Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar! Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon p... Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League EMRI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Vlorë Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ...
POLITIKE

Berisha: Ndaj meje janë bërë edhe atentate, më donin në hell!

P
Piranjat30 July 2026, 21:33 · 2 min lexim
Berisha: Ndaj meje janë bërë edhe atentate, më donin në

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me thirrjet kundër tij të bëra gjatë protestave, duke sjellë në vëmendje episode nga e shkuara dhe duke deklaruar se ndaj tij janë ndërmarrë tentativa për eliminim. I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2 CNN, Berisha tha se prej vitit 1991 ka pasur thirrje kundër tij, duke përmendur slogane si “Sali Berisha në litar” dhe “Sali Berisha në burg”.

Sipas tij, edhe gjatë periudhave të ndryshme politike janë ndërmarrë sulme dhe akuza ndaj tij.

“Që nga viti 1991 e deri më sot ka pasur gjithnjë, herë qindra, herë mijëra, herë dhjetëra mijëra, që kërkonin ‘Sali Berisha në litar’, ‘Sali Berisha në burg’. Brigadat vullnetare të Hysni Milloshit, kur përmbysën shtatoren e diktatorit, donin me çdo kusht ‘Sali Berisha në hell’”, u shpreh Berisha.

Ai përmendi edhe ngjarjet e vitit 1997, duke pretenduar se ndaj tij janë ndërmarrë atentate gjatë asaj periudhe, ndërsa foli edhe për një akuzë të vitit 1999, të cilën e cilësoi të pabazuar. Berisha u ndal gjithashtu te kërkesat për arrestimin e tij, duke përmendur deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe qëndrimet e disa diplomatëve të huaj.

“Besoj i ke të freskëta deklaratat e Ramës për arrestimin e Sali Berishës. Arrestimin e Sali Berishës e kërkuan edhe diplomatë të huaj dhe ajo ndodhi”, tha kreu i PD-së.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.