-t është Linda e Surrelit. Rama tani nuk do mesazhet si prova, se në mesazhe janë dhënë urdhra ekzekutimi

Piranjat Përditësimi i fundit 16 January 2026, 17:52
Berisha: Linda e AKSHI-t është Linda e Surrelit. Rama tani nuk do

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), duke deklaruar se drejtuesja e kësaj agjencie, është e lidhur drejtpërdrejt me kryeministrin.

Në mbledhjen me kryetarët e degëve, Berisha u shpreh se “Linda e AKSHI-t është Linda e Surrelit” dhe se, sipas tij, kjo lidhje është denoncuar më herët nga opozita dhe, siç tha ai, “koha e provoi”.

Berisha pretendoi se kryeministri Rama tani nuk dëshiron që mesazhet të përdoren si prova, pasi, sipas tij, në këto komunikime “janë dhënë urdhra ekzekutimi”.

Pjese nga fjala: 

Ky del dhe thotë se unë kam respektin maksimal për atë lindjen e AKSHI-t. Sepse Linda e AKSHI-t është Linda e Surrelit. Ta dijë çdo shqiptar. E kemi denoncuar përpara, e kemi denoncuar fort, por koha e provoi që Linda e Akshit është Linda e Surrelit.

Sepse ishte kunati i saj, ai që plaçkiste me qindra e qindra milionë euro për familjen në paratë publike në AKSHI-n e famshëm të tij. AKSHI merrte peng me urdhër të kunatit, biznesmen që guxonin të paraqisnin oferta për tendera në AKSH. AKSHI dhe i gjithë shteti kontrollohej nga një bandit, nga një mafioz që quhet Ergys Agasi, i cili merrej me vrasje, i cili merrej me kontrollin digjital elektronik të të dhënave personale të çdo shqiptari, të çdo të huaji dhe eksportonte të dhënat më sekrete të vendit në duart e organizatave kriminale dhe armiqve të NATO-s dhe të Shqipërisë.

Ky është pak a shumë kalbësira që kemi përpara dhe që ne duhet të matemi. Prandaj dhe ky vit është viti i misionit tonë. Një gjë ta ketë të sigurt çdo demokrat e demokrat. Mos kemi asnjë iluzion, të bëhemi tokësorë dhe realistë. Atë nuk e heq kurrë drejtësia. Ai ka të gjitha çelësat për t'ia mbyllur derën siç po ja mbyll drejtësisë. Nuk vjen kush nga jashtë për ta hequr. Atë duhet ta heqim ne. Ne shqiptarët na kanë votuar. Nuk na skualifikuan pavarësisht terrorit që ushtruan, na kanë votuar për ta hequr atë. Për të përmbushur misionin tonë, largimin e tij nga pushteti.

Ndaj dhe duhet një dialog intensiv me anëtarët tanë. Është, e themi, e kemi thënë dhe përpara, është koha e guximtarëve, është koha e idealistëve, është koha e njerëzve që vendosin të sakrifikojnë për idealet e tyre për të shpëtuar Shqipërinë, të ardhmen e shqiptarëve, të ardhmen e tyre.

Kjo protestë ka rëndësinë e madhe. Bota e pret me kohë këtë protestë. Shqiptarët e presin nga ne me kohë këtë protestë. Sikundër presin zërin tonë të revoltuar, kryengritjen tonë paqësore të përditshme gjerë në rrëzimin e tij.
Po të shohësh në aparencë, ne jemi një parti e madhe. Jemi me një elektorat të madh. Por natyrisht beteja krijon dhe problemet e veta. Ndaj dhe ne do e bazojmë këtë betejë në guximtarë, se vetëm ata, vetëm ata do mund të shpëtojnë Shqipërinë.

Nuk mundet dhe njëherë, asnjë nga ne nuk mund të mendojë asgjë tjetër përveç përmbushjes së misionit tonë, largimit një minutë më parë nga pushteti të kësaj organizate kriminale që kryesohet nga Edi Rama.
E kuptoni ju? Ai nuk do tani. Ai thotë, ç'vlerë ka mesazhi? Por shkaku se në mesazh i janë dhënë dhe urdhëra ekzekutimi. Pam, pam, pam, i thotë Ergys Agasi atij që flet. Po se ka të vrarë dhe të zhdukur, kjo për Edi Ramën nuk është krim. Pra, është bërë një betejë e gjatë. Është arritur në këtë masë të tejkalohen perdet e tmerrshme të trasha të censurës dhe mashtrimit mediatik që ky krijoi mbi shqiptarët.

Kudo që shkon, ky shkon tani si një kryetar i një organizate kriminale, në të katër anët. Ndaj dhe, thirrja ime për ju, për kryesitë e degëve, për anëtarët dhe mbështetësit tanë, t'i përgjigjemi orës tonë, t'i përgjigjemi kohës, të mbrojmë ato ideale për të cilat kemi kushtuar jetën dhe vite e dekada veprimtari.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?