Berisha merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI në Bruksel, në cilësinë e Zëvendëspresidentit të organizatës

BRUKSEL- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Centrist Democrat International (IDC-CDI), organizatës më të madhe politike të qendrës së djathtë në botë, ku ushtron detyrën e Zëvendëspresidentit.
Asambleja ka mbledhur në Bruksel liderë politikë, ish-presidentë, eurodeputetë dhe përfaqësues të partive anëtare nga Europa, Amerika Latine, Afrika dhe Azia për të diskutuar zhvillimet politike globale, sfidat ndaj demokracisë, forcimin e shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Punimet u hapën nga Presidenti i IDC-CDI, ish-Presidenti i Kolumbisë Andrés Pastrana, ndërsa raportin e Sekretarit të Përgjithshëm e paraqiti eurodeputeti Antonio López-Istúriz. Axhenda e Asamblesë përfshin fjalime të personaliteteve politike, diskutime në sesionin plenar me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv dhe drejtues të partive anëtare, si edhe miratimin e rezolutave mbi çështjet kryesore të politikës ndërkombëtare.
Në cilësinë e Zëvendëspresidentit të IDC-CDI, Berisha është pjesë e drejtimit të punimeve të këtij forumi, i cili përfaqëson një nga platformat më të rëndësishme të bashkëpunimit mes forcave politike të qendrës së djathtë në nivel global.
Pjesëmarrja e tij në këtë Asamble rikonfirmon rolin aktiv të Partisë Demokratike në forumet ndërkombëtare dhe angazhimin për forcimin e marrëdhënieve me partnerët politikë që ndajnë vlerat e demokracisë, lirisë dhe shtetit të së drejtës.
Lexo edhe
POLITIKE
“Rama grabiti 4.2 milionë euro nga taksat e shqiptarëve për të financuar një festival privat”/ Blushi: SPAK duhet ta marrë të pandehur at...

U largua nga PS, Marjana Koçeku zbulon për mediat holandeze mesazhin privat të Ramës në WhatsApp

‘Washington Examiner’: Zemërimi kundër pasurimit të Ramës ka arritur kulmin, atmosfera është e paqëndrueshme

Ajola Xoxa e pushoi sapo kërkoi rritje rroge, Adela Kondakçiu në GJKKO: Zbatoja vetëm urdhrat

“Shpërdorim detyre” dhe “Shkelja e barazisë në tendera”/ PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen: Financuan 4.2 mln euro koncertin privat t...

Zhupa publikon videon nga Zvërneci: Po betonizohet! Ja pse Ligji 21/2024 duhet të shfuqizohet menjëherë

“Blinduat godinën me police, trembeni nga vezët”/ Kapri “shpërthen” në Kuvend”: PS “përjashtoi” Shehajn 3 muaj! Po na censuroni…...

Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Dua Lipa mbështet revoltën e qytetarëve, media belge: Zëri i duhur kundër qeverisë





