POLITIKE

Berisha: Miratuam ligje për dekomunistizimin e Shqipërisë, por socialistët pas 1997 i anuluan

Piranjat Përditësimi i fundit 14 December 2025, 14:27

Berisha: Miratuam ligje për dekomunistizimin e Shqipërisë, por

Lideri i opozitës, Sali Berisha, tha se përpjekjet për dekomunistizimin e Shqipërisë kanë nisur që në vitet ’90, por janë zhbërë sistematikisht pas ardhjes së socialistëve në pushtet në vitin 1997.

Berisha kujtoi se qeveria e djathtë miratoi ligje kyçe për nxjerrjen jashtë ligjit të Partisë Komuniste, për lustracionin e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit dhe për dënimin e gjenocidit komunist, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet e para ish-komuniste që ndërmorën hapa të tillë.

Sipas liderit të opozitës, këto ligje u anuluan ose u zbehën më vonë nga mazhorancat socialiste, duke penguar ndarjen përfundimtare të vendit nga e shkuara komuniste.

Deklarata e plotë:

Kjo ka pak histori. Në vitin '94, ne kemi miratuar ligjin që nxjerrim jashtë ligjit Partinë Komuniste, miratuam ligjin e lustracionit që nxirrnim jashtë administratës publike të gjithë ish-bashkëpunëtorët, oficerët e sigurimit të shtetit dhe nomenklaturën e diktaturës komuniste.

Ky ishte ligji i lustracionit. 
Me dekret, hoqëm të gjithë titujt dhe dekoratat, ndryshe krejtësisht nga ç'përsëritet, por është dekreti në fuqi, për Hitlerin e popullit shqiptar të pas luftës, Enver Hoxhën, dhe nomenklaturën e tij kryesore. 
Përveç kësaj, ne jemi vendi i parë, se ligj lustracioni kishte dhe Çekosllovakia, Çekia më vonë se u nda, po e bëri Presidenti Havel. 
Por ne jemi vendi i parë në vendet ish-komuniste që miratuam ligjin e dënimit të gjenocidit komunist.

Ligj që i jepte të drejtën çdo të persekutuari të ndiqte penalisht persekutorin e tij. Konkretisht, familjet e të persekutuarëve mund të ndiqnin persekutorët e familjarëve të tyre. 
Të gjitha këto u anuluan, përveç ligjit kundër gjenocidit që nuk u anulua po u modifikua, nga ardhja e socialistëve në pushtet në vitin 1997. 
Përsëri në vitin 2006, ne sollëm në parlament dhe miratuam ligjin e lustracionit, por këtë ligj e rrëzoi Gjykata Kushtetuese mbasi 5 gjyqtarë, nuk duhej të ishin aty për shkak të së shkuarës së tyre. 
Ky është historiku i betejës tonë për dekomunistizimin. 
Sot, Shqipëria është në duart e një njeriu, i cili në vitet '90 bënte radikalin, por sot kur i thuhet të kërkojë ndjesë për të atin që firmosi për varjen e Havzi Nelës, jo që s'kërkon ndjesë, po thotë se ai qëndroi në anën e drejtë të historisë, i ati i tij.

Në anën e drejtë të historisë, domethënë në anën e atyre që firmosën varjen e njerëzve të pafajshëm. 
Në fakt, tregon se parimet që zbatonin etërit e tij, në histori mbeten të drejta, kur ato janë parime çnjerëzore, gjenocidale, por ky, për hir të së vërtetës duhet të themi, se po kryen një gjenocid shumë, shumë herë më gjigant sesa gjenocidi komunist i Enver Hoxhës. 

Ka larguar nga Shqipëria për kushte të llogaritura, vetëm në hapësirën e Bashkimit Europian 1.1 milion shqiptarë në 10 vite dhe ka bërë që shqiptarët sot të kenë atë lindshmëri që kanë patur 100 vite më parë. 
Pra, në këtë rrafshin e materies, e lëndës kombëtare, Edi Rama është armiku më i egër i shqiptarëve, sikundër në qëndrimet e tij ndaj Kosovës, Edi Rama tejkalon të gjithë të tjerët, ndonjëherë edhe vetë Aleksandër Vuçiçin dhe e kanë krahasuar me të drejtë me Pashiçin, kryeministrin e ultranacionalizmit serb.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?