POLITIKE

Berisha nga Brukseli: Do të krijohet një grup pune mbi narko-shtetin dhe lidhjet direkte të qeverisë shqiptare me kartelet e drogës

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Korrik 2026, 19:16
Berisha nga Brukseli: Do të krijohet një grup pune mbi narko-shtetin

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për punimet e asamblesë së Përgjithshme të IDC-CDI-së, organizatës më të madhe politike të qendrës së djathtë në botë, ku ushtron detyrën e zv/presidentit. Duke folur për Syri.TV, Berisha u shpreh se propozimi i tij për krijimin e një grupi pune për krimin e organizuar dhe kartelet e drogës në Shqipëri dhe në botë.

Gjatë bisedës me gazetaren Sonila Meçon, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, propozimi i tij është mirëpritur dhe IDC-CDI do të krijojë grupin e punës që do mbledhë fakte mbi narko-shtetin dhe lidhjet direkte të qeverisë shqiptare me kartelet e drogës dhe krimit.

Berisha: Mirëdita dhe përshëndetje. Edhe të gjithë atyre që na ndjekin në këtë lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin tuaj. Po, sapo përfundoi asambleja e përgjithshme e Ndërkombëtares Demokrate të Qendrës, organizatës më të madhe botërore të partive politike të qendrës dhe qendrës së djathtë.

Dhe punimet e saj besoj se ishin jashtëzakonisht të rëndësishme. Në këto punime u trajtuan çështje themelore të demokracisë, të të drejtave të njeriut, por edhe çështje të rëndësishme të organizimit, si dhe aspekte bashkëkohore të teknologjisë, të inteligjencës artificiale e të tjera.

Në takimet që pata dhe në fjalën që mbajta, unë jam përqendruar totalisht në atë që është gjendje dramatike, një diktaturë autoritare e qeverisë, duke bërë theksin se Shqipëria, e cila ishte nën një organizatë kriminale, nën atë padrinon e saj, një organizatë e cila vërtetë pranon pluralizmin, por e shtyp atë me të gjitha llojet e paligjshme.

Arreston udhëheqësit politikë të opozitës, dënon kundërshtarët politikë, organizon farsa elektorale, ka shndërruar zgjedhjet në një farsë të vërtetë elektorale.

Por në veçanti, kjo qeveri është një organizatë kriminale sepse është e lidhur kokë e këmbë me kartelet më të rrezikshme të drogës në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara.

Në fjalën time unë u ndala gjerësisht te narko-shteti shqiptar, nxora vetëm një aspekt të këtij narko-shteti, narko-euron. Shqipëria sot është vendi i mbivlerësimit të euros. Kjo monedhë ndër më të fortat e botës është zhvlerësuar në një shkallë të pabesueshme deri në 22 %. 

Dhe kjo në sajë të fluksit gjigant ilegal të parave të drogës. Pra, Shqipëria sot është eksportuesi kryesor i kanabisit në Europë. Kartelet e saj të drogës janë eksportuesit më kryesorë të kokainës në Europë dhe destinacione të tjera. Ato kanë të hapura portet e Shqipërisë, në të cilat prej pesë vitesh s’kapet asnjë kilogram drogë.

Ato administrojnë linjat e narkotrafikut në Shqipëri, vendosin për ligjet e vendit dhe kryeministri është në fakt padrino i tyre. Në fjalën time, pata mundësi të theksoj edhe për protestën e gjeneratës së re dhe qytetarëve që u zhvillua në Tiranë, që është kryekëput një protestë anti-diktatoriale.

U ndala dhe tek ‘Dosja Shqiptare’. Në qoftë se e peshojmë me 523 projektet e tij, tregon se sillej si një sulltan i shekujve të shkuar, e konsideron Shqipërinë çiflig të saj dhe ua ka dhuruar atë karteleve më të rrezikshme të drogës, zonat më valurane të vendit për të zhvilluar ato me paratë e drogës.

Së fundmi, ka hequr një numër të madh prej tyre nga zonat e mbrojtura, vetëm në interes të këtyre karteleve. Mund të them se kjo paraqitje e imja këtu në këtë asamble, u prit me një interes vërtet të veçantë. Kërkova të krijohet një grup pune pranë asamblesë, për krimin e organizuar dhe kartelet e drogës në Shqipëri dhe në botë.

Dhe ky sugjerim i imi u mirëprit nga presidenti i saj, zoti Pastrana. Kështu që, mendoj se ky udhëtim ishte i vlefshëm dhe i dobishëm për Shqipërinë, pasi sa më shumë të njohë bota realitetin e Shqipërisë, aq më shumë do të flasë për një narko-diktator dhe jo për ato rrobat e bardha të tij.

Sonila Meço: Zoti Berisha do të mund të ketë edhe një grup vëzhgues apo vlerësues lidhur me akuzat e shumta tashmë që artikulohen, janë artikuluar me kohë nga opozita por që kanë gjetur jehonë në protestë dhe në shtypin ndërkombëtar.

Sali Berisha: Po, do të krijohet një grup pune i cili do të mbledhë fakte mbi narko-shtetin dhe lidhjet direkte të qeverisë shqiptare me kartelet e drogës dhe krimit. Dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme.

Basir Çollaku: Duke marrë në konsideratë nismën le të themi të senatorëve republikanë amerikanë që qeveria amerikane të angazhojë nismat ligjore për hetimin e qeverisë shqiptare në përfshirjen dhe lehtësimin e narkotrafikut, a mbase do të propozonte, do të kërkonte nga Bashkimi Europian t’i bashkëngjitet kësaj nisme? Pa interferuar në institucionet sigurisht.

Sali Berisha: Faleminderit për pyetjen. Ne, në vjeshtë, në raportin faktmbledhës të Partisë Popullore Europiane, u shpreh shqetësimi i madh për narko-euron dhe rolin e tyre.

Së fundi, propozova dhe u prit edhe aty me interes, organizimin e një konference për trafiqet dhe narko-shtetin në Shqipëri, e cila do të jetë një hap shumë i rëndësishëm në formimin e qëndrimit të Bashkimit Europian ndaj Shqipërisë si narko-shteti i parë dhe i vetëm në Europë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan