POLITIKE

Berisha: Në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje, njëlloj siç zhvilloheshin në diktaturë autoritare

Piranjat Përditësimi i fundit 12 December 2025, 18:44
Berisha: Në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje, njëlloj siç

Në foltoren e organizuar në Elbasan me demokratët e këtij qyteti lideri i PD-së Sali Berisha tha se Edi Rama kurrë nuk fitoi zgjedhjet por i rrëmbeu me dhunë, me të gjithë forcën e shtetit e me të gjitha mjetet e ligjshme dhe të paligjshme. Edhe raporti I OSBE/ODIHR tregoi se zgjedhjet kanë qenë farsë elektorale.

Pjesë nga deklarata e Berishës

Po bisedoja para dy muajsh, erdhi një delegacion parlamentar europian. Tetë deputetë të parlamentit europian. Njëri prej tyre, socialist, italian, gazetar i shquar, sepse e njihja.

Dhe natyrisht si i majtë, kjo nuk ishte muzika që i pëlqente shumë. Por në një moment, i them, zotëri; droga i them është fuqi e jashtëzakonshme.

Më pa dhe shtangu. Po më thuaj ti pak, i them, një njeri anonim që unë ja kam mësuar emrin para tre muajsh dhe ti s'ia ke dëgjuar ndonjëherë, me 6 miliardë euro nëpër banka, a mund ta imagjinosh ti fuqinë e verbër të tij?

Ngeli, shtangu. Pra, pse u ndalën këto?

Demokratë e demokratë, Edi Rama kurrë nuk fitoi zgjedhjet. Kurrë! Në mënyrë absolute, i rrëmbeu me dhunë, me forcë, me të gjithë forcën e shtetit, me të gjitha mjetet e ligjshme dhe të paligjshme. A ka gjë të re këtu? Jo, për mua nuk ka.

Unë kisha deklaruar në mënyrë të përsëritur se me këtë nuk bën zgjedhje, s'kemi zgjedhje. Por kisha bërë një zotim tjetër; Do mbroj votën tuaj. E kisha bërë një herë unë këtë, mbrojtjen e votës në 2001-shin. Ju kujtohet ju. Një betejë shumë e vështirë është ajo. E njihja si është.

Edhe në 2021-shin i mori zgjedhjet, ndonëse as nuk arrestoi drejtuesit e opozitës, nuk bëri amnisti me 2 miliardë euro e të tjera, po prapë me aq sa dha, i grabiti zgjedhjet.

Dhe shkruajta të pasnesërmen artikullin; Vota vdiq pa hyrë në kuti.

Dhe i kërkova kryetarit të asaj kohe, tani thashë, të mbrojmë votën. Të mbledhim çdo fakt, dokument, dhe i tregova të gjithë rrugën që do ndiqnim për të mbrojtur votën.

Ai u mor me gjëra të tjera dhe iku ajo.

Tani, po. Ishim zotuar se do mbrojmë votën. Këtë e bëmë. Këtë e bëmë në të gjithë Shqipërinë. E bëmë këtu në Elbasan dhe unë ju jam mirënjohës shumë demokratëve të Elbasanit, drejtuesve, deputetëve, për punën që bënë, për dokumentet që sollën, për dokumentimet që i bënë dhunimit masiv të votës. Dhe kjo ishte shumë e rëndësishme.

Kjo punë, kjo platformë, ky përkushtim bëri që me datën 12 nëntor, raporti i vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it, Këshillit të Europës, Parlamentit Europian, të ishte më i keqi që ishte shkrojtur dhe publikuar ndonjëherë.

Çfarë ndodhi? Që duhet t'i dini këto, se jemi në një prag, moment shumë të rëndësishëm si parti. Edi Rama thërret në zyrë dhe kërcënon si bandit drejtuesin e vëzhguesve. Do mi faktosh ti ato thotë, se përndryshe këto e këto e këto. Burrë fisnik, njeri me integritet të lartë.

Ai sigurisht, mbeti, të themi i tronditur dhe i habitur se si mundet një kryeministër të sillet në këtë mënyrë. Por, natyrisht, e morëm vesh që është sjellë në këtë mënyrë.

Ministri i tij i Jashtëm merr vëzhguesin në telefon thotë, do t'ju përzëmë, do t'ju heqim akreditimin për ato që keni shkrojtur.

O do i faktoni, o këto e këto pasoja.

Të dashur miq, është bërë një betejë nga më të ashprat, nga më të vështirat, gjatë gjithë verës, çdo ditë për të mbrojtur votën.

Çdo ditë janë paraqitur dokumentet më të pakundërshtueshme para shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, që faktonin dhunimin e votës.

Edi Rama përdori dhjetëra e dhjetëra milionë euro, përdori të gjitha lidhjet e tij, të gjitha lobimet e tij të ndryshonte raportin, të mos botohej raporti. Raporti u vonua si kurrë ndonjëherë, një muaj e gjysëm. Ndërhyrje nga më të fuqishmet.

Mogherinëra stër Mogherinera e të tjerë, e të tjerë. Por raporti u publikua. Raporti doli.

Raporti tregoi se zgjedhjet kanë qenë farsë elektorale.

Do t'ju jap vetëm një fjali.

Në Këshillin e Europës, raporti i Këshillit të Europës, deputetët e Këshillit të Europës ishte në Shqipëri, u redaktua, u redaktua, u redaktua, por ai që e redaktoi, e bëri këtë, përsëri njeri me karakter, ai në fund bën një rekomandim: Në Shqipëri duhet të ndahet partia nga shteti.

Domethënë, në Shqipëri s'kishte zgjedhje midis partive, po shteti ishte në një anë dhe pastaj partitë e tjera në anën tjetër.

Pra, në Shqipëri u zhvilluan zgjedhje njëlloj siç zhvilloheshin në diktaturë autoritare, se në totalitar nuk ka parti, ku shteti përdor gjithçka kundra atyre partive që dalin në fushë në një farsë elektorale.

Ose, një citim tjetër, në Parlamentin Europian, në tempullin e demokracisë, një nga deputetët më të shquar të atij parlamenti, do të deklaronte se në Shqipëri, krimi i organizuar nuk lejon rotacionin e pushtetit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?