POLITIKE

Berisha-mazhorancës: Ne do ju nxjerrim nga pushteti me çdo mënyrë! PD do rikthejë votën e lirë!

Piranjat Përditësimi i fundit 11 December 2025, 21:55

Berisha-mazhorancës: Ne do ju nxjerrim nga pushteti me çdo

Kryetari i PD, Prof. Dr. Sali Berisha, në fjalën e tij në Kuvend, akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama për manipulim të procesit zgjedhor. Berisha deklaroi se shteti u përdor në mënyrë të paligjshme për të ndikuar votën, përfshirë punësime, leje ndërtimi, legalizime, falje gjobash dhe shpërndarje fondesh për pensionistët. Ai akuzoi gjithashtu administratën, patronazhistët dhe grupe kriminale për presion ndaj votuesve dhe vëzhguesve.

Sipas Berishës, raportet e OSBE/ODIHR, Këshillit të Europës dhe Parlamentit Europian përbëjnë “nekrologjinë” e procesit zgjedhor, duke treguar se shteti dhe partia janë të pandarë dhe se krimi pengon rotacionin e pushtetit. Ai theksoi se opozita nuk e njeh legjitimitetin e qeverisë dhe paralajmëroi se PD do të bëjë gjithçka për të rikthyer votën e lirë.

Lideri demokrat, Sali Berisha ngriti akuza edhe ndaj zyrtarëve dhe ministrave të caktuar, duke përmendur presion ndaj vëzhguesve ndërkombëtarë dhe lidhje të supozuara me krimin. Kryedemokrati u bëri thirrje qytetarëve të marrin në dorë çështjen e votës së tyre dhe deklaroi se opozita synon largimin e qeverisë aktuale dhe rikthimin e votës së lirë.

Berisha: Ky debat zhvillohet për një nga çështjet më themelore të historisë së lirisë së shqiptarëve, zhvillohet për funeralin e votës së lirë, që partia në pushtet, e ngërthyer nga të gjitha anët nga interesa kriminale, banda kriminale, i rezervoi procesit më themelor, votës së shqiptarëve.

Zgjedhjet e 11 majit 2025 ishin një proces fund e krye farsë tipike e narkodiktaturave. Ishin një proces në të cilin u dhunua ligji i vendit dhe ligjit ndërkombëtar zgjedhor në të gjithë periudhën parazgjedhore, 4530 herë. Ishte një proces në të cilin me paratë e taksapaguesve shqiparë, për të ndikuar, mashtruar dhe manipuluar votën e tyre, narkoregjimi organizoi 4530 aktivitete, nga të cilatditën e zgjedhjeve Giro d’Italia me 7 milionë euro.

Ishte një proces në të cilin pasardhësi direkt i xhelatit të diktaturës komuniste, Kristaq Rama, njeriu që firmosi varjen në litar të disidentit Havzi Nela, pasardhësi direkt i xhelatit tjetër, Spiro Koleka, që kërkoi futjen e tankeve studentëve, arrestoi në vitin elektoral liderët e partive kryesore opozitare apo i vuri ata në ndjekje penale. Ishte një proces në të cilin shteti elektoral përdori të gjithë potencialet, burimet e tij njerëzore, burimet financiare, burimet logjistike dhe vendimmarrjen në mënyrë që të blejë votën e shqiptarëve, të kontrollojë vullnetin e tyre.

Ishte një proces, si kurrë ndonjëherë më parë, falangat kriminale të patronazhistëve dhe aktivistëve të partisë së krimit, që paguhen nga qytetarët shqiptarë për shërbime, punonjës të administratës, zyrtarë, drejtorë, hajdutë, makutë, që tani janë edhe këtu, përdorën të gjithë fuqinë e pushtetit, të gjitha mjetet e pushtetit për të kontrolluar vullnetin politik të qytetarëve shqiptarë.

Ishte një proces, në të cilin fuqia ekzekutive e shtetit u përdor në dhjetëra mijëra raste për punësime, leje ndërtimi, leje legalizimi, certifikata pronësie.

Ishte një proces, në të cilin duke shkelmuar të gjitha parimet për zgjedhjet e drejta, u falën dy ditë para zgjedhjeve 2 miliardë euro gjoba dhe kamata.

