“Belinda Balluku mbi ligjin”, Bardhi: Pesë akuza të reja dhe asnjë kërkesë për arrestim!
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Studentët në Universitetin e Korçës kanë vijuar bojkotin e mësimit, në mbështetje të protestës studentore e ...
Asociacioni i Gazetarëve Shqiptarë (AGSH) ka denoncuar dhjetëra raste sulmesh ndaj gazetarëve dhe punonjësve të mediave gjatë...
Erjon Veliaj është transferuar nga paraburgimi i Durrësit në burgun e Fierit, me urdhër të Drejtorisë së Përgjiths...
Studentët e Mjekësisë kanë vijuar protestën para Ministrisë së Arsimit, ku kanë drejtuar thirrje kundër kryeminist...
Kryetari i PD-së Sali Berisha gjatë fjalës në ‘Foltoren’ në Laprakë ka akuzuar Edi Ramën për krijimin dhe mbajtjen e një sistemi ku, baronët e drogës janë bërë të gjithëfuqishëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në emërimin e deputetëve, ministrave dhe në manipulimin e rezultateve zgjedhore. Sipas Berishës, drejtësia është përdorur si instrument shantazhi dhe pazari politik, në kurriz të qytetarëve dhe opozitës.
Berisha theksoi se, pavarësisht presioneve, izolimit politik dhe sulmeve të vazhdueshme, opozita ka zgjedhur të qëndrojë në anën e së drejtës dhe të vërtetës, duke mbrojtur pluralizmin dhe ekzistencën e një opozite reale si kusht themelor për lirinë.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Dy dosje i kishte hapur kryetarit tonë. Dhe ia tërhiqte fijet siç donte, siç i interesonte. Ditën e thërriste në prokurori, natën i çonte Engjëll Agaçin dhe bënte pazaret në kurriz tuaj.
Pavarësisht nga kjo, ju nuk i dinit këto në atë kohë, por ju zgjodhët të drejtën, zgjodhët të vërtetën. Ju zgjodhët për të shpëtuar Shqipërinë, një Shqipëri me opozitë. Edhe kjo është zgjedhja më e madhe që keni bërë ju në jetë. Ju garantoj se ky është vendimi më i rëndësishëm që ju keni marrë.
Për ata që besojnë në vlerat e lirisë. Dhe liria pa pluralizmin, pa opozitën e vërtetë nuk ekziston. Është një, është një nocion fiktiv. Por e thashë dhe njëherë, njerëz të pamposhtur, parti e pamposhtur. Çfarë kalvari kaluam, kaluam së bashku? Çfarë sulmesh më të pamerituara ndaj nesh? Çfarë izolimi më të thellë që mund të ketë provuar ndonjëherë? Ne që nxorëm Shqipërinë nga izolimi, u përpoqën të na izolonin pesë pashë nën dhe. Kjo është e vërteta, po ju nuk u mposhtët. Jo, nuk u mposhtët.
Ku jemi sot? Sot, ne të cilët, thashë pra, dy vite më parë na u përpoqën të na izolojnë si kurrë ndonjëherë një forcë politike, jemi forca politike më e mbështetur në Europë. Janë 7 rezoluta nga tetori i 2024-ës në 5 dhjetor të 2025-ës, të cilat damkosin regjimin e Edi Ramës një lloj si regjimin e Venezuelës, si Maduro.
Janë shtatë rezoluta të firmosura nga të gjitha partitë politike të botës, të qendrës së djathtë dhe të djathta. Partitë që qeverisin sot në vendet më të mëdha dhe më të lira, të cilat damkosin Shqipërinë si një narkoshtet. Edi Ramën si një autokrat, si një njeri që plaçkit qytetarët e tij, si një njeri që ka shtruar zgjedhjet në farsë elektorale.
Lidhjet e tij të tmerrshme me kartelët e drogës. Pra, jo vetëm që dolëm nga izolimi i pamerituar, por arritëm të damkosim regjimin e Tiranës si një nga regjimet më të rrezikshme në Europë dhe në botë për sigurinë e Europës dhe për sigurinë më gjerë. Ju jeni dëshmitarë, jeni dëshmitarë. Për vite dhe vite ne denonconim narkoshtetin e Edi Ramës.
Mallkime merrnim ne, jua them unë. Si ja nxjerr goja këtë fjalë, thonin lobistët e Edi Ramës. Po ne nuk u kthyem prapa. Ne mbronim interesat tuaja, sepse ajo, ai narkoshtet u mjeronte ju. Ato euro që kushtonin, 1 euro që kushtonte 135 lekë, zbriti në 96 lekë.
Dhe mijëra prej jush, mijëra e mijëra punëtorë humbën vendet e punës se ndërmarrjet e eksportit u mbyllën. Ato euro helmi që vinin nga droga i rritën çmimet në stratosferë. Ato euro droge që vinin nga droga pakësuan me 30-40% paratë që ju vinin nga familjarët tuaj nga jashtë. Baronët e drogës u bënë të gjithëfuqishëm në të vendit. Emëronin deputetë, emëronin ministra, përcaktonin rezultate zgjedhjesh. Nuk mund të tërhiqeshim ne. Ne thonim të vërtetat dhe kjo na ka bërë ne të pamposhtur. Misioni ynë, misioni ynë është të mbrojmë interesin kombëtar me çdo çmim dhe pa u lëkundur kurrë.
Pasi kryeministri Edi Rama shpërndau pasditen e kësaj të shtune një lajm sipas të cilit Shqipëria ishte bërë pjesë...
Kryeministri Edi Rama shpërndau pasditen e kësaj të shtune një lajm sipas të cilit Shqipëria ishte bërë pjesë e bor...
Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh gjatë foltores me mbështetësit në Laprakë, se “në këto 13 vite të qeverisë &...
Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria është ftuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes, një org...
Kryetarët e bashkive që nuk do të zbatojnë projekte në kuadër të “Paketës së Maleve” nuk do të ri-...
Kryedemokrati Sali Berisha u bën thirrje shqiptarëve në diasporë të intensifikojnë reagimin kundër qeverisë së Ed...
Kryeministri Edi Rama duket se po i vendos kryebashkiakët përpara një zgjedhjeje me pasoja ligjore për ta, siç zakonisht bën m...
Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar Niko Peleshin si “ushtar mjeran të Edi Ramës” në lidhje me pezullimin e procedurave për heq...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një bashkëbisedim ‘online’ me qytetarët, ku ka akuzuar sërish krye...
Opozita u shpreh kryedemokrati Sali Berisha, nuk synon marrjen e pushtetit me dhunë, por përmes një kryengritjeje të zgjatur dhe paq&...