Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia
POLITIKE

Berisha me të rinjtë e Këshillit Kombëtar: Ju do kontribuoni në ‘ripërtëritjen’ e partisë!

P
Piranjat 6 June 2026, 18:48 · 2 min lexim
Berisha me të rinjtë e Këshillit Kombëtar: Ju do kontribuoni

Gjatë takimit me 71 të rinjtë dhe të rejat e zgjedhur në Këshillin Kombëtar, Berisha vlerësoi kontributin e Antonio López-Istúriz White si mbështetës i Partisë Demokratike ndër vite.

Më pas, ai u ndal te roli i të rinjve në parti, duke i cilësuar ata si “audienca e shpresës” për PD-në dhe vendin.
Sipas Berishës, përfshirja e tyre në Këshillin Kombëtar erdhi si pjesë e procesit të ripërtëritjes së partisë. Ai theksoi se të rinjtë kanë rolin kryesor në modernizimin dhe organizimin e PD-së, duke shtuar se ata mund të bëhen boshti kryesor në arritjen e objektivave të partisë.

Sipas Berishës, potenciali dhe aftësia e tyre do të përmbushin misionin dhe detyrat që u janë besuar.

“Disa fjalë për këtë audiencë. Nëse do ta përkufizoja, do ta quaja audienca e shpresës për partinë dhe për vendin.

Më kam pyetur shpesh, dhe jua kam thënë edhe juve, si ndodhi që prania juaj në Këshillin Kombëtar. Kjo erdhi si një domosdoshmëri e ndjerë nga anëtarët e konventës për të rinovuar partinë.

Kuvendi që zhvilluam ishte një Kuvend ripërtëritje. Nuk ka shumë faktorë më të rëndësishëm në këtë proces se sa ju.

Ju jeni vizioni. Vizioni juaj është vizioni më i mirë për partinë. Ne qëndruam për modernizimin e partisë dhe askush nuk mund të kontribuonte më shumë se ju në modernizim e partisë.

Ne qëndruam për një organizim më të mirë të partisë dhe askush nuk mund të kontribuonte më shumë se ju në këtë organizim të ri.

Në fakt, ju jeni një fillim të shkëlqyer si politikanë të rinj, si anëtarë të Këshillit Kombëtar, ju mund të bëheni boshti kryesor i arritjes së të gjitha objektivave tona. Dhe unë jam shumë optimist. Ju keni të gjitha cilësitë dhe potencialin për të përmbushur misionin dhe detyrën tuaj”, tha Berisha.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.