POLITIKE

Berisha: Ne administruam në tetë vite 30 miliardë euro, ishim parti e taksave të ulëta

Piranjat Përditësimi i fundit 21 January 2026, 19:14

Berisha: Ne administruam në tetë vite 30 miliardë euro, ishim

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës nga Foltorja në Tiranë, bëri një retrospektivë të gjatë të ngjarjeve të vitit 1997 dhe pasojave politike që pasuan, duke theksuar se Partia Demokratike mori vendime të dhimbshme, por të domosdoshme, në emër të moralit dhe të vërtetës ndaj qytetarëve shqiptarë.

Berisha deklaroi se rënia e vitit 1997 erdhi si pasojë e gabimeve të bëra, por theksoi se qeveria e asaj kohe nuk kishte ndërtuar dhe as përfituar nga skemat piramidale. Sipas tij, përballë bindjes së qytetarëve se paratë e tyre ishin marrë nga qeveria, vendimi për të lëshuar pushtetin dhe për të kaluar në opozitë ishte i vetmi i drejtë.

Berisha:Përsëri, ne ramë në 1997-ën. Sepse bëmë gabimet tona, pa diskutim. Bëmë gabime por nuk i kishim, nuk i njihnim, edhe kjo është e provuar, ne s’njihnim skemat piramidale. E vërteta. Megjithatë, në atë situatë, prapë ne mbajtëm të vërtetat. Cilat? Së pari, qeveria nuk i kishte ndërtuar ato. Së dyti, meqenëse qytetarët, propaganda i bindi se qeveria i ka marrë paratë e tyre, vendimi ynë ishte shumë i drejtë: të dalim nga pushteti, të lëshojmë pushtetin. Të dalim në opozitë. Shqiptarët ta kuptojnë, ta marrin vesh se nuk është prekur asnjë qindarkë e tyre nga qeveria.

E dhimbshme kjo. Vendim i dhimbshëm. Por prapë duhej. Ne nuk mund të qeverisnim njerëz që besonin se u kishim futur duart në xhepat e tyre. Çfarë ndodhi? Katër vite. Katër vite përpjekje të jashtëzakonshme, primitive, të Partisë së Krimit për ta zhdukur ne. Qindra akuza. Krime kundër njerëzimit, çfarë nuk bënë. Kurse ne u bëmë çdo ditë më të fuqishëm. Dhe në vitin 2021 ne fituam zgjedhjet. Ata na i morën. Por, na i morën, por, ne bëmë avokatinë e votës. Ne ia zumë në fyt kafshatën. Dhe u detyruan, u detyruan, pasi u tha Parlamenti Europian se nuk jua njohim parlamentin, s’ka dalë nga vullneti i shqiptarëve, të bëjnë kompromisin që u bë.

Pra, jo vetëm që ne nuk u zhdukëm siç dëshironin, kur e filluam tek ajo ndërtesë, 30 vetë në oborr. 40 bëheshin pas pesë ditësh dhe me radhë. Po u ngritëm. U ngritëm të vërtetat që besojmë. U ngritëm sepse qëndruam të vërtetë me shqiptarët. Kur rivali im, yni, u tha atyre se do ju shpërblej çdo qindarkë të humbur, do ju kthej... Jo u thamë ne. Ajo s’mund të bëhet. Sepse çfarë do të thotë? Do të thotë të marrësh paratë e atij që s'ka vendosur një qindarkë në skema dhe të t'i japë ty. Po kjo është pamoral. Kjo përbën në rrafshin moral një krim, e të tjerë e të tjerë.

Ai nuk ktheu një qindarkë, qytetarët na votuan ne. Pra, pse i kujtoj unë këto? I kujtoj këto sepse ne jemi forcë politike vendimesh të dhimbshme. Por i kemi marrë ato në emër të një morali. Në emër të një parimi. Në mënyrë që të jemi të vërtetë me qytetarët shqiptarë. Kjo është historia. Morëm pushtetin. Përsëri transformim të jashtëzakonshëm të vendit.

Miq, kemi një problem, duhet ta dimë. Një problem serioz. Korrupsionin nuk kemi arritur që të krijojë zemërimin e madh të qytetarit. Nuk kemi, po të shihni, të flasim hapur me ju, po të shihni studimet e vërteta, nuk e pëlqejnë, por nuk është ai reagim që duhet të jetë. Dhe këtu është një defekt i yni, duhet ta pranojmë. Duhet të mos lodhemi. Duhet të mos lodhemi të shpjegojmë. Se ç'do të thotë. A kishte korrupsion gjatë qeverisjes sonë? Po. Po kishte një luftë të hekurt kundër korrupsionit.

Dhe për secilin prej jush, dy të dhëna. Ne administruam në tetë vite 30 miliardë euro. Ne ishim parti e taksave të ulëta. Dhe do jemi gjithmonë. Kanë administruar në 12 vite, 67 miliardë euro. Dyfishuam rroga dhe pensione. Mbi dyfishuam rrogat. Dyfishuam pensionet. Ndërtuam 11 mijë kilometra rrugë. Ja ku janë të gjitha. Një mijë e sa shkolla, kopshte. Shqipëria, në Shqipëri pothuaj interneti nuk ekzistonte. Arritëm Shqipërinë dixhitale. Pra, në ato tetë vite ne bëmë që Shqipëria kurrë të mos ishte ajo që ka qenë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?