POLITIKE

Berisha në Amerikë: Pa qeveri teknike, do të ketë vetëm farsë elektorale, rruga e vetme largimi i Ramës

Piranjat Përditësimi i fundit 6 September 2026, 22:38
Berisha në Amerikë: Pa qeveri teknike, do të ketë vetëm

Pas fjalës së mbajtur në takimin madhështor me shqiptarët e Amerikës, në Nju Xhersi, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi edhe një bashkëbisedimin me shqiptarët duke dhënë mesazhe të forta politike mbi krizën më të rëndë që po kalon Shqipëria: largimin masiv të shqiptarëve, varfërimin, goditjen e ekonomisë, kapjen e institucioneve dhe lidhjen mes pushtetit dhe krimit. Për kreun e Partisë Demokratike, këto nuk janë probleme të ndara, por pjesë të një sistemi qeverisës që, sipas tij, po e shtyn vendin drejt një krize demografike dhe ekonomike pa precedent.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një prej shqiptarëve të Amerikës për shkaqet e emigrimit, lideri i demokratëve Sali Berisha lëshoi akuzat ndaj Edi Ramës dhe politikave të qeverisjes së tij. ‘E vërteta është se në një farë mënyre, po t’i referohemi konventës, nenit 5 të Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për gjenocidin, ajo politikë që ka ndjekur qeveria shqiptare, është politikë e krijimit të kushteve të kalkuluara për largimin e shqiptarëve nga Shqipëria dhe kjo quhet gjenocid. Edhe kjo quhet gjenocid’, deklaroi ai.

Kryetari i Partisë Demokratike Berisha e lidhi krizën e emigrimit me atë që ai e konsideron si kapje të ekonomisë nga paratë e paligjshme. Duke folur për ndërtimet dhe çmimet e apartamenteve, ai tha se: ‘Një i ri duhet të punojë 100 vjet për të marrë një apartament, nëse e merr dot. 50 mijë apartamente rrinë të pashitura në Tiranë. Çmimi i metrit katror është një e treta e vendit me më të larta në Evropë. Narkoshteti është shumë i pamëshirshëm ndaj shqiptarëve. Narkoekonomia pasuron narkoqeveritarët, pasuron trafikantët, narkobiznesmenët, shkatërron ekonominë e të tjerëve.’

Përballja politike, sipas liderit të opozitës Sali Berisha, nuk mund të mbyllet vetëm me denoncime. Ai u shpreh qartë se një nga kërkesat kryesore të opozitës mbetet krijimi i një qeverie teknike, e cila është kusht për rikthimin e garancive në procesin zgjedhor. ‘Vota, zgjedhjet janë një farsë absolutisht si në ditën e diktaturës. Vota e tëra merr fund pa ardhë në kuti. Klanet e fuqishme të drogës diktojnë me dhunë, terror, shpërblim të rinjtë, votën e qytetarëve. Administrata është shndërruar e tëra në patronazhistë’, deklaroi Berisha.

Për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, Berisha premtoi një politikë të posaçme rikthimi, duke e vendosur diasporën në qendër të programit të tij politik. ‘Por një gjë dua të theksoj: me këtë shok të tmerrshëm demografik që ka pësuar, rikthimi i shqiptarëve në Shqipëri është i vlefshëm për çdo çmim. Dhe ky do jetë parimi mbi të cilin ne do vendosim politikat e rikthimit’, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalës së tij në bshkëbisedimin me shqiptarët në Amerikë.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?