POLITIKE

Berisha: Në 2025 Edi Rama fuqizoi kartelet. Në 2026 shqiptarët do t’i bëjnë funeralin organizatës kriminale ‘Rilindja’

Piranjat Përditësimi i fundit 31 December 2025, 16:16
Berisha: Në 2025 Edi Rama fuqizoi kartelet. Në 2026 shqiptarët do

Në vigjilje të Vitit të Ri 2026, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, me anë të një mesazhi ka përmbledhur vitin që lamë pas si një nga më të vështirat për shqiptarët.

Ai ka denoncuar vjedhjen e votës gjatë farsës elektorale të 11 majit, korrupsionin e qeverisë dhe konsolidimin e narkoshtetit, duke theksuar varfërinë rekord të qytetarëve krahas pasurisë marramendëse të pushtetarëve.

Gjatë mesazhit të tij, kryedemokrati Sali Berisha jep një mesazh shprese për 2026-ën, duke e cilësuar këtë vit si momentin e bashkimit kombëtar për të rrëzuar bandën kriminale në pushtet që quhet ‘Rilindje’ dhe rikthimit të demokracisë dhe votës së lirë.

Mesazhi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur qytetarë dhe qytetare shqiptarë!

Sonte ne presim vitin e ri 2026!

Ndaj dhe unë nga zemra ju uroj, kudo që ndodheni, në votrat familjare, në lokale, në udhëtime, në Shqipëri, në botë, në institucionet e vuajtjes së dënimit, në spitale,

Gëzuar vitin e ri 2026.

Viti i ri për të gjithë shqiptarët, për të gjithë njerëzit, është vit shprese.

Por, siç është tradita, nuk mund të ndahemi nga ky vit pa hedhur një vështrim drejt tij.

Viti 2025 ishte një vit që shqiptarët kurrë nuk e meritonin.

Ky vit i gjen ata qytetarët më të keqpaguar në Europë.

Qytetarët me tavolinat më të pakta, sepse blejnë me çmimet më të shtrenjta, me rroga më të ulëta, me pensionet më të ulëta.

Por ky vit i gjen ata gjithashtu me drejtorët, ministrat, qeveritarët më të pasur në Europë.

Pasuritë e tyre marramendëse arrijnë pasuritë e regjimeve diktatoriale të dikurshme të Afrikës së 30 viteve më parë.

Viti që lamë pas ishte një vit në të cilin kombi u pakësua dhe më shumë.

Mijëra shqiptarë u ndanë nga jeta më shumë sesa erdhën në këtë jetë.

Viti 2025 ishte viti i agonisë së plotë të demokracisë shqiptare.

Narkodiktatori, duke përdorur të gjitha mjetet dhe potencialet e një shteti, rrëmbeu votën e shqiptarëve dhe ndërtoi mazhorancën e krimit.

Viti që lamë pas ishte viti i zjarreve, përmbytjeve më të mëdha, të cilat nuk ndodhën vetëm në Shqipëri, por ato për ne shqiptarët erdhën si në një vend pa shtet.

Në fakt, viti 2025 do të mbahet mend edhe si viti i zbulimit të vjedhjeve më të mëdha në historinë kombëtare të shqiptarëve nga Edi Rama, Lubi Balluku, familja Rama, Erjon Veliaj, drejtorët e tij në ministri, në bashki, zyrtarë në tërësi.

Ky ishte viti në të cilin u burgos pas 46 protestave, kryetari i Bashkisë Tiranës.

Viti në të cilin në regjistrat e prokurorisë, dolën emrat dhe vjedhjet e paimagjinueshme të Lubi Ballukut me 300 apartamente, dy jahte, 15 supermarkete.

Emri i Edi Ramës në të gjitha mesazhet si përcaktues i tenderave dhe vetëm në tunelin e Llogarasë u zhdukën të paktën 50 milionë euro.

AKSHI, përbën skandalin më të madh korruptiv jo të Shqipërisë, po të Europës.

AKSHI, kopshti privat i Edi Ramës, ishte epiqendra e krimit shtetëror, të padëgjuar më parë.

Kopshti privat që varej direkt nga Edi Rama, ishte epiqendër e rrëmbimeve, pengmarrjeve për vjedhjen e qindra milionë eurove, në epiqendër të të cilës është Edi Rama me Lindat e tij, Lindën e AKSHI-t, por dhe Lindën e Surrelit për shkak të kunatit.

AKSHI është super skandali në të cilin të gjitha të dhënat personale, sekrete të çdo qytetari shqiptar, kaluan në duart e bandave.

Kaloi kadastra e shtetit.

Kaloi çdo e dhënë.

Dhe akoma më keq, të gjitha sekretet që NATO i ka besuar Shqipërisë, u eksportuan në kartel e drogës dhe tek armiqtë e saj, armiqtë e NATO-s.

Viti 2025 ishte viti në të cilin kartelet e drogës të lidhura direkt me qeverinë shqiptare dhe me Edi Ramën, morën në dorë dhe u bënë zotër të tregut të kokainës në Europë.

Pra u bënë kartelet më të fuqishme.

Ato me ndërhyrjet e tyre aktive në zgjedhjet e 11 majit, apo për ndërhyrjet e tyre, u shpërblyen me leje për ndërtimin e 450 kullave, resorteve turistike, pallateve dhe vilave në mbarë territorin.

Pra, viti ishte të themi, viti në të cilin narkoshteti u konsolidua me shpejtësinë më të madhe.

Por ishte dhe viti në të cilin opozita shqiptare ja doli të gozhdojë para komunitetit ndërkombëtar Edi Ramën si armik i egër i pluralizmit.

Në 7 rezoluta denoncohet shtypja e pluralizmit nga institucionet e narkoshtetit.

Denoncohet narkoshteti, denoncohen vjedhjet e shqiptarëve dhe shndërrimi i procesit zgjedhor në farsë elektorale.

Kontrolli total mbi mediat dhe mashtrimi i tmerrshëm që ato ju bëjnë qytetarëve, për shkak të kontrollit mafioz.

Të gjitha këto janë sanksionuar edhe në dokumentin themelor të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet në Shqipëri.

Pra miq, të gjitha këto përbëjnë një bazë të fuqishme për çdo qytetar shqiptar për veprim, ndaj dhe me besim të plotë mund të themi se viti 2026 është viti i shpresës së madhe, për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Është viti në të cilin ata do bashkohen si kurrë më parë për t'i bërë funeralin organizatës kriminale që quhet Rilindja dhe kryesohet nga Edi Rama.

Do bashkohen si kurrë më parë për të shpëtuar demokracinë shqiptare, rikthimin e votës së lirë.

Për të shpëtuar familjen shqiptare nga një ligj shkatërrimtar për gjininë dhe familjen.

Për të shpëtuar Shqipërinë nga rrokullisja e saj e madhe.

Pra, këtë vit çdo shqiptar që e do këtë vend, e fillon si misionar, e fillon në lartësinë e një misioni të madh shpëtimtar.

Ndaj dhe unë dua sonte t'ju uroj ju, gëzuar kudo që ndodheni.

Një vit të mbarë në lartësinë e shpresave dhe pritshmërive tuaja.

Gëzuar!

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?