Ishte një proces, në të cilin u dhurua për votë 760 mijë pensionistëve, 100 euro secilit.Ishte një proces, në të cilin u shpërndanë licenca për mbjellje kanabisi 28 mijë hektarë, kundrejt 200 hektarëve që parashikonte ligji. Ishte një proces në të cilin Troplinët, Çelët, Bajrët, bandat me radhë në rrethe, me hanxharët e krimit dhe paratë e krimit, sollën në parlament 28 deputetë. Pra, ishte një proces, të cilin… kanë ikur ata se e dinin se do i nxirrja me emër, kisha listën këtu që t’i listoja të gjithë… pra ishte një proces që dëshmonte qartë se ju qëndroni në pushtet mbi krimin monstruoz elektoral.

Ishte një proces në të cilin Altin Troplini, Poja i Skapit, në mbi 100 e ca padi, amnistoi në total të gjitha.

Ishte pra një proces në të cilin ju nxorët fytyrën e vërtetë të armiqve të egër të votës së lirë dhe vullnetit të shqiptarëve. Ishte një proces në të cilin ju përdorët banditizmin, dhe ai që tani fshihet pas Lubisë, në mëshirë të Lubisë, po, po, atje do të shkojë, më dëgjo mua… ai thirri në zyrë dhe kërcënoi në mënyrën më banditeske kryevëzhguesin e zgjedhjeve, në mënyrë që të ndryshonte raportin.

Ishte një proces në të cilin, ai që fshihet pas Lubisë, bëri përpjekjet më të jashtëzakonshme për të ndryshuar raportin. Ishte një proces ku vëzhguesit u kërcënuan për heqje të akreditimit. Por ishte një proces në të cilin ju, megjithëse bëtë gjithçka për ta maskuar, morët damkën përfundimtare si armiq të egër të votës së lirë.

Për qytetarët shqiptarë, unë do i informoj shqiptarët vetëm për tre konkluzione. I deleguari që kryesoi, deputeti që kryesoi grupin e Këshillit të Europës që kryesoi zgjedhjet, shkruan në rekomandimet e raportit, në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti. Kaq. Pra zgjedhje nuk kishte.

Aty ku ka parti shtet, nuk ka zgjedhje, ka farsë.Dy, përfaqësuesi i shquar i eurodeputetëve të Partisë Popullore, do të deklaronte në asamblenë politike të PPE se në Shqipëri krimi dhe kartelet nuk lejojnë rrotacionin e pushtetit.Ishte një proces, në të cilin dështoi çdo përpjekje për të cenuar raportin dhe morët ndëshkimin më të madh ndërkombëtar. Me këtë proces dhe me këtë raport, unë gjej rastin të shpreh mirënjohje të pakufishme atyre 300 vëzhguesve nga dhjetëra vende, të cilët firmosën tre raportet, të OSBE/ODIHR, të Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, të cilat janë nekrologjia e farsës elektorale në Shqipëri.

Gjithashtu ky raport dhe këto zgjedhje, në njërën anë dëshmojnë se çfarë jeni në gjendje ju të bëni për të mbrojtur krimet tuaja.

Damian, e ke vetë parasysh.Tani ti qesh se e sheh veten më pak mëkatar duke e krahasuar me lubistët.Jo, se lubist nuk ke qenë ti, të themi atë që është.U harrove, se kur i humbën mamasë 8 milionë euro, desh vrave veten ti.Mos hap ato kapituj se nuk kanë lidhje me zgjedhjet.Ekzakt kjo që them.

Por, tani do thoni ju, tani u them unë, është radha jonë.Dhe tani ta dini mirë që është radha jonë.Dhe në mënyrë absolute për ne ju nuk keni asnjë legjitimitet.Dhe kam bindjen më të madhe se PD dhe opozita shqiptare, do u rezervojë ju atë që u rezervohet narkoregjimeve dhe narkodiktaturave.Sa më shpejt, është në ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar, e drejta e tyre për të përmbysur Edi Ramën, dhe jo nga Lubia, por nga opozita… Ti që shkove dëshmitar aty në debatin 7-orësh.

A e di si i tha atij, më shih pak në sy Ulsi, i tha Lubia.Absolutisht po.Nga e mora vesh?Po muret kanë sy, kanë veshë, ruju ti, kujdes…Kujdes se është vetëm fillimi i tregimeve të mia. U garantoj.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?